Aktori i famshëm, fituesi i çmimit Oscar, akuzohet për 4 abuzime seksuale

Aktori i famshëm, fituesi i çmimit Oscar, akuzohet për 4 abuzime seksuale

Kevin Spacey

Aktori fitues i Oskarit, Kevin Spacey, do të akuzohet për katër vepra penale të regjistruara si abuzime, sulme seksuale ndaj tre burrave në një ishull.

Rosemary Ainslie, kreu i divizionit të posaçëm të krimit në Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës, tha se akuzat ishin autorizuar nga prokurorët pas një shqyrtimi të provave të mbledhura nga Policia Metropolitane gjatë hetimit të saj.

 “Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës i kujton të gjithë të prekurve mbi çështjen se procedimet penale kundër zotit Spacey janë aktive dhe se ai ka të drejtën për një gjykim të drejtë”, tha Ainsile për "The Times".

Aktori amerikan, i cili ishte drejtor artistik i teatrit “Old Vic” të Londrës nga viti 2003 deri në 2015, besohet të jetë jashtë vendit. Ndërkohë, Policia Metropolitane konfirmoi se ai ende nuk ishte akuzuar zyrtarisht.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?

A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?