Aktrim dhe stomatologji, ja si ia del Ermira Hysaj ti bëjë shumë mirë të dyja

Një 'Salome' e talentuar jo vetëm në aktrim, por edhe në stomatologji, profesione të cilat i takojnë dy fushave krejt të ndryshme, por që Ermira Hysaj ia del të jetë e suksesshme në të dyja. Nën petkun e një femre fatale, Ermira Hysaj vjen së fundi me rolin e saj në shfaqjen 'Salome'.

E ftuar ditën e sotme në programin 'Rreze dielli', së bashku me aktorin Alert Celoaliaj, si pjesë e kastit të kësaj shfaqjeje, biseda u ndal  gjithashtu edhe tek angazhimi i Ermirës si stomatologe, krahas aktrimit.

E pyetur se si ajo arrin të jetë e suksessshme në të dyja profesionet, edhe pse i përkasin dy drejtimeve krejt të ndryshme, Ermira Hysaj është shprehur:

Gjërat janë të thjeshta në fakt, nuk janë kaq të ndërlikuara. Në ambientin e punës kam edhe të punësuar të tjerë, që do të thotë që në momentin kur unë jam diku tjetër, klinika vazhdon dhe puna shkon për së miri. Për fëmijët , kam ndihmë, kam mamanë e tim shoqi që kujdeset maksimalisht, kështu që unë nuk duhet të ndahem fizikisht  në disa copa dhe do ia dal. Unë jam aty ku jam, në momentin kur jam në teatër, mundohem të jem 100%, momentin kur jam në klinikë, jam 100%, momentin kur unë jam në shtëpi jam 100%. Domethënë, çdo gjë është shumë lehtë e menaxhueshme.

Ermira Hysaj, aktore

Ermira Hysaj, Alert Celoaliaj dhe aktorët e tjerët të talentuar të një kasti të shkëlqyer, me regjinë e Carlo Sciaccaluga, do të ringjitin në skenën e Teatrit Eksperimental shfaqjen 'Salome', në datat 18-19-20-21 Prill, ora 20:00.

Aktorët Ermira Hysaj dhe Alert Çeloaliaj në studion e "Rreze Dielli"

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS