AKU takim me importuesit: Kontroll
të rreptë ndaj grurit dhe miellit!

AKU takim me importuesit: Kontroll<br />të rreptë ndaj grurit dhe miellit!
TIRANE - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit zhvilloi gjatë ditës së sotme një takim të përbashkët me importuesit e grurit dhe miellit në Shqipëri, për të diskutuar lidhur me një bashkëpunim sa më të ngushtë ndërmjet palëve, për të garantuar siguri dhe cilësi ushqimore.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Afrim Bakaj deklaroi, se AKU garanton maksimalisht sigurinë ushqimore në vend”, duke shtuar se “përsa i përket cilësisë së miellit, është në normat e Bashkimit Europian në të gjtha përbërësit e tij, si në përqindjen e proteinës e cila duhet të jetë 12%, si edhe të sasisë së glutenit, hireve dhe përbërësve të tjerë të bukës”.

Bakaj u shpreh se do të jetë në qendër të vëmendjes i gjithë sistemi i gjurmueshmërisë për grurin dhe miellin, nga vendi i origjinës, pikat kufitare nga importohet e deri në furrat e bukës.

Bakaj i njohu importuesit e grurit dhe mielit në Shqipëri edhe me udhëzimin e fundit të Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, numër 12, të datës 15.07.2014, “Për treguesit e cilësisë së Miellit dhe Grurit të Paketuar...”

PDF - Urdhri nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti

aku

Nisma të tilla u përkrahën edhe nga operatorët e biznesit të cilët importojnë miell në Shqipëri , të cilët u shprehën që “Mielli që vjen në Shqipëri është i garantuar me standarde të Bashkimit Europian, pasi kalon në shumë etapa certifikimi, si psh. fillimisht nga e vendit të origjinës, për të vazhduar më tej në kontrollet e rrepta që bëhen në PIK-e në Shqipëri, nga AKU-ja”.

aku

Një nga importuesit e grurit, Hasan Ahmetaj, tha se të gjitha ngarkesat e kompanive importuese në Shqipëri, sjellin grurë dhe miell të cilësisë së Bashkimit Evropian, pasi janë vetë kompanitë eksportuese, të cilat e kanë të certifikuar produktin e tyre sipas standarteve të BE-së.

Sipas AKU, për të garantuar sigurinë ushqimore, vetëm gjatë dy muajve të fundit,janë marrë 280 kampionë mielli, nga të cilat, vetëm gjashtë kanë rezultuar me probleme hiri dhe gluteni, ndërsa ndaj subjekteve janë marrë masa.

Sa i përket një lajmi të para disa javëve në media, që gruri i importuar nga Serbia ka përmbajtje aflatoksine, AKU sqaron se në të gjitha analizat e bëra në ISUF, asnjë moster nuk ka rezultuar problematike. 

aku


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët