Blic në Tiranë, arrestohet në orët e para të mëngjesit pronari i lokalit të natës...kokainë për klientët

Pronari i një lokali nate në Tiranë u vu në pranga nga policia, pasi akuzohet se shpërndante kokainë në lokal për klientët.

Në operacione dhe kontrolle të befasishme nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve,  “Shqiponjat”, ”Forcat e Operacioneve dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve, u arrestuan edhe 9 persona të tjerë në kryeqytet për vepra të ndryshme penale.

Në orët e para të mëngjesit në lokalin me pronar dhe menaxher me inicialet Sh.I,  Specialistët për Hetimin e Narkotikëve gjetën në banak të fshehura 11 doza kokainë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet. Pronari 45-vjeçar me inicialet Sh.I banues në Kamëz, do të akuzohet për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge".

Sipas policisë, pronari i lokalit është i dënuar më parë për veprën penale të  “Mashtrimit”.  Në gjendje të lirë për veprën penale  "Moskallëzim krimi",  F. G., dhe një vajzë me inicialet D.K.

Si rezultat i operacionit "Fundjava" tek Sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrolli i ushtruar nga Forcat "Shigjeta", në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë,  është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje.  I riu u arrestua për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Nga komisariati numër 1 u arrestuan dy të kërkuar, D. R., 45 vjeç banues në Tiranë dhe G.M.,38 vjeç,  banues  në Rrëshen, Mirditë. Ata kërkoheshin për veprat penale ‘’Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim‘’ dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më 9 maj 2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër  dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë një person me inicialet G. H.

Gjithashtu po gjatë kontrolleve  nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë Tiranë u kapën dhe u ndaluan edhe 6 persona të tjerë  të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, konkretisht

I.M., për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”,

A S, për veprën penale “Dhuna në familje”, 

A.S, për veprën penale “Mashtrimi”.

R K, për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”,

Sh.K. për veprën penale “Vjedhja”,

A.K., për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë