Akuzat për fshehjen e viktimave, mjeku Kalo shpërthen ndaj politikës: Nuk u ngopët ende o 'ish-brekëgrisur', vodhët gjithçka o politiqenër

Akuzat për fshehjen e viktimave, mjeku Kalo shpërthen ndaj politikës: Nuk u ngopët ende o 'ish-brekëgrisur', vodhët gjithçka o politiqenër

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka shprehur revoltën e tij lidhur me akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili thotë se po fshihen shifrat e vërteta të viktimave me COVID. Duke e cilësuar si një njollë që i bëhet bluzave të bardha, mjeku Kalo shprehet i indinjuar me klasën politike që po politizon në mënyrë të tejskajshme sistemin shëndetësor duke rrënuar profesionalizmin dhe profesionalistët që janë në vijë të parë të luftës me COVID-19.

Kalo shprehet se misioni i mantelbardhëve nuk është baltosur dhe nuk do të baltoset kurrë nga “ish brekëgrisur” që nuk ngopen me vjedhje, duke cilësuar politikanët dhe akuzave të tyre.

 "Kohë kovidiane….22.11.2020….”pordhitika” e çoroditur e këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, që me fillimet e saja “gjeti një target lehtësisht të perceptueshëm prej “il poppolo Albanese” si thelbi i keq-qeverisjes së vendit, për të tërhequr vëmëndjen nga praktikat e tyre qeverisëse korruptivo-kleptokratike….Fillimisht mjekët dhe personeli mjeksor u akzuan si bartës të “bluzave të zeza” (1993), dhe sot më 2020 si ”fshehës të numurit she shkaqeve të vdekjes” së të sëmurëve të prekur nga “flama e shekullit”, Infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, POR pa haruar për asnjë çast përpjekjet për “ritestimin e tyre” më 2015, për ti mbajtur ata/ato nën presionin e kësaj politike…..Krimi më i madh i bërë ndaj Sistemit Shëndetsor Publik dhe jo vetëm, në këto 30 vite të katrahurës socio-ekonomiko-politike dhe një nga “njollat më të zeza” të Demon-kracisë “Made in Albania”, ishte dhe mbetet POLITIZIMI i saj i tejskajshëm duke rrënuar me sa të ishte e mundur profesionalizmin e drejtimit të të gjitha hallkave të saj, dhe vendosjen e militantëve mediokër në menaxhimin e këtij sektori jetik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, të popullit dhe të vetë kombit shqiptar…. Larg duart tuaja të politizuara e të kleptokratizuara ekstremisht prej shëndetsisë sonë…..Gjithkush prej nesh si shqiptar meriton të trajtohet në mënyrë të barabartë cilësisht kudo dhe kurdoherë, që ai/ajo e ka të nevojëshme ndihmesën për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shëndetit të tij….MIRËKUJDESIN për shëndetin e tyre NUKU e ofron “pulitika mjerane e lojës me viktimat e kësaj flame mbarëbotërore”, POR vetëm e vetëm BESIMI në Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin e PERSONELIT të Shëndetësisë sonë….Qënërinë tuaj për poste politike dhe push-shtet që keni treguar në këto 30 vite, mos e injektoni në popull për t’a ndërsyer atë ndaj nesh….NUK u nginjët ende ju “ish brekëgrisur” të para 1990-ës…..Vodhët e po vidhni gjithçka që Natyra na ka dhuruar me bujari mbi dhe nën tokë…..Privatizuat, pervetësuat e keqpërdorët gjithshka që NE me djersë, gjak e sakrifica ndërtuam në 45 vite….E detyruat gjysmën e popullatës së Shqipërisë së këndej Drinit të largohen në udhën e theqafjes së emigracionit….Në darkë përsëri JU politiqenër të PS, PD, LSI, PR, PSD, PBDNj, PDIU, PDK, PAA, LZHK, etj., uleni rreth “tavolinës së shtruar me peshk e ngjala dhe verë franceze”, për të ndarë mes jush çdo gjë që mundet ende të përftohet nga pasuritë e vendit dhe nga taksat tona, pavarësisht nga retorika televizive e përplasjeve tuaja gjatë ditës si gjoja të qënurit tuaj parimor dhe përvuajtës për “grigjën tonë”….Kurrë të mos harroni se: 1- BARDHËSIA e MISIONIT të një MANTELBARDHI nuk ka qënë e mundur dhe kurrë nuk do të mundet të baltoset prej asnjërit prej jush, si dhe se 2- MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh, mes popullit dhe personelit shëndetsor do të mbetet thelbi i suksesit tonë edhe në përballjen me sfidën e “flamës mbarëbotërore” të këtij shekulli, Pandemisë së infaksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….Together forever!!!", shkruan Kalo.

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat e kryetari i opozitës Bashës për fshehje të viktimave me COVID, duke i konsideruar si çnjerëzore dhe pjesë e luftës për pushtet që tejkalon çdo kufi. Kreu i qeverisë deklaron se Meta dhe opozita po bëjnë aleancë me COVID për rrëzimin e qeverisë dhe se akuzat e Bashës janë makabre si dhe tejkalojnë çdo kufi të demokracisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ajo: 23/11/2020 09:24

    A te lumte per kete shkrim o Doktor Kalo. Politiqener jane. Edhe tani ne kohe pandemie Basha dhe Mona do bejne politike me numerin e vdekjeve. I shikofte i madhi Zot te gjithe, Zoti vonon por nuk harron.

    Përgjigju
  • Numri i vdekjeve nga COVID ne Shqiperi: 22/11/2020 19:12

    Shifres se sakte mund ti perafrohemi me shume saktesi duke krahasuar numrin e pergjithshem te vdekjeve gjate periudhes mars - nentor 2020 me mesataren e te njejtes periudhe gjate 4-5 viteve te fundit. Le te perpiqen politikanet sa te duan, kesaj statistike nuk i shpetojne dot. Brenda saj gjejme edhe vdekjet nga COVID qe zyrtarisht nuk rezultojne pasi nuk kane kaluar permes sistemit spitalor apo atij te monitorimit. Me pak fjale, nese ne periudhen mars-nentor 2020 rezultojne, le te themi, 1000 vdekje me shume sesa mesatarja e te njejtes periudhe gjate 4-5 viteve te fundit, athere eshte e logjikshme te mendojme se ne mos te gjitha pjesa derrmuese e ketyre vdekjeve jane pasoje e COVID-19.

    Përgjigju
  • BENI: 22/11/2020 17:55

    KE TE DREJTE dr..kalo,,,,keta pisa duhen futur ne burg per vjedhje e vrasje...

    Përgjigju
  • Respekt: 22/11/2020 12:23

    Zt. Dr. Kalo, tamam brekgrisur, produkt WC-sh ish politbyrove, t komunisteve primat qe dolen nga dheu...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale