Aktori Gent Hazizi del vullnetar të punojë si shofer për pensionistët që duhet të rrinë mbyllur prej COVID-19

Aktori Gent Hazizi del vullnetar të punojë si shofer për pensionistët që duhet të rrinë mbyllur prej COVID-19

Gent Hazizi

Aktori shqiptar Gentian Hazizi ka bërë një gjest për tu marrë shembull  me anë të një postimi në profilin e tij.

Ai ka publikuar foton e patentës dhe është ofruar të punojë falas si shofer apo të bëjë pazarin e pensionistëve që nuk lejohet të dalin nga shtëpia.

Aktori tha se ka 16 ditë në shtëpi I mbyllur, nuk është infermier apo doktor por mund të shërbejë gjithsesi.

Postimi I plotë i aktorit:

Me këtë foto të patentës sime po i drejtohem Autoriteteve!

Kam 16 ditë i mbyllur në shtëpi dhe baba i 3 femijëve.

Janë mobilizuar në këtë luftë e po sakrifikojnë shumë prej nesh e Mirënjohje për të gjithë ata që janë në vijën e parë!

Unë nuk jam i aftë as si infermier e as si mjek por jam i aftë të ngas makinën.

Dua të ofrohem vullnetar qoftë si shofer ose për çdo lloj pune tjetër në shperndarje ushqimesh ose dhe per ti bërë pazarin pensionistëve tek njesia 5 në ate ore leje që do kemi nga e hëna!

Nuk do surprizohesha aspak sikur të më merrte Kryeministri,Kryetari i Bashkisë apo Ministrja e Shëndetsisë në telefon e të më thoshte:Artisto bravo,në luftë jena por Ti na duhesh qe trrish mshpi e kshu ke bo detyrën tate!

Sinqerisht do surprizohesha e do e falenderoja nëse dikush më mer e më thotë:Artisto kena punë per ty si shofer ambulance,duhet të shpërndash këto ushqime ose bëj pazar për pensionistët e njësisë 5 se vetëm 1 orë leje ke!Vullnetarisht do e beja pa asnjë pagesë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arta: 29/03/2020 01:17

    Bravo ,, arabi hazizi,,tu llumte....

    Përgjigju
  • edi: 28/03/2020 21:05

    Bravo Gento Nje human i vertete dhe sakrifice per jete a vdekje Me te vertet nje hero i heshtur Dhe duhet pershendetur e ndjekur ky veprim

    Përgjigju
  • Indrit: 28/03/2020 16:30

    Gjest shume human!Bravo dhe ju si redaksi qe publikoni te tilla lajme dhe na jepni fryme pozitive ne keto dite te veshtira.Jeni shum te mire

    Përgjigju
  • Bravo: 28/03/2020 16:04

    Bravo Gent Hazizi, ja kush ka shpirt. Pse kot je anetare i familjes Kuqezi. Je i madh.

    Përgjigju
  • Edhe un: 28/03/2020 15:53

    Dal edhe un vullnetare ,se u cmendem mbyllur hahhahahahah

    Përgjigju
  • Fushebardha: 28/03/2020 15:53

    Nje bravo e madhe per kete person , njerez te tille duhen sot dhe jo si te " zgjuarit " dhe " trimat " e kolltukut dhe kompjuterit. In

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë