Akuzat pas konferencës së donatorëve/ Rama mesazh Metës për 2 marsin: Lëshuat gjuhën kur Shqipërisë iu bë deklaratë dashurie nga BE

TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës lidhur me ndihmat e mbledhura në konferencën e donatorëve, duke i çuar mes rreshtash një mesazh presidentit Ilir Meta pasi ky i fundit ka thirrur një tubim siç ai e quan për 'besëlidhje' përpara kryeministrisë më 2 mars. Rama thotë se në momentin kur Shqipërisë iu bë një deklaratë 'dashurie' nga BE përmes solidaritetit të përkthyer në shifra në konferencën e organizuar për të rimëkëmbur Shqipërinë pas tërmetit ata u marrosën.

Rama thekson se nuk duhet humbur kohë me ata, që sipas tij, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër qeverisë, ndërsa shprehet se do ta çojnë përpara Shqipërinë duke e forcuar përmes reformave që s'u bënë në kohën e tyre.

"Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë,aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt,ata u marrosën...
Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh!Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar",
shkruan Rama.

Postimi i plote i Rames

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • London: 23/02/2020 20:45

    Me 2 Mars drjet Tiranes te gjithe vellezerit dhe motrat Shqipetare te mbrojne te drejten per te jetusr te lire dhe jo me komunizem

    Përgjigju
  • Grup emigrantesh USA: 23/02/2020 15:13

    O BURRA NE PROTESTE PER TE RREZUAR DIKTATUREN E RE SOCIALISTE-KOMUNISTO-RILINDASE. QE PO INSTALOHET NE SHQIPERI EMIGRANTET KETU NE USA JANE NE KRAH TE PROTESTUESVE

    Përgjigju
  • Pertef hysa: 23/02/2020 14:15

    Ilir meta ka dale nga binaret dhe ka nevoje per vizte mjeksore.poulli qe ai therret ne 2mars eshte shume me i zgjuar se ai dhe kupton mire qe ai po pepelitet per te shpetuar koken dhe pasurite e tij te vjedhura me aq mund dhe djerse

    Përgjigju
  • Emigrant usa: 23/02/2020 03:51

    MESAZH I METES ESHTE PER POPULLIN ESHTE PER SHQIPERINE ESHTE QE SHQIPETARI ME I FUNDIT TE MAREE NE MINIMUM 400 euro ne muaj DHETE MOS LARGOHEN NGA SHQIPERIA RAMA EDHE SHTRESA E OLIGARKEVE QE DO RREMBEJNE DONACIONET ME MENYRAT NGA ME TE CUDITESHME DO JETE E DESTINUAR TE PERFUNDOJNE NE KOSH TE PLEHRAVE DIKUSHI DUHET TE DALE ASHTU SIC DOLI BERISHA DIKURE PARA 33vitesh qe u permbys DIKTATYRA ZGJOHU O POPULL NUK JETOHET ME ME 100euro ne muaj

    Përgjigju
    • Faik Konica: 23/02/2020 16:25

      Ti se kupton kush eshte e jeqja e Shqipersie. Lum si ti se e shtyke jeten per qejf.

  • Ela: 22/02/2020 19:59

    Per cfare ti pergjigjes Metes?eshte absurditet,njerezit qe kane tru sbesoj te perfshihen ne fundin e Ilir Metes,ne bote sbehet njeri bedel per te,populli hodhi Enver Hoxhen jo Meten.qe Ilir meta te kthehet ne politik nuk ka te bej me gje tjeter vecse kthimin e popullit5 shqiptare ner popull gomar dhe idiot,athere e keqja e ka mund te miren.Jo se Edi rama eahte me i mire por eshte e keqja me vogel

    Përgjigju
  • Dine: 22/02/2020 19:54

    Epo cfare do beje Ilir Meta, ai nuk i beri gje Fatos Nanos qe mbante breket e mones per aromantizues ne makine jo me ketij qe ben trenin me Liken dhe Monen bashke duke marre dhe Spiropalin. Hahaha

    Përgjigju
  • Sam: 22/02/2020 19:35

    Z. Kryeminister; gjuha e perdorur ndaj metes eshte ajo qe i takon a tij,por jo ty dhe aq me pak politikes brenda vendit dhe pushteteve;dhe donatoret po zene koken me duar duke thene-c’behet atje?! Kjo duket marezi e metes,por edhe nervozizem nga juve!

    Përgjigju
  • Vicidoli: 22/02/2020 17:27

    Birisha ban shtet

    Përgjigju
    • Robshi: 22/02/2020 18:47

      Jetofsh gjithe jeten ne shqiperi me ramen kryeminister... ta them me shpirt

  • Poppulli ne heshtje: 22/02/2020 17:08

    Kriminel si ILIR META duhet qe po pulli tju shtyp koken le te ngrihet populli kundra Metes,Berrishe dhe fundrrinave te tjera qe lane shqiperin dhe shqiptaret te mjer duke u pasuruar me gjakun e shqiptarve ILIR META dhe Borbucja e tij MONIKA jan drejt fundit mos ti ndjekje populli shqiptar se i fundosuri te fundos rroft shqiperia dhe populli shqiptar

    Përgjigju
    • O tej: 22/02/2020 17:14

      Meta eshte nje koshmuti qe qelb ngado Shqiperine

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët