Aktori shqiptar që preku ëndrrën amerikane

Nëse investon në ëndrrat e tua gjithmonë do të kesh mundësinë t’ia dalësh. Kjo është historia e Ervin Musabelliut, aktori shqiptar që aktrimin e ka pasur ëndërr të fëmijërisë dhe sot ka arritur të krijojë një karrierë të suksesshme në këtë fushë në Amerikë. Ai sot jeton në Los Angelos, ka hapur studion e tij kinematografike dhe ka fituar një sërë çmimesh si aktorë dhe producentë.

‘’Cdo gjë me plan, sepse një ëndërr pa plan është thjesht ëndërr’’. Kështu që fillova planin para dy vitesh, bëra anën e financës sepse kjo është ana më e vështirë, sidomos në Amerikë dhe sidomos Los Angelos që është një nga vendet më të shtrenjta në Amerikë…Kështu që u futa me plan, planfikova, vura një plan për veten time, për tre vjet që mbasi të ruaja lekët e duhura, atë planin unë e realizova brenda dy vitesh, dhe pastaj lash çdo gjë, paketova dhe ika në Los Angelos’’ shprehet ai.

Tashmë ai synon që të realizojë një film për  Aleksandrin e Madh, dhe kjo është arsyeja që e ktheu sërish në Shqipëri, për të marrë më tepër informacion.

‘’ Kam ardhur të marr një ide, sepse kam shumë qejf të xhiroj këtu, sepse këtu ka vende të pazbuluara që janë thesar për mendimin tim. Dhe unë kam bredhur mbi 21 lokacione, me partnerin tim që erdhi më takoi këtu, dhe kemi shkuar nga Butrinti, në Theth, kemi parë shumë vende, shumë kështjella’’ tha ai.

Ndërsa ashtu si çdo profesion tjetër dhe aktrimi ka mjaft probleme. Ervin Musabelliu ende nuk e sheh veten plotësisht të arrirë në këtë fushë, por kërkon më tepër nga vetja:

‘’ Me thënë të drejtën që të lirohem nga ana financiare, dhe që ti futem 100% pa pasur presione, për të fituar lekë, me kthy këtë projekt në anën pozitive, kur arrin atë anë, dhe mund ti futesh 100%, atëherë je në botën e artistit komplet’’.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë