Meta: Nga nesër takimet me Ramën, Bashën, Kim e Soreca-n me dëshmitarë e të mirë dokumentuara! Shpërndarja e parlamentit? Nuk bëj lëvizje boshe

Meta: Nga nesër takimet me Ramën, Bashën, Kim e Soreca-n me dëshmitarë e të mirë dokumentuara! Shpërndarja e parlamentit? Nuk bëj lëvizje boshe

Presidenti Ilir Meta

TIRANË- "Nga nesër do të shihni një tjetër presidenti"! Kjo është deklarata e fortë e presidenti Ilir Meta. Pyetur se çfarë do të thotë kjo, Meta tha se do të jetë më institucional, duke sqaruar se takimet me kryeministrin Edi Rama, kryedemokratin Lulzim Basha dhe ambasadorët Yuri Kim e Soreca do të jenë me dëshmitarë e të mirëdokumentuara.

"Do shihni një president tjetër, tepër institucional, shumë i kujdesshëm. një president që do të zbatojë Kushtetutën, që nuk do të përfshihet më me biseda që lënë vend për alibira, e diskutime. Me kryeministrin jam i hapur për takime zyrtare të mirëdokumentuara dhe me dëshmitar, por kështu edhe me Bashën si kryetar i opozitës. Me Kryemadhin nuk ka nevojë, se ajo ndjek Bashën, s'ka nevojë. Me ambasadoren e SHBA-së dhe të BE-së gjithashtu, u shpreh ai në 'Opinion'. 

Nga ana tjetër, kreu i shtetit ka dhënë sinjale se nuk ka në plan të shpërndajë parlamentin, duke lënë të nënkuptuar se nuk ka mjaftueshëm besim në këtë opozitë për marrjen e qeverisjes në të ardhmen.  

"Unë shpresoj që gjërat të shkojnë ndryshe. Kryetari i parlamentit është legjitim. Parlamenti ka probleme me Kushtetutën. Prap jemi në një situatë ku të mos e çojmë më tej paligjshmërinë. Nëse ka opozitë që merr përsipër drejtimin e qeverisë në të ardhmen, patjetër e shpërndaj parlamentin. Por unë lëvizje bosh nuk bëj", u shpreh Meta, teksa nuk i ka kursyer akuzat për kryeministrin Edi Rama. Për Metën, vendimi për shembjen e Teatrit, që e cilëson si të nxituar, ka një qëllim "destabilizimin e vendit". Për këtë bën fajtor Ramën, të cilin e quajti si përfaqësues i përfaqësues i lobit serb në SHBA që i intereson përplasja cilive dhe për këtë shprehet se ka prova që do i publikojë në një moment të dytë. 

"Rama përfaqësues i lobit serb në SHBA. E them me bindje do e provojë koha. Lobi serb dhe ai pro rus në Uashington i intereson përplasja civile dhe destabilizimi në Shqipëri. Kam shumë prova dhe dokumente që do i bëj publike në kohën e duhur. SMS që u bë publike sot do duket pa vlerë në raport me to. Do flas në të ardhmen dhe në kohën e duhur", tha Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:28
Meta: Basha s'u tregua korrekt! Më dha fjalën që do hynte në zgjedhje, por s'e bëri

1562058384_ilirmeta15.jpg

Presidenti Ilir Meta ka pasur kritika edhe për opozitën, për vendimet që ka marrë. Meta shprehet se ka marrë premtim nga Basha se do të futej në zgjedhje e tetorit, të shtyra nga presidenti, por më pas "dolën nga fjala".

Gazetari: Ju i shtytë pa një diskutim paraprak, pasi opozita deklaroi se nuk hynte në zgjedhje dhe në tetor.

Ilir Meta: Këtu ka një mungesë korrektësie, unë kam marrë fjalën nga Basha se do të hynin në zgjedhje. Pastaj, ata mbajtën qëndrimin e tyre herë kështu e herë ashtu.

Ora 23:12
Meta: Pas protestave s'kanë kuptim masat për koronavirusin! Rama po argëtohet në Facebook

1560243507_ilirmeta.jpg

Për presidentin Ilir Meta, nuk ka më nevojë për masa të rrepta që pas asaj që ndodhi më 17 maj, me shembjen e Teatrit.

"Pas asaj që ka ndodhur më 17 maj ku policët ishin krah për krah nuk ka më kuptim kjo histori, këtu janë rregullat për distancimin social. Rama e ka kthyer në një lloj argëtimi, ka krijuar një Komision që e shpalli pas deklaratës sime", tha Meta.

Ora 23:04
Do shpërndajë parlamentin? Meta: S'bëj lëvizje boshe! Do e bëj kur të ketë një opozitë gati për qeverisje

1560262576_thumbnailDSC9939.jpg

Presidenti Ilir Meta i pyetur se nëse do të shpërndajë parlamentin u shpreh se nuk do të bëj 'lëvizje boshe'. Sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodh deri në një kohë kur të ketë një opozitë që merr përsipër qeverisjen e vendit, duke lënë të nënkuptuar se nuk ka besim te kjo opozitë aktuale. 

"Unë shpresoj që gjërat të shkojnë ndryshe. Kryetari i parlamentit është legjitim. Parlamenti ka probleme me Kushtetutën. Prap jemi në një situatë ku të mos e çojmë më tej paligjshmërinë. Nëse ka opozitë që merr përsipër drejtimin e qeverisë në të ardhmen, patjetër e shpërndaj parlamentin. Por unë lëvizje bosh nuk bëj", tha Meta, duke shtuar se nëse do të shpërndaj parlamentin do të shpërndaj edhe qeverinë, por sipas tij problem do të jetë se kush do marrë postin e kryeministri. 

“Nëse shpërndaj parlamentin, unë do shpërndaj edhe qeverinë se nuk ka sens.  Por që të shpërndaj qeverinë dhe parlamentin na duhen nja 20 burra.

E merr ti përsipër të bëhesh kryeministër (i drejtohet gazetarit Fevziut). Na duhet dikush ta marrë përsipër”, deklaroi Meta.

“Po mua s’më ka lënë mendja…”, iu përgjigj gazetari.

Nga ana tjetër, ai e ka mohuar që ka synim drejtimin e opozitës, siç është komentuar shumë për shkak të vendimeve të tij, si dhe ka mohuar krijimin e një partie të re.

"Nuk është kjo detyra ime as të luftoj qeverinë as të përkrah opozitën. Nuk përzihem më me këta aktorë, të shkojnë në parlament për t'i zgjidhur, nuk merret më presidenti me këto histori. Do kujdesem për mbarëvajtjen e demokracisë", tha Meta.

Ora 23:03
'Mos i bjerë të fikët presidentit', Meta publikon sms e diplomatit të huaj

Presidenti Ilir Meta ka folur në “Opinion” në lidhje me reformën në drejtësi si dhe për rolin e ndërkombëtarëve në vendin tonë.

Meta publikoi në emision mesazhin e një diplomati të huaj, që sipas tij, e ka nisur në emër të BE dhe SHBA. Në këtë mesazh, tregohen diskutimet që janë bërë jashtë syrit të medies në periudhën kur zgjidheshin anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.

Në mesazhin diplomatit thuhet se Rama nuk do ta bllokojë kandidaturën e Marsida Xhaferllarit në listën tjetër për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, çka për Presidentin Meta tregon qartë ndikimin e kryeministrit në reformën në drejtësi.

“Ky mesazhi këtu është për të kuptuar se si punojnë disa ndërkombëtar në Tiranë për Reformën në Drejtësi. Ky është një diplomat korrekt dhe ka qenë në atë takim. Ai e ka nisur këtë në emër të ambasadës amerikane dhe ambasadës së BE. Mirëmëngjes Beni thotë. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm më Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që mos i bjerë të fikët presidentit. Rama megjithatë ra dakord që Marsida  Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë. Pra, është Rama që i bllokon dhe jo KED që i infiltron kandidatët. Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë. Por, ky është një qëndrim i turpshëm, anti-kushtetues. Nuk janë lojërat e Amerikës, por lojërat e ekspertëve.”

Mesazhi
Ora 23:01
Meta: Rama përfaqësues i lobit serb në SHBA, i intereson destabilizimi i vendit! Kam prova

1560155027_metafotoopozita.jpg

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ai është përfaqësues i lobit serb në Uashington, për këtë arsye të gjitha vendimet që merr, përfshirë këtu edhe shembjen e Teatrit, se kërkon destabilizimin e vendit.

"Rama përfaqësues i lobit serb në SHBA. E them me bindje do e provojë koha. Lobi serb dhe ai pro rus në Uashington i intereson përplasja civile dhe destabilizimi në Shqipëri. Kam shumë prova dhe dokumente që do i bëj publike në kohën e duhur. SMS që u bë publike sot do duket pa vlerë në raport me to. Do flas në të ardhmen dhe në kohën e duhur", tha Meta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • artan: 27/05/2020 10:54

    O president bej nje kurs anglishtje. Ndoshta nese merr paketa per me teper se nje person (si ky Beni i sms) ju bejne dhe ulje cmimi. Keta politikanet tane jane langaraqe nga i pari tek i fundit. Mjere ne!!

    Përgjigju
  • Hinglateri: 26/05/2020 17:41

    Hajduti Meta mafiozi me i korruptuari ne rajon bashkshorti i Lavires Monik qe mbasi u ngop me kafshim veshesh tani do na kafshoje k...

    Përgjigju
  • Dimdim: 26/05/2020 15:30

    Qe neser do te jesh nje president institucional.Bravo Mire qe e pranon vete me gojen tende qe deri tani ke bere gallate dhe me kushtetuten ke fshire b....

    Përgjigju
  • Tirona: 26/05/2020 15:09

    Gazetaret qe ishin ne koference shtypi me presidentin, nuk ju beri pershtypje se bari mbrapa presidences, ne teritorin e saj, kishte vajtur deri ne gju, apo makina korse e barit eshte haruar tek Gjiri I Lalzit.

    Përgjigju
  • Burg per hajdutin: 26/05/2020 14:28

    Ik ore President hajdut se je bere palaco ti do te mbrosh pasurine dhe burgun Po nuk ja ke per te arritur qellimit mbas qafe e ke

    Përgjigju
  • Fredi: 26/05/2020 14:26

    O Like ZVARRANIKU i MALLKUAR nga Çepani i Skraparit të HORRAVE dhe HAJDUTËVE ,kollaj ishte të VIDHJE dhe GRABISJE THESARIN e SHTETIT në KRRABË , me MIJËRA e MIJËRA TONELATA AR dhe FLORI 24 KARAT !!!! Kollaj ishte të VIDHJE , GRABISJE dhe PLAÇKISJE MINIERËN E KRROMIT në BULQIZË dhe UZINËN E PËRPUNIMIT të THELLË të NAFTËS në BALLSH , ku nga vetëm këto të DYJA GRABITE dhe ZHVATE mbi 500 MILION €URO !!!! DHE tani me këto LEK po PAGUAN DOBIÇAT Budina për të ngritur NJË ÇADËRR tjetër KRRIMINALE prej HAJDUTËSH , në BULEVARD , por që ajo ÇADËRR E KRRIMIT do jetë edhe FUNDII JUAJ më i DHIMBSHËM!!

    Përgjigju
  • HAJDUTI: 26/05/2020 10:38

    O like me bllok në dor të gjith e din që ti je hyjdut. Pra ti je kart e djegur o like floriri ti përpëlitu si të duash e ke humbur si xhaferi simiten o like. Mere me qetsi e dashuri o like kok lopa Reçi aty është po të pret o like do luash tavëll me qenin bastard malokun bajg salhe.

    Përgjigju
  • Lui: 26/05/2020 08:58

    O Likeeee, te mbaroi qetesia mo Like? Se dashuri nuk ke patur ndonjehere. Nuk ka me per ty "me qetesi e dashuri", hahahah

    Përgjigju
  • Rrahman Gashi: 26/05/2020 08:45

    Ka ende burra dhe trima që nuk bëjnë “pas” nga presionet, shantazhet,kërcënimet e Ripjelljes. Mësoni o shqipëtar që jo të githe i kanë falur Ripjelljes shpirtin dhe by*hen. Burreria nuk ka brirë. Edhe Besa ndaj kushtetutës por NUK duhet të jesh by*hlëpirës që ta shohesh

    Përgjigju
  • redi: 26/05/2020 07:51

    Presidenti nuk mund te shperndaj parlamentin ,se nuk ka ligj kushtetues ta bej. Shqiperia duhet te ndryshoje kushtetuten ,per sistemin zgjedhor me lista te hapura si dhe presidenti te zgjidhet direkt nga populli.Per presidentin kemi 30 vjet qe kryen pazare dhe vendosen njerez qe nuk gezojne mbeshtetjen popullore por thjesht narreveshje ne kurriz te popullit

    Përgjigju
  • Arbëri: 26/05/2020 07:39

    Qfar djalli ka hyr në mesin e kombit tim, a mundet kush që ta deshifrojë ???

    Përgjigju
  • Ben: 26/05/2020 05:53

    E kuptoni çfare president karagjoz kemi?Turp.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 26/05/2020 04:44

    Beji nje nder vetes LARGOHU,JEP DORHEQIEN O KEMBEPLEH. Nuk te shpeton asnje lloj lobi mbi dhè! As ata dy qe te bene president se do i marresh me vete nga qe te te çojne. Pastaj dorzo pasurine dhe bashke me ata te dy qe te bene president futini nje dor letra murlan se kini bere me te paparen e te paberen per kete vend@popull! Q Ë R O H U N I !

    Përgjigju
  • Na kenoqe Ho xhaxhi Enver ..: 25/05/2020 23:58

    Gjyna ku Shqiperia ngeli ne duart e xhaxhallareve vetem Si Hoxha .. Askush nje Mendim per Popullin... Per Njerezit e thjeshte. te robetuar.. Por vetem per. B***** e tyre dhe Vilat dhe numrat e Bankave Miliardere ,,kallepet e Florive Si te fshehura apo Berzyloke e Unaza neper duar,,te Grave dhe te Dashurave... Pppppfffiiiuuuuu.

    Përgjigju
  • ymeri: 25/05/2020 23:50

    TE shperndash parlamentin dhe qeverine ,,QUHET GRUSHT SHTETI I META O COBAN,,,ATE DO RAMA O BUDALLA TE ARRESTON NE VEND DHE ME KETE AKT E NXJERR PARTINE TENDE LESHIN E DHISE ME ZERO VOTA NE ZGJEDHJET E 2021,,,DHE E KALON BURGUN ME GRUAN TENDE,,,NGA TE GJITHA ANET JE I HUMBUR O META O PLEHRE,,,RAMA TE KA KAPUR SHAH-MAT...

    Përgjigju
  • Drejtues: 25/05/2020 23:47

    Ky mund te kete 1001 te zeza, dhe realisht i ka bere se ka 20 e ca vjet ne politike, POR jepi hakun se eshte politikan, nuk eshte as lulzim b.tha nje lolo i rendomte e as edi trafikanti qe duket si loder e qarqeve shoviniste. Ky njeri mire keq del ne balle, vepron e nuk kthen koken prapra. Kjo eshte evidente dhe ky e provon cdo dite e sa here ka mundesi!!!

    Përgjigju
  • Yuri: 25/05/2020 23:36

    Jep ndonje dekorate ate bej ti kokcep

    Përgjigju
  • gimi: 25/05/2020 23:04

    po mos ishte amerika ju e kishit bere pershesh kete vend.. Keni treguar koken 30 vite..

    Përgjigju
  • Sigi: 25/05/2020 23:00

    Dhe fundi eshte se Reforma do behet sipas USA dhe BE ,do apo nuk do zoti president

    Përgjigju
  • Aaaaa: 25/05/2020 22:56

    Paska rrjedh komplet I shkreti...gjynof

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund