Aktet e dhunës dhe gjuha ofenduese, UEFA hap hetim për Romën dhe Mourinhon

Aktet e dhunës dhe gjuha ofenduese, UEFA hap hetim për Romën dhe Mourinhon

Protestat e Mourinhos kundër arbitrit Taylor

Roma është në shënjestër të një hetimi për ngjarjet e ndodhura në finalen e Europa League mes Sevilla 1-1 Roma (4-1 penallti). UEFA ka hapur një procedurë disiplinore edhe kundër Jose Mourinhos , “për fyerje dhe gjuhë ofenduese ndaj një zyrtari të ndeshjes” në parkingun e stadiumit të Budapestit. Hetimi ka të bëjë me finalen e Europa League, e fituar 5-2 pas penalltive nga skuadra spanjolle dhe e luajtur dy ditë më parë në "Puskas Arena".

Një hetim është hapur edhe për klubin e Romës për "sjellje jo korrekte nga ekipi" dhe ai do të duhet të përgjigjet për "hedhje objektesh, ndezje fishekzjarre, akte dëmtimi" nga tifozët e tij. Komiteti i etikës dhe disiplinës i UEFA-s "do të vendosë për këtë në kohën e duhur".

Procedurat disiplinore hapen edhe ndaj Sevillas. Klubi andaluzian do të duhet të përgjigjet për “sjelljen e pahijshme të skuadrës” dhe për sjelljen e tifozëve të tij në “Puskas Arena” për “pushtim në fushë, hedhjen e objekteve dhe ndezjen e fishekzjarreve”.

Për momentin nuk ka asnjë lajm për ndonjë hetim lidhur me agresionin verbal dhe jo vetëm, nga mbështetësit e Romës ndaj arbitri Taylor në aeroportin e kryeqytetit hungarez një ditë pas ndeshjes.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës