Aktakuzat për krime lufte, Rama vizitë 2 ditore në Kosovë: Flet-rrufeja speciale, njollë turpi në historinë e drejtësisë botërore

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë dy-ditore në Kosovë. Rama do të ketë një axhendë të ngjeshur ku do të takohet me udhëheqësit e vendit, nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Avdullah Hoti, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti si dhe liderët e partive në Kosovë.

Report Tv zbardh axhendën e kryeministrit Rama në Kosovë ku:
Në orën 13:15 takim me Kryetarin e Nisma Social-Demokrate, Fatmir Limaj
Në orën 14:00 do të zhvillojë një drekë pune me Fatmir Limaj
Në orën 15:00 takim me Vjosa Osmanin, kryetare e Kuvendit
Në orën  16:00 takim me kryeministrin e Kosovës, Abdullah Hoti
Në orën 18:00 takim me kreun e PDK-së, Kadri Veseli
Në orën 18:50 takim me presidentin Hashim Thaçi

Kjo vizitë zhvillohet në një kohë mjaft të vështirë për Kosovën, pas ngritjes nga Prokurori Special në Hagë të aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Në lidhje më aktakuzat, Rama mbajti një fjalim të gjatë dhe mjaft të goditur ditën e enjte nga foltorja e Kuvendit ku tha se Haga për 21 vite ka zhvilluar një drejtësi selektive, ku asnjë serb s'u hetua për krime lufte në Kosovë, vetëm shqiptarët

Me vendimin për ngritjen e aktakuzave kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, Edi Rama tha se u përmbys peshorja mes viktimës që ishin shqiptarët e Kosovës dhe xhelatit të luftës, që ishte Serbia.

"Serbia s’ishte viktima, por agresori dhe se Beogradin nuk e bombardoi Thaçi me Veselin, por bota demokratike", u shpreh Rama në mbrojtje të luftës dhe atyre që luftuan për Kosovën e lirë.

3 ditë më parë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi erdhi në Shqipëri, por pa specifikuar arsyet apo edhe nëse do të zhvillonte takime në Tiranë. Në lidhje me ngritjen e aktakuzave, ditën e sotme do të flasë edhe Hashim Thaçi, i cili e kishte paralajmëruar këtë konferencë për ditën e djeshme, por e shty për sot.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:33
Rama takohet me Thaçin/Kryeministri i nxjerr grushtin, Presidenti dorën

Kryeministri Edi Rama është takuar edhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të cilin Gjykata e Hagës ka ngritur akuza për krime lufte. Për shkak të masave antikovid, Kryeministri Rama i drejtohet Thaçit për ta takuar me grusht, ndërsa ky i fundit i ka zgjatur dorën.

1593452009_ramathaci.jpg

Ora 19:06
Rama në Prishtinë, pritet në takim nga Kadri Veseli

Kryeministri Edi Rama në kuadër të vizitës në Kosova ka zhvilluar edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Ora 18:18
Rama takon Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin në Prishtinë


Gjatë vizitës në Kosovë kryeministri Edi Rama është pritur nga kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti. Në takimin me Osmanin tërhoqi vëmendjen fakti, që kryetarja e Kuvendit ishte me maskë, ndryshe nga Edi Rama.


Ora 17:46
Fatmir Limaj rrëfen takimin me Ramën: Ofroi ndihmën e Shqipërisë në çdo proces të Kosovës

Kreu i Nismës në Kosovë Fatmir Limaj në një postim në Facebook tregon detaje nga biseda me kryeministrin Edi Rama gjatë takimit që zhvilluan mesditën e sotme. Limaj kërkon që drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë  lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi. Gjithashtu, ai thotë se kryeministri Rama është shprehur i gatshëm të ofrojë të gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kalojë Kosova.

"Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim në selinë e Nismës Socialdemokrate, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutuam për zhvillimet aktuale, me theks të veçantë për mundësinë e koordinimit të veprimeve që duhet ndërmarrim si spektër politik në Kosovë pas situatës së krijuar në vendin tonë. Bashkërisht konstatuam se drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë̈ lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi.

Është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërorë të Kosovës që t’i lemë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit. Kosova nuk guxon të humbas orientimin e saj dhe duhet t’i përgjigjemi me kujdes situatës, si dhe në të njëjtën kohë jam i bindur se ne do të dalim me të fortë nga kjo situatë. Kryeministri Rama u shpreh i gatshëm që të ofroi gjithë ndihmën e shtetit shqiptar në çdo proces nëpër të cilat mund të kaloj Kosova" tha ai.

Ora 13:48
Rama: Flet-rrufeja speciale, njollë turpi në historinë e drejtësisë botërore

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një twitter për vizitën e tij në Kosovë, duke thënë se do të 'dëgjojë dhe mësojë më shumë lidhur me flet-rrufenë speciale dërguar Thaçit e Veselit'. Rama shprehet se kjo do të mbetet një njollë turpi në historinë e drejtësisë botërore që nis akuzat pa pasur ende prova.

"Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike", shkruan Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tom: 30/06/2020 15:27

    Shqiper Kosov nje mish nje gjak KOMBI YNE SHQIPETAR keta mastra pulitikanesh qe ka ne kombin tone nuk e perfaijsin popudhin,duam bashkum te kombit qe te udhheqemi me njerz te zotet te zgjuar patriot idealist e jo plackaxhinje, TROC si Edvin Rama,Hashimi thaci,Dali Berisha,Ilir Meta e ksi dhumit tjeter,ne duam Lidra si Inrahim Rugova, ALBIN KURTI, apo si ARIAN GALDINI, Rrnoft Popudhi Shqipetar!!

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 29/06/2020 13:16

    RESPEKT RESPEKT PËR DENISA HAJATIN NJË INTELEKTUALE BRILANTE. KA BËR NJË KOMENT TEPËR TË VËRTET E TEPËR BRILANT. EDI RAMA ËSHTË BURR I RALL I SHQIPRIS. E MBI TË GJITHA ÇUN TIRONE, ARTIDZ, SPORTIST. NJË BUR ME SHIJE TË HOLL. E RJEDH NGA FAMILJE INTELEKTUALE E NGA FAMILJE ME TRADITA SHQIPTARE. NUK VJEN NGA FAMILJE ANALFABETËSH. SHIKOJN PUNËT QË KA BËR. SPITALET SI NATA ME DITËN SOT. RUGËT , POLICIA , ZYRAT KUDO QËJAN MBARON PUN . RESPEKT DENISA HAJATI PO ZATEN INTELEKTUALJA MBETET INTELEKTUALE. RESPEKT RESPEKT.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 29/06/2020 12:33

    Nuk ja vlen te shkruaj asnje germe per sa Denisa Hajati,juriste ne Swisse ben komentin si nje llazore e klanit te Rilindjes,apo si moter e gjetur e spiropalkes. Per mua ka shqiptare dhe Shqiperi qe po u merret fryma nga korripsioni dhe krimi shteteror ku jane te zhytur e gati per tu mbytur ps e denises alias Rilindja,pd e saliviçidoli +lyltsimmavris dhe leshilijes-lsi-ja e likekembeplehut + monabaxhelles te tera jane bijat e bajges madhe ppsh. Shqiperia dhe shqiptaret ne Ballkan do te behen,drejtesia do vije dhe politikanet e korruptuar do te qerohen te kujtdo partie qofshin. Shqiperia do te behet!

    Përgjigju
  • Morina: 29/06/2020 12:06

    Un mendoj qe duhet pasi qe jetoj ne Austri e ketu ka patur sukses ky ligj Ju pershendes dhe ju deshiroj shendet te gjithve

    Përgjigju
  • LORA: 29/06/2020 11:51

    E pres mezi informacionin e kesaj vizite. Kam besim te patundur ne konstruktivitetin dhe dimensionin vizionar te Kryeministrit Rama.

    Përgjigju
    • Arbëri: 29/06/2020 20:45

      Informacioni i kësaj vizite është ky, na erdhi në Kosovë që ta shpëtoi minishengenin për tu bashkuar ekonomikusht (sa për fillim) me serbin në dëm të Kosovës...!!! Sa i perket gjykatës speciale Rama shkoi shumë larg me gjykime sa që Shqipëria do e ndjej në lëkuren e vet sa i përket bashkimit Europian. Duket fatkeqsisht se Ramës nuk i intereson BE-a njashtu sikur edhe Serbia... Rama dhe vuqiqi e duan rusin Na shumë se BE-n ...!!!

  • Ethem Lalaj: 29/06/2020 10:42

    Si Shqipetar pa mllefe partiake them sevizita e KM Rama neKosove behet ne kohen e duhur per situaten qe kalon lideshipi Kosovar. -Si KM i vendit Am,si vella i madh por edhe si drehtues i OSBE i takon qe tu japi kurajo per veshtiresit qe po kalon vendi. -Me vjen ndot te permend emra qe paragjykojne viziten e Rames sikurse ne Serbi,Kremlin,etj.Kto njerz xheloz nuk e duan vendin e tyre dhe shpifin per te ardhur ne pushtet dhe kur jane ne pushtet e shkaterrojne,djegin e vrasin sa te munden. -Drejtuesit Kosovar si Haradinaj,Kurti...shanin Ramen sikur u thonin horrat ne Tirane.Ndaj perfunduan ne opozite. Rruga per ne Beograd duhet te kaloi nga Tirana.Kush nuk e kupton kete eshte dashakeq i kombit.Lereni Sb te shpif nate-dite.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 29/06/2020 09:11

    Kryeministri yne hallemadh eshte ne jerm per nje kohe te gjate. Fjala show ne kuvend te enjten po pasohet nga nje vizitshow dyditore ne Kosove ku do te takoj e tu jape zemer thaçpresidentit dhe kryetarveselit te akuzuar per krime nga prokuroria speciale si individe gjate e mbasluftes. Sigurisht per ndonje benefit folku kendej e andej,por kryesorja eshte ti jape zemer vetes dhe kupoles se korruptuar qe drejton aktualisht Shqiperine. Popull besoje kete siklet te papare e te paprovuar nga kryeministri dhe likekembeplehu e co. Shqiptaret kudo qe ndodhem ne Ballkan presin drejtesi.

    Përgjigju
    • Arben: 29/06/2020 13:18

      Denisa

    • Dangellia: 29/06/2020 11:31

      Denisa hajati te keqen xhaxhi te dores moj bij se na cmnden keta tradhetar ....po si harohen te zezat e berishes metes e com.qe i kan ber vendit me keq se serbi kosoves ....t lumt bravo respekte

    • Seit Thaci: 29/06/2020 10:41

      Kolione.politika eshte si ku*va,pase 700 vjetesh qe Kosova e fitoje lirine me gjake. Tashe dojna me na denue x krime lufte....haaa.se ede komunisti mbron Kosoven ndoshta e bene se nuk eshte antishqipetar si baba i vete,nga ku*va dihet te marresh aye qr te intrreson

    • Denisa Hajati, Juriste ne Swisse: 29/06/2020 10:30

      O UKU MOMLIT, i hongsh M... Edi Rames, por jo vetem Ti, por gjithe sa jeni kundra Tij, kudo qofshi, me ne krye Sali Berishen dhe Ilir Meten e bandat e tyre PD+LSI si dhe VV me sa ka Albina me vete, e kushdo tjeter ne Shqiperi e Kosove e Diaspore. Me te zotin dhe me patriotin se Edi Rama as Shqiperia dhe as Kosova nuk ka pas deri me sot dhe veshtire te kete per disa breza. E keni inate, me mire e pafshim per dite e per nate, sot e mot, cunin e Tirones e jo Maloket qofshin te Vicidolit-Tropoje dhe qofshin te Tomorrices-Skrapare, apo ne "Bjeshket e Namuna" te Kosoves kudo. Injoranca dhe infeksioni filo-Serb i injektuar prej shume dekadash nuk ju len Ju Kosovaret dhe Maloket e Shqiperise, te kuptoni realisht Edi Ramen, qe e duan dhe e respektojne shumica derrmuese e te Huajve, sidomos Çifutet qe jane NUMBER-ONE ne Bote sot e mot.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv