Firmoset akti i parë/ 'Syri i Tiranës' i dhuron shtetit 4646 m2 shtesë pa leje! Rama: Do përdoret për interes publik

Është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4646 metër katrorë shtesë ndërtuar pa leje në pallatin ‘Syri i Tiranës’. Kompania e ndërtimit ka vendosur që pas sekuestrimit nga Qeveria si rezultat i Aktit të fundit Normativ kundër ndërtimeve pa leje, t’ia dhurojë këtë sipërfaqe shtetit. Rama ka thënë përmes një videomesazhi se 4646 m2 të ndërtuar pa leje në qendër të Tiranë do përdoren sipas ligjit për interes publik.

“Ja ku është edhe akti  i parë i dorëzimit! 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kalojnë shtetit me kontratë noteriale. E ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik  të pasurive në metra katrorë të paligjshme, që do të pasohet nga të tjerët deri në metrin e fundit katror. Prandaj, kush merret me mua e me ne duke na treguar si ata që fshihen pas kullave e pas pallateve, le ta shohë mirë të vërtetën ose le të vazhdojë të lehë, por unë i siguroj të gjithë ata që duan një Shqipëri të drejtë e që duan një Shqipëri ku ligji të jetë njësoj për të gjithë e të mos ketë të fortë para ligjit, se nuk do t’i tradhtoj kurrë”, u shpreh Rama.

Në videomesazhin e sotëm Kryeministri Duke iu rikthyer akuzave ai tha se askush, as opozitat që nuk lënë akuzë pa bërë, as mediat që nuk lënë gjë pa thënë, as drejtësia jo e jo, që nuk lë avlli apo papafingo nëpër periferi pa ndëshkuar, nuk i pa, nuk i tha, nuk i dëgjoi, nuk i kërkoi katet dhe metrat e ndërtuara pa leje për qëllim fitimi deri dhe në mes të Tiranës.

“Sepse të tërë, ose e kanë të ngjyer gishtin, kush më shumë e kush më pak, kush direkt e kush indirekt, në mjaltin e tullave e të betonit, ose i kanë sytë kaq të verbuara e veshët kaq tapë nga urrejtja që i mbush gojën me shpifje, me gënjeshtra, me akuza që janë shumë të fortë me të dobëtit, por shumë të dobët me të fortit. Ama kush ka kujtesë e di që luftën me ndërtimet pa leje dhe betejën për shijen urbanizuese dhe modernizimin civilizues e kam nisur bashkë me politikën, pa e reshtur kurrë, me shumë arritje, por dhe me disa dështime”, tha Rama.

Ai u shpreh se qeveria ka ulur dhjetë fish numrin e metrave katrorë pa leje  që ndërtuesit e pallateve i kishin dikur bukë e djathë mu këtu në kryeqytetin e Shqipërisë.

“Por ende nuk i kemi ndalur dot për fare, sepse gjithsesi e kanë  gjetur gjithnjë rrugën për ta blerë të drejtën që nuk e kanë, duke paguar inspektorë, ndonjë polic, ndonjë shef komisariati, por sigurisht  duke marrë peng gjykatës e prokurorë të cilët kanë patur  gjithnjë kollaj ta tregojnë zellin e tyre me më të dobëtit, për një avlli apo dhe një çati pa leje siç thashë. Ama tani kemi ardhur tek kapitulli i fundit i kësaj përpjekje të gjatë dhe pasi e kemi parë që drejtësia  e shitur për lekët e metrave pa leje u ka hapur vazhdimisht një shteg shpëtimi,  kemi marrë një vendim të ri qeverie dhe e kemi mbyllur çdo shteg, sepse mua dhe këtë qeveri, ta harrojnë, nuk na blejnë dot, askush! Unë e kjo qeveri  jemi të vendosur ta çojmë deri në fund çdo përpjekje pa u lodhur as nga  kthesat shpesh herë të forta, as nga të përpjetat, as nga  tatëpjetat të panumërta, të përditshme, në këto  kohë kaq të vështira”, u shpreh Kryeministri.

Kujtojmë se deri tani përmes operacionit kundër ndërtimeve pa leje është bërë publik sekuestrimi i dy objekteve. Zbatimi i operacionit nisi me ndërtesën 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina. Pallati 9-katësh, me 2 kate nën tokë dhe 7 të tjerë mbi tokë, ishte ndërtuar pa leje dhe për këtë arsye u sekuestrua nga qeveria. Ndërsa shtesa tjetër pa leje ishte në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 me 2. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari.

Vendimi i qeverisë nisi zbatimin nga Tirana dhe do të shtrihet në çdo qytet vetëm për ato ndërtesa që janë ndërtuar me qëllim fitimi, duke përjashtuar ndërtesat të cilat janë të paligjshme por qytetarët i kanë ngritur për veten e tyre për të strehuar familjet. Godina edhe mund të shembet vetëm në rastet kur IKMT vlerëson që nuk përmbush kriteret urbane apo të sigurisë së strukturës. 

Mirëpo nuk do të ketë vetëm bllokim të objektit, sekuestrim, gjobë, konfiskim dhe ndjekje penale për ndërtuesit që shkelin lejet që marrin. Këshilli i Ministrave nëpërmjet një vendimi të miratuar ka vendosur që për të gjitha ndërtimet që do të bëhen të caktohet një mbikëqyrës, i cili do të kontrollojë të gjithë mbarëvajtjen e punimeve.  Sipas vendimit të qeverisë mbikëqyrësi ka detyrimin të njoftojë on-line brenda 5 ditëve në sistemin e-leje pranë autoriteteve përkatëse në rastet kur vëren se punimet e kryera janë në shkelje apo në tejkalim të lejes së ndërtimit. Nëpërmjet këtij sinjalizimi, do të ndërhyhet në kohë për të parandaluar shkeljet e kontratave me lejet e ndërtimit, siç është rasti i ndërtimit të kateve shtesë.

Syri i Tiranës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:42
Aksioni kundër ndërtimeve pa leje, Salianji: A ka fuqi sot Rama të përballet me të fortët? Po kërkon të bëjë përgjegjës të tjerët dhe bën show

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzoi sërish qeverinë për nismën e sekuestrimit të ndërtimeve pa leje. Deputeti edhe kësaj here, fton qeverinë të kthejë një përgjigje se kush janë personat të cilët ndërtojnë pa leje. Edhe kësaj here, Salianji thekson se fajtor dhe përgjegjësit kryesorë janë Rama, qeveria dhe institucionet, të cilat sipas tij janë nën drejtimin e kryeministrit.

‘Pse nuk trajtohen oligarkët si qytetarët, pse nuk referohen nga policia dhe IKMT në varësi të kryeministrit në prokurori ndërtimet e paligjshme?

Pse nuk i rrethon policia dhe IKMT oligarkët e ndërtimeve të paligjshme në kryeqytet siç bëhet show me këdo, siç ndodhi me doktorin. I rrasin në burg për një kotec qytetarët. Duket qartësisht që është përdhosur shteti kokë e këmbë.

Kanë shmangur taksat dhe kanë përdhosur institucionet. Prokuroria ka pjesën e saj të fajit, çon të dobëtit për tu përballur me ligjin dhe jo oligarkët që e kanë kapur për fyti. Fajtorët e vërtetë janë Rama e qeveria. Pse ende qeveria nuk kthen përgjigje kush janë personat e ndërtimeve pa leje

Para dy ditësh denoncova një përbindësh pas meje është një përbindësh tjetër me vendim të dhënë nga Rama. Kulla ka lartësi 33 sipas lejes së kryeministrit dhe KKT, ka më shumë se aq. Si ka guxim në mes të Tiranës të ndërtohen shtesa mbi shtesë dhe kryeministri të bëjë sikur gjithkush veç tij e ka fajin. Nuk ka pasur në këto nivele në Shqipëri….

Pa diskutim përgjegjëse kryesore janë institucionet e drejtuara prej  Ramës

Cilido në vend që ka bërë ndërtime e di që nuk vendos dot një tullë pa leje. Sot është mbushur sheshi kryesor , kryeqendra e vendit me ndërtime të paligjshme dhe kryeministri kërkon të bëjë përgjegjës të tjerët. A ka fuqi Rama sot të sjellë dhe të rrethojë me polici dhe t’i çojë në prokurori të fortët dhe të përballen si çdo qytetarët në vend? Nëse nuk ka fuqi ne do të jemi këtu për t’ua thënë çdo ditë. A ka këtu vendosje të shtetit nën hyqmin e oligarkëve?’- tha Salianji.

Ora 11:54
Sekuestrimi i kateve për leje, Bardhi akuza Ramës: Ka marrë vendim për të shpëtuar oligarkët që ka ortakë, të ndëshkohet nga drejtësia

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, në vend që të zbatojë ligjin dhe të çojë në burg oligarkët e t’u sekuestrojë katet e paligjshme, ka marrë një vendim për të shpëtuar kryeortakun e tij në biznes, me të cilin ndan kazinotë.

Sipas Bardhit, Rama nuk gënjen më dot njeri, sepse është paligjshmëria vetë dhe si i tillë duhet ndëshkuar nga drejtësia, për favorizim të paligjshmërisë dhe shkeljen e barazisë para ligjit.

‘Edi Rama ka dy ditë që gënjen pa u skuqur dhe pa u zverdhur për çështjen e kateve shtesë pa lejeve të oligarkëve të tij. Nuk është as ai, as qeveria e tij që e ngritën këtë problem, i cili në thelb ka mosfunksionimin e ligjit njësoj për të gjithë. Këtë çështje e ngriti opozita në Parlament në 14 Korrik, kohë përpara se Edi Rama të niste aksionin propagandistik për legalizimin e kateve pa leje të klientëve të tij dhe marrjen e tyre në mbrojtje shtetërore.

Në videon më poshtë, i kam thënë Edi Ramës që ul kokën para oligarkëve, sepse janë bashkë në një anije për te vjedhur shqiptarët. E mbajta këtë fjalim, pasi kisha nisur që në prill të merrja informacione zyrtare për paligjshmërinë e tmerrshme me kullat në mes të Tiranës dhe katet shtesë pa leje të tyre me bekimin e Edi Ramës.

Në vend të zbatonte ligjin, të çonte në burg oligarkët dhe t’u sekuestronte katet e paligjshme, Edi Rama nxori një vendim për të shpëtuar së pari kryeortakun e tij në biznes, me të cilin ndan kazinotë, grataçelat, autostradat, portet, dhe aeroportet e Shqipërisë. Pasi hapi rrugë për legalizimin e kateve pa leje dhe pasi unë denoncova në Kuvend skandalin e kateve pa leje dhe uljen e kokës së Edi Ramës para oligarkëve, nisi shoë siç e njohim tashmë.  Edi Rama nuk gënjen dot më njeri. Ai është paligjshmëria vetë dhe si i tillë duhet ndëshkuar nga drejtësia, për favorizim të paligjshmërisë dhe shkeljen e barazisë përpara ligjit.’- shkruan Bardhi.

 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A gapi: 30/09/2022 11:56

    Por mir mor njerez te nneruar po nuk e ka fajen Sala qe lejoj ndertimet pa leje shkatroj fabrika uzina dhe solli ne Tiran njerez nga e gjith Shqiperia ku do futeshin keta njerez nuk do ndertonin pa leje dhe Sala i lejoj se per ndryshe nuk merte vota

    Përgjigju
    • Vflp: 30/09/2022 14:55

      Per ate pune fajin e ka Emver qe vdiq

  • kavajsi: 30/09/2022 08:20

    Nuk e kuptoj se si ka mundesi qe nja 25-30 komente pro Rames(te pakten me emra se komentues nuk jane kurre aq ) jane bere ne nje periudhe kohore prej 10 minutash ! Besoj se duhet te kene qene te gjithe ne nje kompjuter ose te pakten ne nje salle.

    Përgjigju
    • Ca thu: 30/09/2022 15:37

      Pse me o kavajs duhet me qen Kundra se per ndryshe hajm gjith sufllaqe

  • Melina: 30/09/2022 07:10

    Me vjen cudi me disa njerez qe nuk dallojne kur punohet dhe. kurr nuk punohet Se kurr duhet te veme ne zbatim ligjin qe na mungon prej vitesh. Prandaj keta njerez eecin sipas Partis dhe jo sipas punes Nuk te jep asgje as Ps dhe as Pd po nuk derdhe djers Ne punojme per ta Ne dalim ne bulevard dhe vritemi qe ata kriminel te mbushin xhepat

    Përgjigju
  • Iris: 30/09/2022 02:09

    /Syri i Tiranes/-nje nga ndertesat me te shemtuara ne bote arkitektonisht,ngjan me lojen /JENGA/!! Rama nuk na shpjegoi se perse do t'a perdore shteti kete //gjobe// qe pervetesoi?

    Përgjigju
    • Mario: 30/09/2022 15:33

      Mund te perdoret ose per zyra shteterore, ose per te strehuar njerez ne nevoje.

  • Kuje: 29/09/2022 23:40

    N mes t tiranes dhe tani u mor vesh q jan pa leje? Kush fshihet pas ksaj kompanie??

    Përgjigju
  • Besa: 29/09/2022 20:07

    Thjesht ngelesh pa fjale nga lehtesia se si shteti eshte vete mafia.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 29/09/2022 17:26

    Populli duhet te dije e mesoj dhe kurre te mos e votoj me nje kryeminister sharlatan si ky sociopat dalldisës.

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 29/09/2022 19:16

      Ha sufllaqe Dory,po nuk deshe ha gjizë e po deshe edhe bare ne sheshin e kryeministrisë ose ne Surrel. Ti dhe tërë patronazhist nuk jini popull,jini sufllaqexhinj dhe e lemë me kaq......

    • Dory: 29/09/2022 18:08

      Fol per vete jo per te tjeret

  • Edi: 29/09/2022 17:16

    O edo sa bukur ke filluar mi ve gjobat me bukur se shullazi

    Përgjigju
    • Po me po: 29/09/2022 20:37

      Pse te vjen Keq ty. Apo thuj hat nji MO shum sbehet ne problem

  • Tirona: 29/09/2022 16:02

    Se mora munimin ta ngjoj deri në fun kte patllëxhonin që na ësht bo si Ismail Qemali por desha me dit kë qu ky testikuli interes publik?A përfito gjo poplli?? Apo aty do jen zyrat e Çelës së KESH apo nai zyr tjetër? Keni kaq kohë që vetëm MASHTRRONI E RRENI PA FUN o hale qeveri. Ene ai miu zhuls që ësht në Bashki të thot sa qytetar të thjesht kan përfitu nga ajo kredia butë që mirato Bashkia, sa vetë jo punonjës administratës së bashkis apo antar të partis kan përfitu.

    Përgjigju
    • Tirona: 30/09/2022 06:45

      Për ty Bububu ene kte Tiransin:ti tiransi nga ktu ku shkruj un e ke çik zor me ardh se do çik këllqe, e mas telefonit mos ofondo rob kur si di kush jan. E para kjo. Atë gotën e rakis ta fus nga mrapa e ta dish që sbo zo fare o bythshkep. Ti Bububu-je ku ke pas jetu kur ky "shpëtimtari"ishte kryetar bashkie në Tiron.ky që nuk lente me no ndërtime kot së koti. Sa për SHQUP mu sma ha ai miku fare se jua kam qr të 2 palëve SHQUP E SUFLLAQEXHINJVE mir trrimat e xhaxhit.

    • Bububu: 29/09/2022 20:39

      Po normal ca do ngjosh ti me te tjer qe deri dje ishit mesu me rrumpall ne tiron. Ti thoni faleminderit ktij we Ska mo ndertime kot me kot

    • Tiransi: 29/09/2022 17:59

      Po ti tironso nga qebatoria e shqupit shkruan? Nuk di te lexosh veshderr qe prona ne mes te Tiranes ju dha shtetit me noter? Apo do ti ndash sa qofte e sa dopio raki merr populli ne kete muhabet? Ky Ismail Qemali nuk la katundar pa ju dhene shtepi falas megjithese kopilat gjysmat i kane shtepite ne Tirane. Ne kohen Dash pijanecit e Sal shpellarit i linin me dy gishta maj pemeve.

    • Berti: 29/09/2022 17:01

      Bravo

  • Une: 29/09/2022 15:53

    Ore Saliu sa metra katrore sekuestroi per shtetin? Pakice e frustruar do ngeleni gjithe jeten. Nuk ju shohin dot njerezit me sy, sa here vijne zgjedhjet me shume groposeni.

    Përgjigju
    • Sefer daja: 29/09/2022 21:13

      O "un sufllaqja" Un e kom shtepin në mes të Tirones o sufllaqexhi, POOOOR,nuk me vjen aspak mire qe Tironës time( mbase dhe tates) i ka hum identiteti!Ti mbase e ke bo shurrën ke kali, un jo! Se kom qytetari! E sa për krahasimin me qendrat europiane, mos ja kalum prap Gjermanis????? Pastaj, pse të bohen nga 6-7 kate pa leje ke kali Skenderbeut, e te mos mbaj kush përgjegjësi? A nuk paguhen inspektoriatet e ndertimit, policia rendit dhe ajo bashkiake me taksat tona për te ruajtur pronën e përbashkët? Po ty ,e plot si ty, ju del Sala e në ëndërr e bërtisni"ujku, ujku", por kte e boni, që populli mos ta shofi "çakallin" që po bën kërdinë!

    • Une: 29/09/2022 18:04

      O Safer o i tredhuri i Saliut ne kohen e qofte largut e benin shurren pas bustit te Skenderbeut. Vinte era pisllek qendra e Tiranes. Normal qe hale nuk e do kush te blej shtepine!n Ne cdo qytet ne Evrope qendra eshte shtrenjte. Pronat ti gezoje shteti e mos te paguaj qira mijera eurosh per zyra nga parate e taksapaguesve. More vesh ti qe do shtepi ne unaze?

    • Sefer daja: 29/09/2022 17:30

      Or"ti"! Saliu nuk sekuestroi per shtetin asnji metër! Kishte dhe ai te metat e veta, por me 400-800€ për meter katror, blije apartament brenda unazes! Sot çmimi brenda unazes eshte 5- fishuar! Dhe tjetra: kush i gezon këto prona qe shtetezohen??? Se une per vete, perveç çmimeve mo te shtrenjta dhe taksave mo te larta, nuk shof ndryshim tjeter midis Salës dhe Ramës!

  • danieli: 29/09/2022 15:45

    Kjo eshte per te qare e per te qeshur... Qe se sekuestrojne bejne mire por cfar pergjegjesie duhet te mbajne ata qe e kane lejuar te ndertoi..!! Sigurisht qe e kane pare se nuk ju kane plasur syte por kan mare rushfet per ti bere syte qorr prandaj hapi i radhes eshte qe keta nduresira te penalicohen se burgun e kane hak.

    Përgjigju
  • Ariu: 29/09/2022 15:19

    Sufllaqe falas për të gjithë, doppio pitte me mish, doppio qepë mos harro!

    Përgjigju
    • Dory: 29/09/2022 18:09

      Ik merr byrekun ti

  • Fajin e ka sala: 29/09/2022 14:50

    Kuptohet qe fajin per ndertimet pa leje e ka Saliu, ai i ka lejuar dhe nxitur... uppss harrova qe ka 10 vjet qe nuk eshte ne pushtet. Late nam me kete teorine e fajit qe e kane gjithmone te tjeret dhe asnjehere ai/ata we jane ne pushtet. Shkri gjithe inspekoratet ndertimore dhe kalo ne sistemin e monitorimit aktiv real-time per cdo objekt ndertimor, teknologjia e sotme e lejon. Atehere behesh i besueshem dhe jo me keto show mediatike per ata qe paguhen me taksat e qytetareve.

    Përgjigju
    • A. N.: 29/09/2022 15:41

      I ngeli sateliti pa u leshu prandaj nuk arrin ti kape real time keto ndertimet pa leje qe po i ndertohen para hundes se kryebashkiakut dhe kryeministrit.

  • xhixhi: 29/09/2022 14:31

    te mesohen tani se ngelen keq keta plehrat ne kohen e saliut duke bere vetem korrupsion dhe te bejne sic duan keta

    Përgjigju
  • silvi: 29/09/2022 14:30

    mendoj se eshte nje prej vendimeve me te drejta qe po merret nga ana e KM te vendit tone

    Përgjigju
  • kleo: 29/09/2022 14:29

    shpresoj qe mos te perballemi me ndertime pa leje qe sot e tutje

    Përgjigju
  • elma: 29/09/2022 14:29

    nje prej vendimeve me te mira qe po merret nga ana e qeverise

    Përgjigju
  • gazi: 29/09/2022 14:28

    lajme goxha fantastike ka per ti ardhur ne ndihme shum atyre familjeve qe jane te pahstreh,respekte

    Përgjigju
  • Sufllaqja: 29/09/2022 14:24

    U leshuan ata te sufllaqes, po ndjekje penale pse nuk ka per keta apo... Ja te presim pergjigjet e grupit "na bashkoi sufllaqja".

    Përgjigju
  • Rezi: 29/09/2022 14:24

    Keto hapesira tashme do te shfrytezohen ne te miren e te gjitheve.????

    Përgjigju
  • Geri: 29/09/2022 14:24

    Pasojat e gabimeve te tyre Jane sepse nese do merrnin leje sdo ishin ne kete situate sot,uroj te kene mesuar nga gabimi dhe here tjeter te marrin leje para se te ndertojne

    Përgjigju
  • Teo: 29/09/2022 14:24

    Duhet ta kuptojm qe nuk jemi me ne kohen e sales ku me miqesi behej cdo gje

    Përgjigju
  • Geri: 29/09/2022 14:24

    Mese i drejte nje vendim i tille

    Përgjigju
  • Qamil: 29/09/2022 14:24

    Tani qe kemi dhe satelitet mendoj qe do reduktohen shume ndertimet pa leje, dhe ato qe jan te perfunduara do te perdorwn per popullin

    Përgjigju
  • Mevlan: 29/09/2022 14:23

    Nuk eshte askush m i mire se te tjeret.Bravo per kete hap kaq te rendesishem

    Përgjigju
  • Like: 29/09/2022 14:22

    Kjo eshte gjeja qe i mungonte shqiperise pra drejtesia.Vite me rradhe drejtesia nuk egzistoj sepse egzistonte korrupsioni dhe sot po marrin mesim te gjithe

    Përgjigju
  • Vani: 29/09/2022 14:21

    Kushdo qe ka ndertuar pa leje merr denimin qe meriton dhe shpresojme te mos ta perserisin

    Përgjigju
  • Aldo: 29/09/2022 14:21

    Duhet te ishte ber me kohe se nxirrnin leje per dhom e guzhin e ngrinin vila

    Përgjigju
  • Iljon: 29/09/2022 14:21

    Ska me vend per diskutime se eshte marr nje vendim shume i mire. Tani te gjitha ato hapesira do perdoren ne menyren w duhur

    Përgjigju
  • Eno: 29/09/2022 14:21

    Ndertimet pa leje duhet te marin fund nje here e mire ne kete vend

    Përgjigju
  • Luan: 29/09/2022 14:21

    Mendoj qe eshte menyra me e mire per mos ti cuar dem keto ndertesa, rrespekte

    Përgjigju
  • Mateo: 29/09/2022 14:19

    Shume gje e mire qe keto hapesira me te cilat kan abuzuar te perdoren per interesat publik, fundja te gjith jemi te barabarte

    Përgjigju
  • Ani: 29/09/2022 14:18

    Keto banesa le te perdoren ne te mire te popullit pasi dimri po vjen e ka shume te pa streh

    Përgjigju
  • Vebi: 29/09/2022 14:18

    Nese nuk zbatojne ligjin e te marrin leje per ndertime ,te vuajne pasoja e tju merret shtepia e shume ide e mire te perdoret per njerezit ne nevoje

    Përgjigju
  • Alban: 29/09/2022 14:17

    Cdo gje per interes publik hallall

    Përgjigju
  • Kela: 29/09/2022 14:07

    Pun e kryer me sukses ishalla numri sa vjen dhe ulet tani e tutje

    Përgjigju
  • Dori: 29/09/2022 14:07

    Tani keni ne ndim dhe satelitet qe e lehtesojn shum si pun

    Përgjigju
  • Elda: 29/09/2022 14:06

    Ishalla ska me ndertime te tilla qe dhe qytetaret mos perjetojne me gjera te tilla

    Përgjigju
  • mali: 29/09/2022 14:04

    po ato te daliut e kan bere dhe ato te ndeshkohen se ai i lente me nderu vend w pa vend

    Përgjigju
  • marjo: 29/09/2022 14:04

    po mir e eka bere pse duhet ato te ndertojn pa leje

    Përgjigju
  • kristi: 29/09/2022 14:03

    vendim mese i drejt keto babesa duhet te sherbejn dhe per ato persona qe ka n patur demti.e dhe nga termeti i nentorit

    Përgjigju
    • Ilir: 29/09/2022 20:40

      Vertet je kaq idiot apo ben ? Se jam kurioz ta di, jo per gje tjeter. Keta te termetit do ti fusin ne pallat ku kushton 3000 euro metri katror hahahahahah , do jene komshi me VIPAT qe kane blere shtepite nga 500 mije euro. Ore ju patronazhistet qe komentoni ketu ca malli pini mo vlla ? Na thoni ku e blini qe ta blejme edhe ne te tjeret e te na duket ky vend m…. lule si ju duket juve .

    • Koli: 29/09/2022 18:27

      Qente le te lehin karvani te ece perpara

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DIREKT - Sot jepen dy biletat e para gjysmëfinale të CHL, fillojnë Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid

DIREKT - Sot jepen dy biletat e para gjysmëfinale të CHL, fillojnë Barcelona - PSG dhe Dortmund - Atl. Madrid