VIDEO/ Aktivistët protestë para Kuvendit kundër rritjes së pagave të deputetëve: Mos u ngopshi! Sulmojnë Ahmetajn me 'tufa parash'

Me banderolën ‘Mos u ngopshi!’ disa qytetarë protestuan sot para Kuvendit për të kundërshtuar rritjen e pagës së deputetëve, projektligj i cili pritet të miratohet sot në Kuvend. 

Kryetari i kësaj lëvizje Arlind Qori tha në fjalën e tij se rroga e një deputeti do të rritet sa 39 pensione minimale në vend. 

‘Jemi mësuar që në krye të institucioneve të ketë njerëz halabakë. Në vend që personi në fjalë të përfundonte në burg si hajdut xhepash i kemi sot pronarë të mëdhenj. Pushtetin ia kanë marrë popullit. Kemi pensionet më të ulëta në rajon. Rroga e deputetit do të jetë sa 39 pensione minimale. Ky është skandal i padëgjuar ndonjëherë në asnjë lloj vendi. Paga bazë e deputetit në Itali është 5 mijë euro. Ata që na qeverisin nuk duan që t’ja dinë për popullin. Kur shkon puna për paratë ata janë bashkë.’- u shpreh Arlind Qori.

Protesta nuk kaloi edhe pa incidente ndërmjet aktivistëve dhe deputetëve, kryesisht atyre të mazhorancës. Gjatë protestës aty pranë ka kaluar edhe ish-ministri Arben Ahmetaj, i cili është ‘sulmuar’ nga protestuesit me ‘tufa parash’ false. ‘Hajdut, hajdut’ dëgjohen të thonë protestuesit. Ish-ministri u kthye duke thënë se ‘Pagat në 2025 rriten me 100%!’.

Të martën, në Komisionin e Ekonomisë miratoi projektligji për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas propozimit, paga e deputetëve duhet të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

1685004309_protest.jpg

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/05/2023 01:14

    Mu kujtua Murrizi kur beri namin qe i mbajten rrogen atehere kur u dhuruan e u mbajten rrogat per arsye humanitare nga nje pjese e mire e nepunesve te larte te shtetit.Tani u kuptua pse u propozua te hiqej bonusi per bebet e emigranteve.Duhet te rrisim rrogat e /bebeve te kuvendit/! Keshtu e ka kjo pune,shterngohe rripin ketu e leshoje diku tjeter.

    Përgjigju
  • eli: 25/05/2023 15:15

    Ky qorri sipas parashikimeve, mbas zgjedhjeve lokale dhe pas kesaj proteste te sotshme,pas dy vjetesh me shume mundesi do te jete deputet.Pra me kete aksion shton mundesine te jete ne parlament dhe fap do perfitoje direkt rrogen qe u miratua sot!!E bukur e....?

    Përgjigju
  • Deputeti i dale nga Populli: 25/05/2023 13:11

    Nese deputetin e zgjedh populli dhe jo kryetari i partise me anen e listet , e meriton ta kete rrogen e larte . Eshte skandaloze qe te kete rroge te larte nje deputet qe ka mare 500 vota por e ka fituar ate karike me allishverishe duke e fututkryetari i partise ne majen e listes. Ligji per rritjen e Pages se deputetit duhet te hyje ne fuqi mbasi te ndryshohet ligji per zgjedhjen e deputetit. Deputeti duhet te zgjidhet direkt nga populli dhe jo ne baze te listet qe ka bere kryetari i partise

    Përgjigju
  • Xheku: 25/05/2023 12:27

    Esht skandaloze per pun rroge te depozitave,me lek favoresh dhe manovrash te tjera sinqerisht ajo rroga as i hyn ne kalem fare,mos u ngopshi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën

Bardhi i propozoi për martesë, Sara tregon kush e zgjodhi unazën