Akuzat e PD-së/ Përgënjeshtron ish-deputeti i PS-së, Selami publikon dokumentat e Gjykatës italiane

Akuzat e PD-së/ Përgënjeshtron ish-deputeti i PS-së, Selami publikon dokumentat e Gjykatës italiane

Shkëlqim Selami

Pas vizitës së Kryeministrit në Lungomaren e Vlorës, PD-ja akuzoi Ramën për shoqërim me persona të inkriminuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Partia Demokratike e quajti takimin e Ramës me ish deputetin e PS-së Shkëlçim Selami si një sfidë ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim e cila më herët kishte bërë thirrje kryetarëve të partive për të lënë jashtë listave personat e inkriminuar.

Ditën e sotme nuk ka munguar as reagimi i ish-deputetit të PS-së, Shkëlqim Selami i cili ka publikuar të gjitha dokumentat e institucioneve italiane dhe shqiptare që vërtetojnë pafajësinë e tij.

"Te nderuar miq , duke u nisur nga nje postim i djeshem jam i detyruar te bej nje sqarim per te gjithe ju qe me mbeshtesni , se te ishte per keta nuk do te merresha kurre: Me vjen vertet keq per fatkeqesine tuaj si force politike , sepse e katandiset si mos me keq duke hequr dhe ato pak vlera qe qene aty . E katandiset nje parti pa vizion, pa ide, pa program , pa elektorat dhe kerkoni te merrni pushtet duke hedhur balte pa lidhje . E di qe vazhdon prapavija politike, dhe e di qe u gatua parmbreme ne Vlorë nga ai qe e gatoi edhe ne 2016, por ju them , ta dini mire , se ju si parti te beheni bashke me LSI ne Vlorë nuk merrni dot vota sa marre UNE I VETEM . Ta le menjane PS dhe Edi Ramen se atyre u bije elektorati nga spondi. Tani ju them ndryshoni taktike per zgjedhjet e 2025 se keto te 2021 i keni humbur qe kur dogjet! Ta marresh vesh mire o kuzhinier qe nuk kam bere asnje dite burg jo dy se jane shume. Megjihate po postoj disa dokumenta nga Ministria e Drejtesise Italiane dhe dy vendime te Gjykates se Shkalles te Pare dhe te Apelit te FORMES SE PRERE qe provojne pafajsine time!

Latinët e vjetër thonë: “...e kanë një arsye të gjithë ata që merren me ty....Arsyeja e vetme, është se nuk mundin të arrijnë deri atje ku je ti...” Vazhdo Mik udhën tënde të bukur", shkruan Selami.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 04/09/2020 17:06

    Edi Rama duhet ta afroje patjeter Cim Selamin si zevendesues i denje i Fate Von Kanines ...

    Përgjigju
  • Vicifoli: 04/09/2020 16:39

    Rrnofte Nard Noka i dihur per Karminister 2021

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore

Rusia veto ndaj rezolutës së SHBA për armët bërthamore