Akuzat për bashkëpunim me UDB
Thaci e Ahmeti s'paraqiten në gjyq

Akuzat për bashkëpunim me UDB<br />Thaci e Ahmeti s'paraqiten në gjyq
MAQEDONI-Liderët e dy partive shqiptare në Maqedoni, Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së, nuk janë paraqitur në gjykatën penale të Shkupit. Procesi në gjykatë nis pas akuzave të Ali Ahmetit se Menduh Thaci ka qenë bashkëpunëtor I shërbimeve sekrete jugosllave (UDB). Pas këtyre akuzave Thaçi kërkoi që Ahmeti para gjykatës të sqarojë deklaratën e tij.

Kabineti i Ahmetit ka sqaruar gjykatën se nuk është paraqitur në procesin gjyqësor për shkak se nuk ka marrë një shkresë nga gjykata që e thërret atë të paraqitet. Thaçi përmes avokatit të tij ka sqaruar se ai do të paraqitej menjëherë në gjykatë në rast se do të fillonte procesin.

Këto akuza që u bënë publike në tetor të vitit 2010 nxitën debate midis partive politike dhe opinionit, për shkak të përmbajtjes së tyre që ngarkonin ish-kreun e UÇK-së dhe BDI si bashkëpunëtorë të ish-shërbimit UDB. Por, Komisioni për Lustracionin këto dosje të pranuar nga profesori tetovar Shpend Lushi, i hodhi poshtë si të paligjshme dhe të paverifikuara. Një muaj më vonë lidhur me këto dosje u arrestua ish-punonjësi i shërbimit sekret Hisen Musliu, me akuzën se ka falsifikuar dosjet e lartëmpërmendura.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet