Akuzat e opozitës për lidhjen me ish-zyrtarit lartë të FBI-së, Rama: 225 mijë dollarët jo para lobimi, por lekë borxh që Agron Neza ia dha McGonigal

Akuzat e opozitës për lidhjen me ish-zyrtarit lartë të FBI-së, Rama: 225 mijë dollarët jo para lobimi, por lekë borxh që Agron Neza ia dha McGonigal

Edi Rama

Akuzat e opozitës se ka influencuar nëpërmjet ish-punonjësit të Sigurimit të Shtetit tek Charles McGonigal, për të hetuar lobimin rus në PD, kryeministri Edi Rama i cilëson si fantazi me ligësi. Rama thotë se çdo gjë është hetuar në SHBA dhe se konkluzioni i hetimit s’ka asnjë lidhje as me të dhe as me qeverinë shqiptare. Kreu i qeverisë thotë se paratë e marra prej rusëve në PD nuk janë shpikje, por fakt i hetuara. Sa i takon çështjes së zyrtarit të lartë të FBI-së, Rama thotë se McGonigal nuk akuzohet fare për asgjë nga këto që fliten, por ka të bëjë vetëm me një konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij. Në fakt çështja e parave u pohua edhe nga vetë Agron Neza, i cili tha se 225 mijë dollarët ia ka dhënë ai mikut të tij Charles McGonigal për t’ja kthyer dhe se nuk ka të bëjë me asnjë biznes siç i interpreton Sali Berisha me qëllim dashakeqës.

‘Ky mal i madh mbarsur me fantazi dhe ligësi, do të pjellë edhe më pak se një mi. Fatmirësisht gjithçka është e hetuar në SHBA dhe konkluzioni i hetimit s’ka asnjë lidhje me mua a me qeverinë shqiptare. Paratë e marra prej rusëve nga PD nuk janë shpikje, po fakt po ashtu i hetuar dhe i provuar botërisht. Deri dje thoshin Edi Rama dhe Sorosi, sot thonë Edi Rama dhe zyrtari i lartë i FBI, por si njëra si tjetra bien përtokë përballë fakteve të hetuara. Në këtë çështje zyrtari i lartë i FBI nuk akuzohet fare për asgjë nga këto që fliten me ulërima në Shqipëri, po vetëm për konflikt interesi në marrjen e borxhit nga miku i vet shqiptaro-amerikan dhe mosdeklarim të tij.'- shkruan Rama.

Nga ana tjetër kryeministri Rama i cilëson si qesharake akuzat për përfshirjen e oligarkut rus Oleg Deripaska në biznes në Shqipëri. Sipas Ramës kompania Strabag është flamuri më i madh i ekonomisë austriake, e cila ashtu si edhe kompania Trema operojnë në Shqipëri prej dekadash. Kreu i qeverisë thotë se të lidhësh një aksioner rus, (i cili së fundmi është përjashtuar prej tyre si një individ nën sanksionet e luftës) me këtë përrallë është krejt groteske. Rama e cilëson opozitën si të dëshpëruar e shton se ka mbi kurriz çështje madhore si Gërdeci, 21 janari apo edhe lidhjet ruse. Të gjitha këto janë fakte, thekson kreu i qeverisë, kërkojnë drejtësi, jo teori konspiracioni, pasi s’ka teori konspiracioni që i varros dot në harresë.

‘Edhe më qesharake janë akuzat për përfshirjen e oligarkut rus në biznes në Shqipëri, si pjesë e këtij konspiracioni agjenturor të tipit kinematografik “Fije që priten”. Kompania Strabag është flamuri më i madh i ekonomisë austriake, e cila ashtu si edhe kompania Trema operojnë në Shqipëri prej dekadash. Të lidhësh një aksioner rus të këtyre kompanive (i cili së fundmi është përjashtuar prej tyre si një individ nën sanksionet e luftës) me këtë përrallë që edhe pa të është krejt groteske, do të thotë të jesh në dëshpërim total. Dihet që njerëz të dëshpëruar bëjnë gjëra të dëshpëruara dhe kjo histori është pasqyrë besnike e dëshpërimit të opozitës sonë, e cila përveçse s’ka kokë ka mbi kurriz çështje madhore si Gërdeci, 21 janari apo edhe lidhjet ruse qysh në kohën kur bashkoi votën me partinë e Putinit në Këshillin e Europës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të gjitha këto janë fakte që kërkojnë drejtësi, jo teori konspiracioni dhe s’ka teori konspiracioni që i varros dot në harresë.’- thuhet në reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal u arrestua dy ditë më parë në SHBA dhe po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akol: 27/01/2023 18:10

    Ky sikur nuk di gje per parate qe merrte birbua i FBI ama dika per hesapet dhe borxhet personale te Nezes. Injoranca dhe imoraliteti i ketij mediokrri te shashtis.

    Përgjigju
  • Meri: 27/01/2023 17:47

    Z.Kryeminister,do të bëje mirë të mos flisje,spese e ngatërrove më keq këtë histori.Në shqipëri njërzit japin e mari borxh tek njeri-tjetri,në vëndet demokratike borxh meret në bankë.pastaj si ka mundesi qe qënke ne dijeni se ç'far bëjnë miqt e ty me parat e tyre?

    Përgjigju
  • Soll lili: 27/01/2023 15:38

    Sa paska rene pjaca!Filluan te dridhen leqet e komve,boll mo,haku I popullit !

    Përgjigju
  • Suada: 27/01/2023 11:57

    E paske takuar dhe i paske qar hallet amerikanit te varcer ashtu sic takon popullin e varfer qe po e rrjep cdo dite ti dhe ati qe mban ne krah o hajdut

    Përgjigju
  • Ca bohet: 27/01/2023 10:11

    Sa shum ka ren "piazza". Marrin borxh dhe agjentet e FBi-s nga shqiptaret. Me zorret e njerit duhet me mbyt tjetrin, aq politikan te mir jeni.

    Përgjigju
  • Daku: 27/01/2023 09:34

    O Edo le nom o t'morsha t'ligat cer bon merjahu se i ule fare posht çunat e Tirones me kto muhabete ! E bone ate bossin e FBI si Alda Klosi qe i jep borxh xhaxhai nga USA ! O Edo paske pi i çik o jet

    Përgjigju
  • Eri: 27/01/2023 09:13

    Gjith genjejn,ti je dhe qeveria jeni i paster si ari o Edo....jeni bere miliarder por rrofsh sa malet dhe futja sa te kesh fuqi ktij populli fukara se mban sa duash

    Përgjigju
    • Arixhiu: 27/01/2023 14:29

      Amen

  • Trump: 27/01/2023 08:17

    Ducka iku si zvinister i Energjetikes, pra aty ku vidhej me shume dhe punonte si keshilltar I Rames "pa pagese",ky tjetri jepka leke borxh haha OK o Rame o i korruptuar

    Përgjigju
  • Chris: 27/01/2023 07:39

    Shefi kunderzbulimit FBI ne New York nuk merr dot lek borxh ne banke si gjith mileti po do marri lek borxh nga nje personazh si Agron Neza. Nuk ka njerez te njohur ky, dhe per me teper nuk e deklaron kete borxhin qe ka te FBIja per transparence. Rama eshte komplet i zhytur.

    Përgjigju
  • Gjergj: 27/01/2023 07:13

    McGonigal qènka bèrè si Sudja. Merr 300 mijè dhe mos jep asgjè mbrapa. Lère o derman se e bètè edhe FBI si ata Gjin Gjonèt dhe Monika Çizmet, qè kur duan tè justifikojnè atè qè gjithè bota e di,,,thonè mi dha mamaja borxh. Mamaja,,punonte te tezgat e gabit pèr tè mbajtur shpirtin gjallè por kètyre hajdutève,,u paska lènè miliona euro. McGonigal nuk e tregoi borxhin qè i mori tropojanit. Tè na rruaç kryeministèr.!!!

    Përgjigju
  • Meta: 27/01/2023 06:54

    Po ti sa mire e me siguri e ditke qe jane pare borxh…apo cuna te lagjes ju ndaj e di.

    Përgjigju
  • Fiku: 27/01/2023 05:18

    Je I dyshimte, kjo duhet pranuar dhe hetuar.

    Përgjigju
  • Arbërori: 27/01/2023 01:48

    Wauuu E shkjau shqipfolës vaj vaj vaj

    Përgjigju
  • Brahimi: 27/01/2023 01:01

    Leke borxh !!!! Mos na ban budallenj. A kujton se je para KPK ne Shqiperi qe per te justifikua parate e grabitura gjyqtaret tregojne prralla me mbret, deklarat borxhi etj si keto. Mbaju Edi se ke ra mrena...

    Përgjigju
  • Or tej: 27/01/2023 00:15

    Jane bankat per te dhene kredi or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Tino: 26/01/2023 23:56

    Ne fakt ne amerik e kan zakon te gjith qe dhe kur te japin para borxh ti japin mceftas neper parkime restorantesh. Ky justifikimi ngjan me keta te shkarkuarve nga vetingu se ktyre u jepnin te gjith dhurata ne cash dhe borxhe pa asnje lloj akto noterial

    Përgjigju
  • Stela: 26/01/2023 23:55

    Je i zhytur ne llum...po i pi gjakun ktij popull me keq se Berisha

    Përgjigju
  • Nccj: 26/01/2023 23:14

    Ashtu eshte patjeter. Leke borxh. As dollare jo.

    Përgjigju
  • Daniel: 26/01/2023 22:29

    Nuk jep njeri ne perendim lek borxh z. Kryeminister. Te garantoi une per kete te vertete..

    Përgjigju
    • perendimi: 27/01/2023 07:28

      Ne shqiperi bashkepunetoreve te kryeministrit i japin edhe arka me peshk borxh, jo mo leke.

    • Meri: 26/01/2023 23:57

      USA është në perëndim ???

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rikonstruksionin e Rrugës së Agallarëve në Farkë: Fokusi këtë pranverë tek investimet në periferi