Aksion në 5 qytete, arrestohen 7 trafikantë me 60 kg kanabis çokollatë

Foto ilustruese

TIRANE-Mbrëmjen e sotme është sekuestruar një sasi prej 60 kg lëndë narkotike kanabis e llojit çokollatë, ndërsa janë prangosur 7 persona. Aksioni është zhvilluar në 5 qytete, në Tiranë, Durrës, Dibër, Gjirokastër dhe Fier.

Në Tiranë janë arrestuar 4 nga 7 të arrestuarit; Sh.M, P. Aga, E.R dhe D.M, raporton gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra. Arrestimet janë kryer pas disa muajsh hetime dhe përgjime për trafik droge.

Operacioni është ende në vijim, ndërsa kontrolle po vijojnë edhe në qytete të tjera për personat që janë përfshirë në trafik.

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Bullizmi në shkolla, a mendoni se familja shqiptare po dështon në edukimin e fëmijës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

E pazakontë! Nxënësit mësim në qendër shëndetësore, shkolla u shemb nga tërmeti