Aktori i humorit mesazh të fortë atyre që vendosin të largohen: Ata që mërziten me Shqipërinë…

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, aktori i madh i humorit shqiptar Zef Deda ka folur për jetën dhe karrierën e tij.

Një nga momentet e rëndësishme të jetës së tij ka qenë edhe largimi nga Shqipëria për 6 vjet në Gjermani, aty ku dukej se aktori do të krijonte një jetë të re. Por Zef Deda vendosi të kthehej.

Në “Rreze Dielli” ai shprehet se vendosi të kthehej në vendin që atij i dha emrin duke e cilesuar si vendin më të bukur.

Pse vendose të kthehesh?

Mendova se do të rrija në Gjermani vetëm disa muaj, por erdhi dhe gruaja dhe fëmijët. Në Gjermani më deshën shumë dhe ende sot kemi marrëdhënie të jashtëzakonshme. Ata më pyesin që nëse je mërzit eja, por unë nuk jam nga ata që mërzitem me Shqipërinë. A ka gjë më të bukur se Shqipëria? Ata që mërziten me Shqipërinë duhet të kenë halle të mëdhaja fort që duhet të ikin se s’bën. Shqiptarët nuk mërziten me vendin e tyre. Ata që janë shqiptarë nuk mërziten me Shqipërinë. Gjithsecili e do vendin e vet. A ka gjë më të bukur se Shqipëria, kur këtu i ke të gjitha plazhin e mrekullueshëm, malin, shoqërinë. si mund ta harronte emrin e Zef Dedës, Zefi vetë kur ju, populli ma keni ngritur lart.”, shprehet në “Rreze Dielli” aktori i komedisë shqiptare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:30
Zef Deda rrëfen ‘incidentin’ e natës së parë të martesës: Bërtita me të madhe “M’ka hyrë diçka në shtrat!”

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ka qenë aktori i mirënjohur i humorit Zef Deda, në një rrëfim të sinqertë për jetën dhe karrierën e tij.

Ashtu sic jemi mësuar ta shohim në gjithçka që rrëfen, plot batuta e humor Zef Deda ka rrëfyer edhe njohjen me bashkëshorten e tij, Rozën, e cila siç thotë aktori është mbështetja e tij më e madhe.

Po ashtu ai ka rrëfyer edhe detaje rreth martesës së tij plot humor dhe të qeshura.  

“Për ditën e martesës kemi marrë të gjitha karriget e lagjes. E bëra me 31 dhjetor dasmën sepse duhet të kishim pak bëllëk. Natën e parë të martesës nëna kishte nisur nusen të flinte. Unë bëja lojra gjithmonë. Kur futem mbylla derën dhe bërtita me të madhe me një britëm të madhe. I thashë ç’më ka gjetur, ka hyrë diçka në shtrat. Më tha: është gruaja, je martuar. Fli. I thashë: Si mund të fle me dikë që nuk e njoh (qesh)”, tregon Zef Deda në “Rreze Dielli”.

Ora 11:11
“Është boll e vështirë!”, Zef Deda përlotet në emisionin “Rreze Dielli” (VIDEO)

Jeta e tij është mision për t’i bërë njerëzit të qeshin. Megjithatë pak e kuptojnë, por për të arritur të bëjë njerëzit të qeshin, artistit i është dashur të kalojë shumë peripeci.

Zef Deda ka dhuruar emocione të  forta në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv teksa tregon për çmimin e marrë jashtë vendit dhe faktin që për këtë çmim është informuar disa vite më vonë, nëpërmjet ambasadës shqiptare në Gjermani.

Por, kjo nuk është ajo që dhemb më shumë artistit. Ai ka thënë se aktorët shqiptarë janë munduar të bëjnë role shumë të mira, madje puna e tyre mund të krahasohet me artistët e huaj që kanë famë ndërkombëtare.

“Boll e zorshme është të marrësh një çmim dhe mos ta dish. Por kjo nuk më ka prekur aq shumë sa më ka prekur vetë sistemi, se është sistemi I tillë me të cilin ishim mësur, diku do ta ‘haje gozhdën’. Por ne kishim një pasion të jashtëzakonshëm për skenën. Shumë artistë kanë ikur, sot kanë humb jetën. Kur një njeri ishte aktor i fortë, thonin hiqe qafe se po na merr njerëz me vete dhe po na mohon dhe ne. Ka qenë një skandal!”shprehet në “Rreze Dielli” aktori i humorit.

Ora 11:00
"Shihja nga dritarja e vilës italiane televizor", Zef Deda tregon si u njoh me personazhin që i dha famë edhe përtej Shqipërisë: E dashuroja atë rol!

Të gjithë e duan. Për shqiptarët, Zef Deda është një nga kolosët e mëdhenj të komedisë, që i ka bërë ata të qeshin edhe në kohëra të vështira.

U bë i njohur sidomos me rolin e Charlie Chaplin, që ka shenjuar historinë e karrierës së tij, pasi për herë të parë Zef Deda imitonte një njeri me të cilin shqiptarët ende nuk ishin njohur mirë, pasi në vend shumë pak persona kishin televizor në shtëpi.

Por në këtë kohë kur kontakti me botën e jashtme ishte thuajse inekzistent, Zef Deda sjell për shqiptarët një personazh të njohur në të gjithë botën.

I ftuar në "Rreze Dielli" aktori i humorit tregon se si u njoh me personazhin e Caplinit.

Ai thotë se duke qenë se vetë nuk kishte televizor, shihte nga dritarja e një vile italiane ku ishin vendosur drejtuesit e kohës, dhe nga aty u njoh nëpërmjet ekranit me Chaplinin, personazh për të cilin thotë se e dashuronte me të gjithë qënien e tij.

Isha fëmijë, ishte një vilë italiane e vjetër ku ishte shtëpia e drejtuesve që kishin televizor. Dritaret ishin të ulëta, Rai jepte në orën 9 pak humor nga filmat e viteve ‘30-’40 dhe aty u njoha me Çaplinin nëpërmjet ekranit.”, shprehet Zef Deda në "Rreze Dielli". 

Ai thotë se ndonëse personazhi i Çaplinit ishte i huaj, u lejua ta luante rolin që i dha famë edhe përtej kufijve të Shqipërisë.

D.M./G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A e ka menaxhuar në mënyrën e duhur sistemi shëndetësor emergjencën e krijuar nga koronavirusi?

Komento

Komente

  • Babadimri: 22/02/2020 08:16

    Trego Zef se t'ka kthy Gjermania e nuk je kthy ti,me fol drejt a burrni. Nuk t'pyet gjermani për ty se ke qu ato vite n'baraka me llumin e botës. Sa turp një artist që aq e kam admiruar që tani gjatë bisedës vreher kjart ndasitë fetare që ka. Unë për vete jam ateist por me pengon urrejtja dhe ndasia që bën të tjerët.

    Përgjigju
  • ToniCH: 21/02/2020 14:51

    Ky paska shku per lesh shoku

    Përgjigju
    • Ledi: 21/02/2020 16:56

      Si flet keshtu per kte aktor te madh ske tup. Jazeek