Akulloret e paketuara me lëndë kancerogjene, AKU: Mbi 16 ton u shpërndanë në treg, 11 ton u konsumuan, pjesa tjetër u asgjësua pas lajmërimit nga KE

Akulloret e paketuara me lëndë kancerogjene, AKU: Mbi 16 ton u shpërndanë në treg, 11 ton u konsumuan, pjesa tjetër u asgjësua pas lajmërimit nga KE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë një bilanc në lidhje me akulloret e paketuara me lëndë kancerogjene të disa firmave të njohura, të cilat kanë bllokuar gjatë kontrolleve në të gjithë vendin. Pas njoftimit të Komisionit Europian se disa akullore të paketuara të firmave të njohura përmbajnë lëndë kancerogjene, AKU tha se totali i atyre akullore që kanë hyrë në vendin tonë kap sasinë prej më shumë se 16 ton dhe nga këto mbi 11 ton janë konsumuar nga qytetarët, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar. AKU tha se ka nisur kontrollet sapo mori njoftimin nga KE duke gjurmuar të gjithë subjektet që janë furnizuar me to.

Alarmi për prezencën e lëndëve kancerogjene në këto akullore të firmave të njohura është dhënë nga Komisioni Europian, ku Autoritetet e Kontrollit Ushqimor në Francë, Belgjikë, Serbi e Qipro i kanë ndaluar këto produkte të tregtohen. Nga analizat rezulton se disa seri të këtyre të akulloreve janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksid i etilenit dhe janë ndaluar të tregtohen. Oksidi i etilenit, sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer. Përbërësi tejkalon nivelet e përcaktuara nga legjislacioni i Bashkimit Evropian.

Njoftimi i AKU-së

LIDHUR ME SHQETËSIMIN NDËRKOMBËTAR TË KONSUMIMIT TË DISA MARKAVE TË AKULLOREVE

Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të këtij produkti konkretisht:

Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjendje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua. Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë teritorin e Shqiperise.

Me marrjen e ketij informacioni u morën masa të menjehershme nga Drejtorite Rajonale te AKU-se per bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani te substances se paautorizuar të derguara nga sistemi RASFF dhe terheqjen nga tregu me destinacion asgjesimin e saj perkatesisht.

Sasia e shperndare ne treg – 16104.13 kg

Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg

Sasia qe rezulton e shitur – 11747.44 kg

Sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e terhequr nga tregu 4356.69 kg u asgjesuan.

Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi jemi në shërbimin tuaj dhe në këtë angazhim jemi bashkëpunëtorë!

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:27
Mbi 11 ton akullore me lëndë kancerogjene u konsumuan, PD: AKU reagoi me vonesë, korrupsioni masiv në atë institucion solli pasoja për shëndetin e qytetarëve

Partia Demokratike e ka cilësuar si reagim të vonuar kontrollet e bëra nga Autoriteti Kombëtar të Ushqimit, në lidhje me heqjen nga tregu të disa llojeve të akulloreve të paketuara që përmbanin lëndë kancerogjene. Selia blu duke reaguar përmes Dhurata Çupit  shprhet se AKU reagoni me vonesë ndaj amrmit të dhënë nga KE për të ehqur nga tregu këto akullore dhe kjo sipas sakj ndodhi për shkak të Korrupsioni masive në këtë isntitucione.

Çupi akuzon se emërimet politike jo profesionale dhe praktikat korruptive të inspektimeve për sy e faqe kanë sjellë pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve.

"Korrupsioni masiv në veprimtarinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e popullsisë. Plot 11. 7 ton akullore me përmbajtje kancerogjene (oksid etileni në stabilizuesin lygomme) janë konsumuar nga fëmijët e të rriturit në muajt e fundit në Shqipëri. Alarmi për akulloret u dha disa javë më parë nga BE pasi kompania prodhuese kishte konstatuar përmbajtjen kancerogjene në disa prej produktet e saj duke njoftuar tërheqjen nga tregjet e Bashkimit Europian. Qeveria, AKU reagoi me vonesë ndaj kësaj situate duke bërë që produktet e rrezikshme të futeshin në vend, dhe një pjesë e mirë e tyre të konsumohen.

Po ashtu, një investigim i Qendrës "Alert" përmes 5 kampionëve të ndryshme në Tiranë ka zbuluar se akullore artizanale rezultojnë me eneterobaktere dhe stafilokok, deri në 10 herë më shume sesa normat e lejuara. Ndryshimet e shpeshta të drejtorëve gjobvënës të AKU, emërimet politike jo profesionale, praktikat korruptive të inspektimeve për sy e faqe, kanë sjellë në këtë situatë të frikshme për familjet. Nuk kanë siguri për konsumimin e produkteve.  Siguria ushqimore, në kushtet e importit të lartë të produkteve, është parësore", tha Çupi.

Gjatë ditës së sotme AKU njoftoi se totali i akulloreve të paketuar me lëndë kancerogjene që kanë hyrë në vendin tonë kap sasinë prej më shumë se 16 ton dhe nga këto mbi 11 ton janë konsumuar nga qytetarët, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar. Alarmi për prezencën e lëndëve kancerogjene në këto akullore të firmave të njohura është dhënë nga Komisioni Europian,  pasi analizat rezultuan se disa seri të këtyre të akulloreve janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksid i etilenit dhe janë ndaluar të tregtohen. Oksidi i etilenit, sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 23/08/2021 15:18

    Keputini ne mes ata qe i prodhojne gjoba te fuqishme maskarenjve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët