Aktivistët e Aleancës 'çajnë' rrethimin e Teatrit Kombëtar, mbjellin ullinj në rrënojat e tij

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë hyrë pak minuta më parë brenda zonës ku më parë ngrihej Teatri Kombëtar në Tiranë.

Ata kanë hyrë për të mbjellë tri ullinj: Një për Teatrin e shembur, një për Europën dhe një për Shqipërinë, në kujtim  të 30 vjetorit të hyrjes së shqiptarëve në ambasadat e huaja. Edhe pse ajo është zonë e rrethuar dhe nuk lejohet të hysh, policia nuk i ka penguar aktivistët. Akivistët gjithashtu kanë vënë flamurin kuq e zi pranë ullinjve.

"Jemi këtu në sheshin e teatrit, 2 korrik 2020 për të lënë një shenjë në 30-vjetorin e rrëzimit të ambasadave europiane sot në këtë territor të ambasadës së republikës së teatrit ne vijmë për të lënë një shenjë për të mbjellë ullinj. një për Tetarin, një për Shqipërinë dhe një për Europën", ka thënë njëra prej aktivisteve në video.

Teatri Kombëtar u shemb më 17 maj të muajti të kaluar, ku forca të shumta policie nxorrën me forcë e dhunë artistët e aktivistët që ishin brenda në godinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/07/2020 21:52

    Kur te ndertohet teatri I ri e modern keta ullinj mos I hidhni ,por rimbillini perreth teatrit .Do te duken bukur.

    Përgjigju
  • Keta Aktiviste Ju thencin !: 02/07/2020 20:43

    Keta ha Jane budallejnte dhe kalojne kohen,,ose i paguan Salilushka Vicidoli,,Lulushka Hollandezi,,,ose 7% Ilirushka Skrapari,,Monushka me mushka Toke e zanun,,Pallat 10 katesh,,dhe Simpatizantet Sorte thate barku boshe ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale