Akuzat e Kinës: Virusi doli nga laboratoret ushtarake amerikane

Akuzat e Kinës: Virusi doli nga laboratoret ushtarake amerikane

Akuza të SHBA, në veçanti për të ashtuquajturin virusi kinez nga ish presidenti Donald Trump, Kina i është kundër përgjigjur me dyshime rreth sigurisë së vaksinës së kompanisë “Pfizer” kundër Covid-19 dhe ka theksuar se virusi i ri e ka prejardhjen nga një laborator i ushtrisë amerikane.

Akuzat e Pekinit zyrtar u rritën ndjeshëm pas mbërritjes së 13 hetuesve ndërkombëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Wuhan për të hetuar prejardhjen e virusit.

Në rrjetet sociale, hashtag-u “American’s Ft. Detrick”, i nisur nga Grupi Komunist i të Rinjve, u u pa 1.4 miliard herë javën e kaluar pasi Pekini bëri thirrje që Organizata Botërore e Shëndetësisë të zhvillonte hetime në laboratorin e armëve biologjike në Maryland.

Ndonëse teoritë e paqëndrueshme të Kinës nuk janë të besueshme jashtë vendit, ato kanë audiencë brenda shtetit komunist.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve

Drejtoria e Tatimeve: Përllogaritja e kësteve njeh edhe shpenzimet e tatimpaguesve