Akuzat e PD për policin që ngacmonte të miturën, Sandër Lleshaj: Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë

Akuzat e PD për policin që ngacmonte të miturën, Sandër Lleshaj:  Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj

I ashpër ka qenë në reagimin e tij ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në përgjigje të akuzave të PD dhe LSI, pas arrestimit të një punonjësi policie në Malësinë e Madhe për ngacmim seksual ndaj një të miture (Lexo këtu). Përmes një postimi në rrejtet sociale, Lleshaj shkruan se policët nuk janë të tij, por të të gjithë vendit, ndërsa shton se polici pervers nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij. 

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas publikimit të një video ku një polic bënte veprime të turpshme. Lleshaj shkruan në një postim në Tëitter së policët nuk janë të tij, po të Shqipërisë. Po ashtu shton se  ai identifikohet me policët që arrestuan  sot kolegun e tyre, të cilin ministri ne quan një pervers.

REAGIMI I PLOTË

Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer. Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij. Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!

Postimi i ministrit të Brendshëm

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besnik: 12/02/2019 07:53

    Shume sakt e ke then zoti Minister. Filloje sa me pare ate vetingun ne polici se jemi rrethuar nga polica mafioz edhe perversa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump

I vuri flakën vetes jashtë gjykatës ku po mbahej seanca për Donald Trump