'Aksion' në aksin Tiranë-Durrës, 35-vjeçari me pistoletë e heroinë në makinë tenton të korruptojë policët! Ikën me shpejtësi, kapet pas disa minutave

TIRANË-  Me pistoletë, heroinë dhe një shumë të konsiderueshme parash në makinën në të cilën udhëtonte, një 35-vjeçar nga Kamza me iniciale S.C., ka rënë në prangat e policisë, pas disa minutave ndjekje.

Duke lëvizur drejt Tiranës, 35-vjeçari tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë dhe më pas u largua me shpejtësi duke vënë në rrezik dhe jetët e tyre, por pas disa minutash ndjekje, 35-vjeçari nga Kamza u arrit që të kapej.

Pasi ai u kap, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak dhe një shumë parash. 

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat  penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese e municionit", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po menaxhohet si duhet situata me zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Gomonia që po tërhiqej nga një makinë shkëputet dhe përfundon në trotuar, përplas një tjetër mjet! Shpëtojnë kalimtarët (VIDEO)

Shëngjin/ Gomonia që po tërhiqej nga një makinë shkëputet dhe përfundon në trotuar, përplas një tjetër mjet! Shpëtojnë kalimtarët (VIDEO)