Aktori i 'Portokalli' Irgen Çela: Jashtë skenës jam shumë i turpshëm

Pak kush mund ta besojë që Irgen Çela, aktori që shohin çdo javë në spektaklin e humorit "Portokalli", përtej skenës është një karakter i ndrojtur që nuk kërkon as vëmendje e as që të ekspozohet, për më tepër kur bëhet fjalë për jetën e tij private. Irgeni, që të gjithë miqtë e thërrasin Xhoda, ishte i ftuar sot në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV ku foli ndër të tjera edhe për faktin se është i turpshëm veçanërisht kur e ftojnë në emisione televizive.

Jam shumë i turpshëm, hiq pjesën e Portokallisë.

Irgen Çela, aktor

Duket se dëshira për të mos u ekspozuar shumë në media nuk është vetëm e Irgenit por edhe e bashkëshortes së tij. Gjatë bisedës në studio, aktori pohoi se të dy janë të njëjtit mendim që të mos e ekspozojnë jetën e tyre familjare.

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën familjare. Kjo është një zgjedhje personale e imja dhe e bashkëshortes time. Të dy jemi të një mendimi lidhur me këtë gjë, aq më tepër në lidhje ,me djalin që përpiqemi ta ekspozojmë pothuajse fare

Irgen Çela, aktor

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë