VIDEO/ Kthyen katin e katërt të banesës në serë kanabisi, arrestohen babë e bir në fshatin Shënavlash të Durrësit! Në pranga edhe 3 punonjës të OSHEE! Sekuestrohen 15 kg kanabis

DURRËS- Babë e bir janë arrestua ditën e sotme në Shënavlash të Durrësit, pasi kishin kthyer katin e katër të banesës në serë kanabisi. Janë arrestuar në flagrancë Sherif Kola dhe djali i tij Igli Kola, banues në fshatin Shënavlash, ndërsa në pranga kanë rënë edhe 3 punonjës të OSHEE, Dritan Axhami, Serkid Pelinci dhe Agron Koçi, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

Babë e bir kishin përshtatur me llapa ambientin në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për të rritur bimët narkotike, ku ishin mbjellë 254 të tilla.

Gjatë kontrolleve në banesë, u gjetën edhe 15 kg e 100 gramë kanabis, që ishte bërë gati nga babë e bir për t'u shitur.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Droga e sekuestruar në shtëpi

 
VIDEO-banesa e perdorur per kultivim droge

 

 

 

J.SH./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Grupimi Berishës koalicion me LSI për zgjedhjet e 6 marsit. Mendoni se ky vendim do u sjellë:



×

Lajmi i fundit

John

Papa Françesku paralajmëron mbi rrezikun e ‘infodemisë’