Aktorja e Hollywood-it zbulon origjinën çame, tregon historinë tronditëse të së ëmës (FOTO)

Aktorja e Hollywood-it zbulon origjinën çame, tregon historinë tronditëse të së ëmës (FOTO)

Një postim emocionues dedikuar të ëmës ka zbuluar origjinën e aktores. Aktorja, këngëtarja dhe producentja e njohur amerikane, Rita Wilson ka zbuluar se nëna e saj ka origjinë çame. Në Ditën Ndërkombëtare të Nënës me një foto krah të ëmës Rita ka treguar për origjinën e saj. 

"Nëna ime. Ajo e humbi babain kur ishte 4 vjeç dhe për 15 vite jetoi në fshatin e saj në kufi mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjërat u bënë serioze gjatë lu.ftes nëna e saj vendosi të arratiseshin nga fshati duke ngjitur malet që ndajnë dy shtetet. E detyruar nga rrethanat, nëna ime e bëri këtë udhëtim, mes errësirës së natës, e rrezikuar të qëll.ohej e të linte çdo gjë pas.

Çfarë kurajo që kishte. Nëna ime ishte e qeshur, e sjellshme, na bënte të qeshnim, nuk mësoi kurrë të notojë ose t'i japë biçikletës, gatuante të gjitha vaktet për ne, na qepte rrobat, na donte. Ajo mund të qëndiste çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, me reçel apo një vezë e skuqur shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë. Gëzuar ditën e nënës", shkruan Rita.

Rita Wilson është bashkëshortja e aktorit të njohur njohur Tom Hanks. Rita Wilson ka marrë pjesë në shumë filma me role të ndryshme, ku ndër më të dëgjuarit janë: “Sleepless in Seattle”, “Mama mia”, “My Big Fat Greek Wedding” etj.

1/4
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipe: 14/05/2019 22:10

    Ky aktori ne foto ka dal kundra per pavaresin e kosoves .. dhe eshte pro serbeve..

    Përgjigju
  • Nxnsnsnzns: 14/05/2019 20:00

    Pupupupu sa te turpshem jeni. Eshte me origjine greke nga fshati Sotire, afer Dropullit te Siperm o hunj. Jeni medioker.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale