Kokaina, kryebashkiaku tha se do e padisë, Salianji: PD-ja s'ka bërë verifikime, i jam referuar medias

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar për herë të parë për Report Tv pas paralajmërimit të kryebashkiakut të Bulqizës se do ta padisë për akuzat se në videon e publikuar në media është ai që pi kokainë. Salianji largoi përgjegjësine duke u shprehur se PD-ja nuk ka bërë asnjë verifikim për videon e publikuar, por i është referuar medias. Salianji shpjegoi sipas tij se kush është përgjegjësia penale dhe morale kryebashkiakut, për të cilin tha 'duket qartë si fshesë me korrent duke thithur kokainën'.

"Sasia e kokainës që ishte aty dhe njerëzit aty ka shkelje të ligjit. Në lokal nuk lejohet duhani dhe jo më substanca të tjera, që duhet të dalë nga hetimi se cfarë ishin. Nga ana ligjore janë këto elementë, ndërsa nga ana morale mund ta gjykojnë të gjithë vetë. Unë kam mbrojtur dhe do të mbroj interesin publik dhe do të denoncoj me emër, ky është një investigim gazetaresk, që i jam referuar. Qeveria duhet ta shkarkojë menjëherë, pasi në një tjetër rast ish-kryebashkiaku i Dibrës u shkarkua menjëherë për një vepër pak më të rëndë apo të ulët. Ky është një njeri me rrezikshmëri të lartë. Ky është kryebashkiaku i gjashtë i kapur me afera" tha ai.

I pyetur se si do të veprojë nëse ajo që ai denoncoi nuk rezulton i vërtetë, u shpreh se "Sikur kemi mbajtur përgjegjësi për akuzat e tjera, kundër Rroshit, Pjerit, Habilajt apo grupeve të tjera. Kemi 7 vite që denoncojmë me emër dhe janë të faktuara. Për rastin konkret ka qenë investigim gazetaresk. PD-ja i është referuar medias" tha ai duke mohuar se PD-ja ka bërë verifikime për rastin. "Jo! Në cdo rast kemi fakte që i publikojmë vetë. Dje kam parë fotot dhe shkrimet në media dhe nuk kemi pasur asnjë dijeni tjetër. Nëse do ta kishim do të bënim verifikimet tona, por është rast gazetaresk i pavarur. Ai duket qartë si fshesë me korrent duke thithur kokainën. Për të gjitha denoncimet që kanë ardhur nga PD-ja i faktuar me prova, ka edhe të tjerë që janë përfshirë në aktivitete kriminale" tha ai, referuar kryebashkiakëve të PS-së.


Lajmi kryesor:

U akuzua se pi kokainë, kryebashkiaku i Bulqizës dëshmon në SPAK: Nuk jam unë personi në video! Ta gjejë prokuroria


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 3 të rinjtë

Trafik armësh nga Shkodra drejt Tiranës, lihet në burg ish-efektivja dhe 3 të rinjtë