Akuza e dytë ndaj Dakos, tenderi i shëtitores së plazhit në 2014! SPAK: Lejoi rritjen e fondit, 18.3 mln lekë dëm shtetit! Rriti sipërfaqen e shëtitores nga 2.04 ha në 20.4

Akuza e dytë e SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit Vangush Dako dhe personat e tjerë, është tenderi i datës 25 mars 2014 për “projekt zbatimin e shëtitores bregdetare dhe plazhin publik nga Brryli deri në Currila”, e denoncuar nga Ferdinand Xhaferraj, kryetar i PD në Durrës, në vitin 2020.

‘Dëmi në këtë procedurë, është 18.3 milionë lekë të reja dhe për këtë shkelje mbajnë përgjegjësi Anëtarët e Komisionit të llogaritjes së fondit limit Adhurim Qehajaj, Bashkim Salillari, Adnand Toçila, Diana Dedja si dhe Titullari i Autoritetit Kontraktor Vangjush Dako, i cili jo vetëm nuk ka ushtruar autoritetin e tij dhe nuk ka marrë masa për kontrollin e veprimeve të Komisionit, por ka miratuar dhe urdhrin e prokurimit me vlerën e propozuar nga Komisioni.’- thuhet në njoftimin e SPAK.

Fillimisht fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak se sipërfaqja e projektit, u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë. Pra, gjithçka ndryshoi për një presje dhjetore, që sipas anëtares së Komisionit, Diana Dedja, ishte thjesht një lapsus. Për këtë ndryshim të fondit, në faqen 23 të dosjes SPAK, thekson se ka qenë në dijeni edhe Vangjush Dako. Përcaktimi i tarifës ëshë bërë “Në konsultime me drejtorinë Ekonomike dhe me titullarin e bashkisë, shuma e vënë në dispozicion për projekt zbatimin nuk duhet të kalojë vlerën 21 milionë lekë me TVSH”, thekson prokuroria. Por pavarësisht këtij vendimi, sipas SPAK, fondi limit i tenderit ka shkuar në shifrën e 21 milionë lekëve të reja, të cilat janë derdhur në llogarinë e kompanisë ‘SPHAERA’, kur në fakt pagesa duhej të ishte vetëm 2.6 milionë lekë të reja.

Abuzimi me shëtitoren e Currilave thotë SPAK- është zbuluar edhe nga KLSH në auditin e vitit 2015, dhe për të është vënë në dijeni edhe vetë Dako dhe administrata e bashkisë. Prokuroria thotë se se pagesa kompanisë private iu bë në dy këste me dy fatura, 12.5 milionë lekë në datën 24 tetor 2014 dhe 8.3 milionë lekë në 21 dhjetor 2015.

‘Pagesa e këstit të dytë është kryer nga bashkia Durrës, 6 muaj pasi KLSH kishte njoftuar bashkinë Durrës për shkeljet ligjore dhe evidentimin e dëmit ekonomik.’- thuhet në dosje.

KLSH në atë kohë, ka kërkuar që kompania që projektoi shëtitoren ‘SPHAERA’ të kthente pas vlerën e dëmit, 18,3 milionë lekë të reja. pas kërkesës së KLSH, Vangjush Dako ka autorizuar juristin Ermal PRonjari të paditë kompaninë private dhe të kërkojë kthimin e fondeve, por në 17 korrik 2016 ky proces është pushuar në gjykatën e Durrësit pasi përfaqësuesi i bashkisë nuk është paraqitur.  

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SELIM: 08/06/2023 10:59

    Thjesht grup i strukturuar kriminal. As me shume e as me pak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë