Aktivitetet kulturore që mund të ndiqni sot: Nga Madonna tek Queen e The Beatles ,“Opera” sot luan pop-rock

Kompozime muzikore të këngëve pop e rock të kënduara nga  Madonna, Queen, Rolling Stones apo The Beatles, luhen këtë mbrëmje në orën 20.00 në koncertin "Don't cry for me Argentina" në Opera, nga Ornestra Simfonike e Teatrit, dirigjuar nga maestro italian, Roberto Molinelli.

Fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, ftojnë bashkëmoshatarë e familjarë të njihen me punimet e tyre në pikturë përmes ekspozitës "Rrugëtimi ynë", të çelur sot në orën 11.00 në Kalanë e Tiranës.

Dashuri dhe xhelozi, a do të mbizotërojë poezia e shpirtit mbi varfërinë dhe poshtërimin social? Shfaqja “Ëndrra ime, Rina” me autor Pëllumb Kullën e regji të Spiro Dunit, pret publikun këtë fundjavë në orën 20.00 në  Teatrin Kombëtar.

Në teatrin "Aleksandër Moisiu" në Durrës, vogëlushët mund të ndjekin sot në orën 10.30 dhe 11.30 shfaqjen e Teatrit të Kukulla e "Vajza e luleve" nga artistja Shegushe Bebeti.

Komedia “Nga e enjtja në të enjte” me regji të Milto Kutalit shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin “Skampa” në Elbasan.

 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës