‘Rama tendera baxhanakut e mikut’, Endri Fuga: E kotë t'i përgjigjesh PD, fokusi i qeverisë reformat

‘Rama tendera baxhanakut e mikut’, Endri Fuga: E kotë t'i përgjigjesh PD, fokusi i qeverisë reformat

Kryeministri Rama dhe këshilltari i tij Endri Fuga

Tiranë- Këshilltari i kryeministrit Rama, Endri Fuga ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se Rama i kishte dhënë kompanisë së Agron Papulit, që e cilësoi si mik të kryeministrit,1,8 milionë euro nga dhënia me qira e makinave për policinë, por edhe baxhanakut të tij.

Fuga i quan budallallëk akuzat, ndërsa shton se fokusi i qeverisë mbeten reformat dhe puna për t’ju shërbyer qytetarëve.

“Dje njeri, sot tjetri. Pergojojne njerez e hedhin ne eter shifra shumemilioneshe, duke e bere te kote qe t'u pergjigjesh per cdo budallallek! KM dhe qeveria jane te vendosur te cojne perpara reformat dhe te fokusojne TE GJITHE VEMENDJEN TEK NJEREZIT e tek puna ne sherbim te tyre”

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga 

Statusi i Endri Fugës në Twitter

 

Një ditë më parë PD akuzoi kryeministrin se i kishte dhënë baxhanakut të tij Armand Frangu, 41 tendera me vlerë 15.6 milion euro. Ndërsa sot deputeti Flamur Noka shtoi akuzat. Duke u  bazuar në dokumente zyrtare, Noka tha se Rama i ka dhënë miliona euro nga buxheti i shtetit, Agron Papulit.

"'Kompanisë së mikut të Ramës, Agron Papuli, siç provohet edhe në dokumentet zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik në muajin korrik të këtij viti i është dhënë tenderi e rradhës. Bëhet fjalë për një tender me objekt “qira operacionale automjetesh nga Policia e Shtetit, 1.8 milion euro. Marrja me qera e makinave është korrupsion i pastër për të pasuruar financuesin e Edi Ramës, kjo sepse harxhohen miliona euro për makina me qera dhe makinat nuk i mbeten policisë, por i rikthehen përsëri mikut të Ramës. Kostoja e marrjes me qera të makinave është më e madhe sesa blerja e tyre. Favorizimi me tendera muk ndalet vetem me makinat e policisë. Në dy vitet e fundit, nga kompania shtetërore OSHEE, kompanitë e preferuara të Ramës, në pronësi të Agron Papulit kanë përfituar 6 tendera, me vlerë 4.3 milion euro"

Deputeti i PD-së, Flamur Noka

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • blenard: 29/08/2018 16:44

    po po u bete me keqe se berisha dhe ju po vithni sa po caheni

    Përgjigju
    • Fredi: 29/08/2018 22:23

      Cfare lidhje kane njeresit qe thone me te verteten me PD-ne o Wri? Nese ty te vjen mire kur tenderat me taksat tona i marrin baxhanaket, trafikantet e droges e kompanite kerpudha te Sadri Abazrave, Fidelrave etj atehere ketu ka ne problem te madh. Vjedhje, abuzime dhe mekate karshi jje populli fukara. Une se kam votuar kurre PD-ne as LSI e piset, vetem PS, por nuk pranoj te me vjedhe askush. Fjalen kam ate do them, kur te vije tek vota ta harrojne kete here.

    • Wri: 29/08/2018 17:17

      Po gënjeni gënjeni ju të PD se mendoni se do të genjehen njerzit si ai parashkruesi blenardi

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekspertët amerikanë trajnojnë 32 oficerë të policisë gjyqësore

Ekspertët amerikanë trajnojnë 32 oficerë të policisë gjyqësore