Vetëdorezohet në polici Jaeld Çela, ish shefi i Policisë Vlorë

Vetëdorezohet në polici Jaeld Çela, ish shefi i Policisë Vlorë

Jaeld Cela

Ish-Drejtori i Policisë së Qarkut Vlorë, Jaeld Cela është vetëdorezuar sot në Drejtorinë e Policisë Tiranë në prani të avokatit të tij.

Lajmi është konfirmuar për Shqiptarja.com nga burime në Policinë e Tiranës. Avokati i Çelës, Petrit Ismaili ka konfirmuar se ky ishte vendim tashmë i paralajmëruar nga Ish-drejtuesi i Policisë, i cili do të vijojë tashmë betejën në Apel së bashku me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më poshtë deklarata e marrë përmes avokatit:

Vendosa të paraqitem përpara trupit gjykues në këtë fazë të dhënies së drejtësisë.

Në këto 2 vite nuk i jam bindur një mase denigrimi ndaj meje (që prokurorët e kësaj çështjeje e quajtën masë sigurimi).

Nuk më udhëhoqi në këtë veprim instikti i lirisë, por arsyeja dhe respekti për punën që kam bërë në më se 17 vite në strukturat e Policisë së Shtetit.

Më udhëhoqi:

-Respekti për punonjësit e shumtë të policisë, vartës, kolegë dhe eprorë, me të cilët kam shërbyer vetëm bazuar në ligj;

-Arsimimi dhe formimi im si Punonjës Policie dhe si një njeri që po i nëpërkëmbej e drejta;

-E mbi të gjitha respekti dhe dashuria për familjen time, së cilës mund t’i kërkoj ndjesë vetëm pse isha bashkëkohës me një sistem drejtësie që nuk interesohet të japë drejtësi me vendimet e tij, por të performojë politikisht, përmes tyre.

Nuk shkova në paraburgim edhe për një arsye tjetër: Do të “zhgënjeja” gjithë ata të fajshëm që Ligji Penal, synon përveçse t’i ndëshkojë, edhe t’i ndreqë, pasi kjo e dyta do dukej e parëndësishme, meqë në burg mund të hysh edhe kot.

Kam qenë dhe mbetem i bindur në pafajësinë time sepse ajo mbështetet mbi të vërtetën, drejt së cilës duhet të shkojë drejtësia….

Përgjatë gjithë kësaj periudhe mbi emrin tim është hedhur baltë nga të gjithë ata që kurrë nuk më kanë njohur, që kurrë nuk kanë pasur dëshirën të njohin të vërtetën dhe që e kanë gjithmonë të lehtë të ngrenë gishtin dhe të nëpërkëmbnin “prenë” e radhës.

Prokurorët më donin “bashkëpunëtor” të ish-Ministrit Tahiri, ndërkohë që isha vartës dhe bashkëpunëtor në shërbim të Ligjit.

Më kanë akuzuar si bashkëpunëtor të disa individëve që jo vetëm nuk i njoh dhe as parë ndonjëherë por që janë ndjekur penalisht dhe arrestuar kur unë isha nën drejtimin e Policisë së Qarkut Vlorë.

Në 57 fashikujt  “të ashtuquajtur voluminozë” emri im nuk rezulton askund, as në përgjime, as në bisedat e të hetuarve, as në ndonjë shkelje procedurash apo ligji… përkundrazi shfaqet vetëm në shkresat që kam firmosur për të arrestuar dhe ndjekur penalisht shumë prej këtyre personave…

Në këtë proces, pa asnjë dyshim të arsyeshëm, asnjë fakt e aq më pak provë, prokurorët (në këtë rast, inkuizitorët) një “provë: e dhanë..: se sa i rëndësishëm është reformimi i drejtësisë, të mos stonojë me emrin që ka, të kërkojë dhe japë drejtësinë.

Së fundi, edhe po i "falenderoj" prokurorët pasi gjithë ai privim lirie që më detyruan të kaloj, shoqëruar me mbështetjen e njerëzve të mi, qindra punonjësve të ndershëm të policisë, shokëve e miqve, më bënë të kuptoj se paska një gjë edhe më të rëndësishme se sa që njerëzit të të duan: që ata të të BESOJNË. Besimi që patën të gjithë në pafajësinë time, qe oksigjeni dhe arsyeja se përse do eci përpara.

Jam krenar për të gjithë vitet që shërbeva në strukturat e Policisë së Shtetit, ku kam dhënë më të mirën time në të gjitha shkallët e karrierës mbështetur në ndershmërinë, humanizimin dhe profesionalizmin  e lartë në kryerjen e detyrave të mia në shërbim të qytetarëve të vendim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 22/05/2020 15:10

    O mik po ke ber shkelje, normalisht ligjit nuk i shpeton dot askush. Por nje gje eshte e vertet si drita. Drejtor burreror si ty svjen me ne vlor. Ti kishe fjalen dhe e mbaje, keta te tjeret kane cimkat dhe te hajn prej kembe

    Përgjigju
  • Vl: 17/05/2020 07:13

    U dorzove fiks o pler qe ke ne kurriz gjith vrasjet qe jan ber ne vlore ne kohen tende qe i vure flaken vlores nga ty ka ardh cdo gje o pler e lenme hasmwrira qe sdo mbaroj. As per 20 vjet te tjera

    Përgjigju
    • vl vertete: 24/06/2020 08:53

      Po ti funderrine dhe mi kanalesh pa na trego kush je... meso te shkruash o mut pastaj shpif... mos ia qa hallin hasmerise shiko bythen tende legen

  • Santa Quaranta: 16/05/2020 23:09

    Je i zhytur deri ne fyt!! Nuk ka Vjose qe te lan dot!!

    Përgjigju
  • Drejtesia: 16/05/2020 22:27

    Filluan skenaret e rinj te telenoveles se vjeter per spostim vemendje publike nga gjykata kushtetuese, ceshtjet e nxehta te grabitjes dhe buzimit politik me Shqiptaret... Miratimi I kodit te ri zgjedhor .. Sic u dorezua Balili me "telekomande" po dorezohet tani edhe ish-drejtori policise.. Te cilin e nxjerrin kur e duan nga vendet Ku i fshehin dhe i ruajne vete pasi i bejne bashkepunetor ne krimet e tyre..

    Përgjigju
  • Durres: 16/05/2020 21:11

    Karriera,jote iku se u bere ushtar i bindur i populllit dhe jo i ligjes........

    Përgjigju
  • Tasimi: 16/05/2020 19:34

    Ne burg te pakten 10 vjet ky e 20 tahiri

    Përgjigju
  • LORA: 16/05/2020 18:34

    Lajm i mire. Fshehja e tij e disfavorizonte mjaft Saimir Tahirin. Uroj nje proces gjykimi rigoroz.

    Përgjigju
  • Nikolin: 16/05/2020 18:13

    E more kodosh u dorezove e.jepu ca lek atyre tani se po te presin

    Përgjigju
  • Edi: 16/05/2020 18:04

    I paske rreg punet o byrazer , ju duheni gjykur per Genocide, keni helmuar pupullin tuaj dhe European

    Përgjigju
    • Edi: 16/05/2020 21:08

      Me fal se u shpreha gabim . Nuk e kam per ty si individ , Po per sistemin te perform dhe te Ben gjyqin . Uroj me te mirat per ty si individ .

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet

Sulmi izraelit, Irani: Fluturimet kanë rifilluar në të gjithë aeroportet