Aktori prezanton për herë të parë vajzën në 'Rreze Dielli': Nga sot do ngelem përsëri 'vetëm'

Emocione të shumta ka pasur sot në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, teksa aktori Roland Saro ka folur për herë të parë për vajzën e tij Mjalta, e cila tashmë është katër muajshe. Emocionet janë shtuar edhe më shumë kur aktori rrëfeu se këto ditë vajza dhe bashkëshortja do të largohen për të jëtuar jashtë vëndit, në Amerikë. I pyetur se si është ndjerë për këtë, Saro e ka patur të pamundur të japë një përgjigje, duke lënë të nënkuptuar përjetimin e vështirë të tij.

"Mjalta të enjten niset për në Amerikë, sepse është bërë me dokumenta amerikane dhe unë do ngelem përsëri vetëm, këtu në mes të Shqipërisë tone të dashur.” - tha aktori në "Rreze Dielli"

Megjithatë ai tha që e ka kohë që e përgatit veten për këte ndarje pasi kur Mialta ishte vetëm pak muajshe, eshe pse dëshironte shumë që të qëndronte pranë saj gjatë periudhës së verës, ai ka qënë i detyruar që për shkak të punës të udhëtonte në qytete të ndryshme të Shqipërisë ne turneun veror të "Portokalli".

Fati i Mjaltës ishte se Mjalta lindi në pranverë, në Prill, ishte periudhë shumë e ngrohtë, ishte fillimi i verës dhe plus kësaj ishte dhe një periudhë në verë që bëjmë gjithmonë turneun, jemi shumë të ngarkuar me lëvizjet, me shfaqjet. Dhe në atë periudhë jam detyruar për gati një muaj e gjysmë ndoshta, të mos e shoh fare. Sepse ishte dhe shumë vapë në Tiranë, dhe ne morëm masa që të ishim në një vend ku ka kondicioner territori, që do të thotë ishim në Pogradec. “ -ka vijuar më tej aktori

Aktori Roland Saro në studion e "Rreze Dielli".

Aktori Roland Saro me vajzën e tij.

1/2
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës