Akt terrorist në Ersekë, rrëzohen qëllimisht dy shtylla të tensionit të lartë

Akt terrorist në Ersekë, rrëzohen qëllimisht dy shtylla të tensionit të lartë

Një akt terrorist dyshohet të fshihet pas rrëzimit të dy shtyllave të tensionit të lartë 110kV L-110-32, Korçë-Ersekë. Në fillim rrëzimi i këtyre shtyllave u dyshua se erdhi nga moti i keq por me anë të një sqarimi për media ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka sqaruar se shtyllat numër 8 dhe 9 në afërsi të rrugës së Voskopojës janë dëmtuar qëllimisht.

Si pasojë e këtij dëmtimi ka mbetur pa energji rajoni i Ersekës. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:05. Pas këtij konstatimi është njoftuar menjëherë policia e Shtetit të cilët në bashkëpunim me Prokurorinë kanë nisur hetimet.

Nga ana e grupeve të punës të OST janë marrë masa për rikthimin e furnizimit normal me energji të këtij qyteti përmes linjave të tjera.

Gjithashtu, grupet e punës ndodhen në terren ku po punohet, në kushte jo të favorshme atmosferike, për të evidentuar dëmet e shkaktuara dhe marrjen e masave të nevojshme për riparimin e tyre me qëllim kthimin në normaliteti të situatës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:59
Shokuese! Era rrëzon shtyllën e tensionit të lartë në Korçë, kabulli i bie sipër makinës në ecje

Një ngjarje shokuese ka ndodhur në aksin Korçë-Voskopojë, ku një shtyllë e tensionit të lartë është shembur nga era e fortë që ka 'pushtuar' zonën ditën e sotme.

Ndërkohë një shofer ka shpëtuar mrekullisht pasi kabulli i kësaj shtylle  i ka rënë mbi makinë. Shoferi ka shpëtuar pa dëmtime, ndërsa makina është prishur në pjesën e parme ku e ka kapur kabulli i tensionit të lartë.

Ndërkohë shembja e shtyllës ka lënë pa energji shumë banorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BRSS: 19/09/2019 22:45

    JAN TERRORRISTET E PD TE KRYESIAR NGA SALIJANI DHE TE PAGUAR ME LEKE MBASI AI ME KETO PUNE MERET SI NE RASTIN E BABAKES QE KISHTE PREMTUAR 300000€ PER TE MONTUAR DHE INSKENUAR ÇDO GJE ARRESTONI SALJANIN DHE I NXJER VET I BIRI I SHEGES SE NUK ESHTE AQ TRIM SA HIQET SE NGA FAMILJE PUSHTASH ESHTE

    Përgjigju
  • Fredi DOBICI i MALLKUAR: 19/09/2019 22:06

    Janè BANDITÉT , KRYEKRRIMINELÉT , KRYEHAJDUTÉT dhe TERRORISTÉT DOBIÇA té PD KRRIMIT né BashkéPunim me UDBné SERBE dhe ASFALINÉ GREKE ! Ngaqé Syté e gjithé Shqipérisé né tek GJYQI i PADREJTÉ ndaj SAIMIR TAHIRIT , KRYEKUSARÉT dhe KRRIMINELÉT e PD KOKAINÉS , janè hedhur né SULM kundér SHQIPÉRISÉ dhe SHQIPTARÉVE !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS