Aksion blic në Elbasan, Tiranë, Durrës, Shkodër! RENEA, FNSH dhe Shqiponjat 'rrethojnë' vendin, kontrolle dhe në lokale, 120 persona të shoqëruar

Operacione blic për goditjen e veprimtarive kriminale dhe lojërave të fatit dhe janë duke u zhvilluar njëkohësisht në qarqet kryesore të vendit, në atë Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Beratit dhe Shkodrës. Forcat RENEA të mbështetura nga disa grupe të FNSH, forcat "SHQIPONJA", oficerë të krimeve të rënda gjithashtu dhe sektorit të krimit ekonomik po zhvillojnë një aksion blic për të goditur grupet kriminale që veprojnë në këto qarqe, ku janë lëshuar disa urdhër ndalimi dhe janë shoqëruar disa persona.

Kontrollet në ish-lokalet e lojrave të fatit janë kryer me vendim Gjykate, si në Tiranë edhe në rrethe. Burime për Report Tv bëjnë me dije se, Gjykata e Tiranës ka caktuar kontrollin e rreth 50 personave dhe subjekteve të tyre si të dyshuar për ushtrim të veprimtarisë së lojërave të fatit.  Sipas burimeve gjatë aksionit të policisë, efektivët kanë zbarkuar nëpër lokalet e kryeqytetit për kontrolle të imtësishme për gjetjen e armëve ose sende të paligjshme, si dhe për të zbuluar se kush vijon zhvillimin e lojërave të fatit në kushtet e paligjshmërisë me qëllim prangosjen e personave të dyshimtë.

Mësohet se, rreth 20 persona janë shoqëruar deri tani në qytetin e Tiranës dhe 100 të tjerë në Elbasan, ndërsa aksioni është ende në zhvillim e sipër. Ndër personat e shoqëruar në Elbasan kanë qenë edhe administrator të lokaleve të ndryshme që kanë pasur lloto. Ky operacion ka nisur prej një jave, ndërsa kontrollet janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit.

Gjatë kontrolleve në Elbasan, efektivët kanë sekuestruar kamera të lokaleve të ndryshme, atje ku dyshohet se në mënyrë të fshehtë organizohen lojëra të palejuara të fatit, si dhe aparatet celularë të disa personave për të për të parë nëse kanë luajtur lojra fati përmes telefonit. Aksioni ka qenë i befasishëm dhe pritet që të ketë zhvillime të tjera në orët në vazhdim, ndërkaq familjarët e të shoqëruarve janë grumbulluar tek porta kryesore jashtë ambienteve të komisariatit dhe qëndrojnë në pritje të lirimit të të afërmve të tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Perralle nga e kaluara!: 20/02/2020 23:20

    I din shume mire kush jane lokalet dhe ambjentet Ska nevoje me bo lajme! Shkoni ne bllok dhe tallava cdo nate keni Femra, mall, bixhoz me shumice.. Keni dhe tregtaret perkates me makinat dhe adresat e vilave e pallateve shume katshe qe shtohen dita dites. Dhe burimi eshte kollaj te merret vesh! Por sduan se shefat marrin rrogen cdo muaj.. e din dhe 5 vjecari Po boll se na perzihet, ju q.. grate e ca keni..

    Përgjigju
  • Fieraku: 20/02/2020 22:51

    Bravo, bjeruni bëzhdilave!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Ilir Meta bën susta për krahët në zyrë, bashkëpunëtorët në këmbë mbajnë shënime: Kujdes spiunët e SHIK-ut e SPAK në Konventë

Ilir Meta bën susta për krahët në zyrë, bashkëpunëtorët në këmbë mbajnë shënime: Kujdes spiunët e SHIK-ut e SPAK në Konventë