Akuzat e përdhunimit të ish-modeles nga Cristiano Ronaldo rezultojnë të vërteta

Akuzat e përdhunimit të ish-modeles nga Cristiano Ronaldo rezultojnë të vërteta

Cristiano Ronaldo

Çështja e përfshirjes së yllit të futbollit në një përdhunim në vitin 2009 ka rezultuar të jetë e vërtetë.

ADN-ja e Cristiano Ronaldos u krahasua me provat e përdhunimit në Las Vegas dhe rezulton të jetë e njëjtë.

Sipas mediave të huaja, ai mësohet t’u ketë thënë avokatëve të tij se ajo i kishte thënë atij ‘Ndalo.’

Futbollistit, 34- vjeçar, iu tha në korrik se ai nuk do të përballet me akuza penale pasi ish-modelja Kathryn Mayorga pretendoi se ajo ishte përdhunuar prej tij në 2009 në një suitë në Vegas.

Ish-modelja amerikane që tashmë është mësuese, pretendoi se Ronaldo e kishte përdhunuar atë në “Hotel Palms Place”,  pasi ata u takuan në një natë jashtë dhe ajo ra dakord të kthehej në dhomën e tij.

Në fillim policia nuk arriti të gjente prova të mjaftueshme për të ndjekur penalisht Ronaldon.

Ajo pretendon se avokatët e Ronaldos shfrytëzuan gjendjen e saj mendore në mënyrë që ta detyronin atë të nënshkruante dokumentin e mjë marrëveshjeje me futbollistin.

Në dokumentet gjyqësore të paraqitura në fillim të këtij viti, ekipi juridik i Ronaldos pranoi për herë të parë që Mayorga ishte paguar 375,000 dollarë (290,000 £) në kohën kur ajo bëri për herë të parë akuzat në polici në mënyrë që ‘të ruajë konfidencialitetin e mosmarrëveshjes së tyre’.

Vitin e kaluar Ronaldo tha: “Unë mohoj me forcë akuzat që janë lëshuar kundër meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm që shkon kundër gjithçkaje për të cilën jam dhe besoj”.

Ai gjithashtu ka mbështetjen e nënës së tij Maria Dolores, e cila iu përgjërua fansave që të rivendosnin një foto të djalit të saj në një pelerinë “Superman” për të treguar mbështetjen e tyre për të.

Pas këtyre akuzave futbollisti është shprehur: ”E di që jam një shembull. Unë e di 100 përqind. Në fushë dhe jashtë fushës. Kështu që gjithmonë jam duke buzëqeshur.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dronë ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë

Dronë ukrainas godasin Belgorodin, humbasin jetën dy civilë