Akuzat e PD-së për Olta Xhaçkën, zv.ministri i mbrojtjes: Helikopterët janë përdorur për arsye pune, jo për të shkuar në pushime si ju

Akuzat e PD-së për Olta Xhaçkën, zv.ministri i mbrojtjes: Helikopterët janë përdorur për arsye pune, jo për të shkuar në pushime si ju

Foto e shkëputur nga video e shpërndarë nga PD

Pas publikimit të videos nga PD të cilët pretendojnë se ministrja Olta Xhaçka udhëton me helikopter ka reaguar Ministria e Mbrojtjes.

Përmes një postimi në Facebook, zëvendës ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi shkruan se këto helikopterë përdoren nga ministrat në përputhje me ligjin dhe vetëm për punë dhe jo për të shkuar me pushime siç përdoreshin në kohën e demokratëve.

Koçi ka akuzuar PD-në si një parti që kërkon të bëjë fushatë me trillime të shëmtuara, madje me batutë shkruan se meqënëse nuk shënojnë dot gola, u janë dedikuar autogolave.

Ditën e sotme, ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi ka publikuar një video ku pretendojnë se shfaqet ministrja Olta Xhaçka duke hipur mbi helikopterin të cilin e përdorin për të shkuar në takime elektorale në Dibër.

Sipas demokratëve, kjo video është filmuar ditën e premte, e cila ka shkuar në Dibër dhe më pas është kthyer në Tiranë brenda ditës.

"Përgjigje për të papërgjegjshmen. PD është rëndë! Ngulmon të bëjë fushatë me trillime të shëmtuara. Meqë s’bën dot gola, i është dedikuar autogolave. Pa pikë turpi partia që s’ka kërkuar akoma falje për akuzat ndaj dy pilotëve dëshmorë që gjoja transportonin mermer kur u vranë në krye të detyrës në liqenin e Shkodrës, guxon sërish të njollosë Forcat e Armatosura. Parti e paparë për intrigë e babale. Këtyre të PD-së i duket çudi po mos të përdorësh helikopterët për fushatë apo për dëfrim, se ashtu ja kanë valuar vetë! Dhe ulërin pale... pse nuk bëni si kam bërë unë, sepse duan patjetër që qeveritë t’u duken njerëzve njësoj. Simfoni intrige per orkester dhe babale! Por publiku meriton një sqarim!
Helikopterët e FA nuk janë përdorur kurrë që nga viti 2013 e deri më sot, as nga ministri, as nga zëvendësministri, e as nga askush tjetër për fushatë" - shkruan Koçi.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sheti: 27/11/2020 19:53

    Jep arsyen o mashë e pushtetit te shkermoqur, qe talleni me leket e popullit. Pse u ngrit helikopteri, kush ishte urgjenca, nese perben pune sekrete deklaroje zyrtarisht jo me fb, se e keni kthyher shtetin fb dhe instagam! Cdo dite e me shume diskretitoheni ne syte njerezve te rropatur e lodhur nga kjo klase politike e degjeneruar koke e kembe.

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/11/2020 19:44

    Lereni me këta tradhëtar sepse i ka kapur rusia dhe nuk din më as qfar flasin e as qfar thonë ... pd është mjerimi i kombit shqipëtar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot