Aktorja e njohur shqiptare: Kur isha shtatzënë mësova se kisha tumor në kokë

Aktorja e njohur shqiptare: Kur isha shtatzënë mësova se kisha tumor në kokë

Adriana Matoshi

Adriana Matoshi është  një prej aktoreve më të suksesshme në trevat shqiptare.

Në një intervistë për “Klan Kosova”, ajo ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira në jetën e saj.

Ajo tregoi se në vitin 2012 ishte diagnostikuar me tumor në kokë gjatë kohës kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.

 “E kuptova që nuk ishin simptomat e shtatzënisë por që në trupin tim kokën time, kisha një tumor edhe nuk i kam treguar askujt.

Atë kohë Blerta më thirri të luaj te “Kthimi”, njëher i thashë jo se nuk mundem, nuk kam dashur ta dinte askush,  aq më pak prindërit e mi që më kanë vetëm një fëmijë.

Tri ditë ka zgjatur dhe kisha dhimbje të tmerrshme sidomos tek skena e divanit. Ka qenë periudhë e rëndë, e vështirë por që ka kaluar me sukses”, ka thënë Matoshi.

Ajo është shprehur e tashmë e ka kaluar me sukses periudhën më të vështirë të jetës së saj.

Adriana së fundmi ishte pjesë e filmit “Zana”, ku pasi përfundoi xhirimet u detyrua të shkojë tek psikologu për dy muaj radhazi.

Aktorja ishte pjesë e filmit artistik me metrazhit të gjatë “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, që u pranua në selektimin zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Moskë (MIFF), pa qenë në garë. 

Matoshi u bë e njohur në serialin komik "O sa mirë", ku me rolin e Sasës do të shndërrohej në njërin prej personazheve më të spikatur të këtij produksioni.

Adriana Matoshi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis

VIDEO/Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis