Akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave nga COVID, Rakacolli: E paprecedentë, kanë kaluar çdo cak njerëzor

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në një intervistë për Report TV ka folur për akuzat e kreut demokrat Lulzim Basha se po fshihen viktimat e COVID.

Ajo  tha se me këto akuza kanë kaluar çdo cak njerëzor, ndërsa ka bërë thirrje që një gjë e tillë t'u lihet në dorë mjekëve të cilët po e bëjnë detyrën me shumë përgjegjshmëri.

"Le t'ia lëmë profesionistëve fjaët e fundit, le të mos e përfshimë akoma më shumë politikën në punën e mrekullueshme që po bëjnë mjekët. Të bësh akuza të tilla në një kohë që mjekët po bëjnë punë për të luftuar ne COVID, është një gjë e paprecedentë e pamenduar që ka kaluar përtej çdo caku njerëzor jo politik. Nëse do merremi me analiza të tilla është mirë që të merren profesionistët. Bërja e pyetjeve të tilla në nivel bisede të përditshme nuk jep informaicon të saktë.

Nëse unë dalë pozitive dhe skam asnjë shenjë, mund të sëmurën tani dhe bëj infarkt dhe vdes nga infarkti. Gjatë këtyre 10 vjetëve kam bërë 3 herë infarkt bëj dhe një infark dhe mbaroj (shembull). Se çfarë ka parasysh Basha të dalë ta thotë, unë sbëj komentet mbi gjëra që si di profesionalisht, ju lutem pyesni profesionistët që dinë ti  sqarojnë gjërat. Ajo që po vihet re sot është se njerëz që mendojnë se dinë diçka hedhin mjegullnajë dhe krijojnë probleme kot", tha ajo.

Ndërkaq zëvendës ministrja, ka folur edhe për situatën e pandemisë ku theksoi se nëse mbushet COVID-4 me pacientë, ministria ka përgatitur disa skenarë, dhe të parët që hyjnë në fuqi janë 5 spitalë rajonalë të cilët janë gati. Për efikasitetin e masave të reja anti-COVID Rakacolli tha se është ende herët për të bërë një vlerësim. Ajo ka theksuar se personat që janë në pritje të përgjigjes së testit të COVID duhet të presin në shtëpi.

VIDEO/Intervista e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:45
Rakacolli tregon skenarët: Me mbushjen e COVID-4 janë gati 5 spitalë rajonal! Personat në pritje të përgjigjes së testit të izolohen (VIDEO)

Në një kohë që shifrat e COVID në vendin tonë janë në rritje, Ministria eShëndetësisë ka menduar skenarët në rast  të përkeqësimit të situatës.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha në Report TV se nëse situata përkeqësohet dhe mbushet edhe COVID 4, theksoi se janë gati edhe 5 spitalë rajonalë.

"Ne duam ti  shfrytëzojmë në maksimun kapacitetet. Di të hyjnë në fuqi edhe rajonalët. Është ai skenar që kemi thënë disa herë dhe duam ti shfrytëzojmë në maksimum kapacitetet tona. 5 spitale rajonale hyjën nëse mbushet COVID4  janë skenare të shkruajtura të paraqitura që më përpara janë në formë librash të botuara. Në total kemi deklaruar se kemi rreth 1600 shtretër në funksion të dedikuar për COVID ,nëse do ketë nevojë kemi disa rezerva dhe do ti vëmë në fuksion", tha ajo.

Ndërkaq Rakacolli ka theksuar se personat që janë në pritje të testit të COVID duhet që të izolohen, deri në daljen e përgjigjes.

"Ne kemi sqaruar disa herë, që marrja e testit dhe përgjigjia e tamponit është e rëndëishme. Nës ejam e dyshuar e marr tamponin se jam e dyshuar, dhe do të sillem njësoj sikur jam dhe do të sillem njësoj si pjesa tjetër. Kjo deri në momentin që marr përgjigjen. Askujt nuk i priten marrëdhëniet e punës nëse ai ka marrë tampon dhe është në proces izolimi", tha ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ulsiu: 20/11/2020 20:55

    Kjo nga nje ane dhe i shoqi te sanatorioumi e degjeneruan miletin. Ky eshte cifti beniamin i Rames ne shendetesi. Nje me mavri se tjetri.

    Përgjigju
  • Danny: 20/11/2020 18:38

    Si llogariten te vdekurit ne Itali-artikull i Il Sole 24 ore i muajit prill Meqenese degjova nje debat, u bera kurioze. Ka kohe qe e them, qe Ministria jone e Shendetit Publik po tregon si indikator pozitiv te eficiences se masave te marra nr e te vdekurve ne krahasim me shtetet e tjera. Por meqenese ende nuk kam kuptuar si i ndertojme ne statistika te caktuara, se per t'i perdorur duket haptazi si perdoren, me sakte nuk perdoren ose keqperdoren, kur statistikat duhen te jene baza e cdo strategjie. Por kur nuk u besojme as vete, normal qe nuk i perdorim. Atehere u bera kurioze si llogariten humbjet e jetes te shkaktuara nga Covid, ne total ne vendet e tjera. Pastaj me grafiket dhe sa jane ato per 1 milion banore do i kerkoj tim biri ose ndonje nxenesi te klases se 6, ndoshta eshte me i sakte dhe e interpreton me mire. ...Departamenti i Epidemiologjise se Lazios per llogari te Ministrise se Shendetit ne Itali drejton nje sistem te shpejte te mbikqyrjes se te dhenave mbi vdekjet ditore qe quhet SiSMG. Me beri pershtypje si Italia monitoron ne kohe normale, nr e vdekjeve ne baze ditore. Jam kurioze si e kemi monitoruar ne deri para virusit? Nejse... Eshte nje sistem unik ne Itali i rendesise kombetare dhe pjese e rendesishme e sistemit europian te mbikqyrjes se te dhenave EuroMOMO.eu. Qe nga fillimi i pandemise ky sistem eshte perdorur per te monitoruar shkallen e vdekjeve ne qytetet italiane dhe rezultatet kane vene ne dukje duke filluar nga java e pare e muajit mars numra te ekzagjeruar te vdekjeve ne qytetet e Veriut te Italise, qe kane kaluar 2-3 here te dhenat e serive historike te te dhenave per periudhat e referimit 2014-2018. Pra sinjalin e alarmit italianet e kane pare menjehere nga statistikat. Po atehere nga keto te dhena, si arrihet ne konkluzionin se kush ka vdekur nga Coronavirus? Per statistiken italiane dhe si rrjedhim Komitetin e Mbrojtjes Civile, pse ne Itali pervec komitetit shkencor, ne valen e pare u krijua me te drejte Mbrojtja Civile, pse pandemia eshte mbi te tjera fatkeqesi qe duhet perballuar, pra per Komitetin e Mbrojtjes Civile quhej i vdekur nga virusi Corona, cdo i vdekur nga patologji qe krahas te tjerave i rezultonte nje tampon pozitiv. Po cfare ndodh ne vendet e tjera? OBSH udhezoi te beheshin sa me shume testime mbi personat e dyshuar, por secili nga vendet e interpretoi kete udhezim ne baze te kapaciteteve te tyre per te bere testimet ne territorin e tyre. Ne kete menyre vlerat e komunikuara jane gjithnje te nenvleresuara me realitetin. Qe ketu lind margine i gabimit te shifrave qe ne sot mund te komunikojme, nga nr i testimeve qe bejme. Ashtu sic shkruante gazeta The Economist, qe vendet me te varfera kane me pak kapacitete per te testuar dhe kuruar pacientet e tyre. Sipas nje kontrolli, ne UK vetem nga 5 marsi Covid 19 u monitorua ne shifrat e humbjeve te jetes dhe u raportua. Ne Gjermani Instituti Robert Koch monitoron jo vetem humbjet e jetes nga Covid ne presence te nje tamponi pozitiv, por dhe te gjithe te vdekurit qe kane lidhje me te, dmth per te gjitha rastet e dyshuara mund te beje dhe autopsi, kontrolle pas vdekjes. Ne SHBA vetem nga 16 prilli filluan te monitorohen keto shifra. Catalogna ndryshoi metoden e llogaritjes, pervec te vdekurve ne spitale, shtoi te dhenat e rezidencave per te moshuar dhe atyre te vdekur ne shtepi. Ky numerim i tille solli dhe dyfishimin e numrit te raportuar. Kjo per kulture statistikore...Une prape insistoj se duhet te mbrohemi nga kjo lufte e njeanshme, te cilin nuk e kemi shpallur ne. Nuk kemi asgje per te demostruar. Ashtu si mjeket tane duhet te perqendrohen tek protokollet dhe t'i axhornojne ato sipas botes dhe statistikat t'ua lene komiteteve te tjera, qe pavaresisht punes qe bejne mjeket, ne baze te numrave duhet te ndalen dhe te kuptojne se duhen dhe masa apo strategji te tjera.

    Përgjigju
  • Danny: 20/11/2020 18:35

    Zonja eshte mjeke e nderuar, me duhet t'i kujtoj progresionin gjeometrik. Kur i tregojne shifrat e rritura, tregon se e paska zgjidhjen, prezencen e spitaleve. Po kur ato spitale te mbushen moj zonje nese mbetemi te masat tona te varfera, dhe infektimi te kete marre permasa galopante ne progresion gjeometrik, kur te infektuar te kesh aq sa ke ne te gjitha spitalet te marra sebashku, si mendon t'i japesh zgjidhje situates? Apo kush te mbijetoje, te mbijetoje, ligji i Darwin-it, seleksionim natyral. Nuk e di, si arsyetojme ne shqiptaret. Ende nuk e kam kuptuar.

    Përgjigju
    • Bella: 20/11/2020 19:05

      Sa kohe paske denny me taulantin punon?

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë

Meta sulmon sërish Altin Dumanin: Nuk i druhem një prokurori që s’di të thotë dy fjalë