Akuzat për Urgjencën/ Brataj i përgjigjet mjekut Erion Dasho: Shoferi që kërkon të bëhet deputet

Akuzat për Urgjencën/ Brataj i përgjigjet mjekut Erion Dasho: Shoferi që kërkon të bëhet deputet

Skënder Brataj dhe Erion Disho

TIRANË- Akuzave për Urgjencën të artikuluara nga mjeku Erion Dasho, i është përgjigjur vetë Skënder Brataj. Shefi i Urgjencës ka marrë në analizë një e nga një të gjitha akuzat e bëra të Dashos duke i dhënë edhe sqarimin.

"Shoferi që kërkon të bëhet deputet", e ka titulluar shkrimin e tij Brataj, që i referohet karrierës së Dashos, ndërsa ky i fundit shkruante " Këpucar! Merru me këpucët!

Për Dashon shërbimi i Urgjencave nuk bën gjë tjetër veçse fut në kaos pacienti mbi rrugëtimin që duhet të ndjekë për të arritur deri të spitalet COVID, e kësaj akuze Brataj i ka kthyer përgjigje me shifra konkrete, me shembuj të ngjashëm në botë mes tyre dhe Gjermania, dhe bashkangjitur ka sjellë atë që shkruan një jetëshshkrim të mjekut.

Sot shofer Erion Dasho ka bërë një analizë si ato që di të bëj ai dhe si gjithmonë pa etikë dhe deontologji më thotë: Këpucar merru me këpucët!

Populli thot: Harbutit sillju si harbut! Postimi marë nga statusi i tij me pak fjalë është ky:

1.Shprehja e mësipërme i atribuohet një piktori të Greqisë së Lashtë, i cili i kërkoi një këpucari mendim se si t’i pikturonte më saktë këpucët. Këpucari pasi e dha mendimin e vet nisi të japë sugjerime edhe për ngjyrat, format, etj. Atëherë piktori tha frazën e famshme “Këpucar! Merru me këpucët!”

Shprehja e mësipërme më është kujtuar gjatë kohës së pandemisë kur kam parë urgjencën mjeksore të luajë rolin e këpucarit të Apelles së Kosit.

2.I ftuar në mars dhe prill për të kaluar situatën e emergjencës me COVID-in, shërbimit të urgjencës i mbeti COVID-i në dorë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite të merret edhe me konsultime online, edhe me mjekim në shtëpi, edhe me marrje tamponash edhe me transport pacientësh.

3.Efekti më i dëmshëm i dhënies së “ekskluzivitetit të COVID-it” urgjencës mjeksore është çrregullimi dhe kaosi që është krijuar në sistemin e referimit të pacientit.

4.Gjatë epidemisë, urgjenca mjeksore e merr pacientin nga shtëpia dhe e dërgon atë në spitalet COVID dhe duke kapërcyer menjëherë tre shkallë në sistemin e referimit – mjekun e familjes, spitalin bashkiak dhe spitalin rajonal.

5.A Po Luan Shërbimi i Urgjencës rolin e ruajtësit të portës (Gate-Keeper) për të mbajtur artificialisht të ulët përdorimin e shtretërve sëpitalorë?

Shofer Erionin e kam njohur në vitin 2015 kur erdha në Shqipëri. Ishte drejtor i Telemjeksisë shqiptare, por mos u çudisni nëse ai nuk e di çfarë është telemjeksia! Pasi të sqaroj qytetarët po i bëj një përshkrim të shkurtër karrierës së shofer Erionit deri tani! Nga këtu e tutje ai po konsulton me disa parti politike dhe ndoshta pretendon ndonjë zgjedhje si deputet, normal nuk është hera e parë që ndodh! Që të ndodh një gjë e tillë duhet të godasësh gjërat dhe shërbimet që funksionojnë dhe sidomos drejtuesit e tyre! Sot ka gjetur fajtorin , Urgjencën Mjeksore, Urgjencën Kombëtare!!

1-Qytetari ka katër mënyra për të hyrë në system, mjekun e familjes, qendrën shëndetësore, urgjencën spitalore dhe urgjencën paraspitalore ose 127. I vetmi shërbim 24 orë janë urgjencat e spitaleve, Q.SH me urgjencë pritëse dhe 127. Mjeku i familjes nuk e mbulon dot shërbimin natën, ditët e festave dhe ditët e pushimit.

2-Urgjenca nëpërmjet numrit unik 127 është i vetmi që mund të kapet në kohë reale dhe qytetari të ketë një përgjigje, një informacion dhe një këshillim mjeksor. Pra si do të lidhet qytetari me sistemin shofer Erioni kur nuk ka asnjë system të integruar dhe të kompletuar në Shqipëri? Në të gjithë botën të gjitha sistemet e urgjencës në bazë të të dhënave bëjnë mbi 80% asistencë dhe 20% urgjencë mjeksore midis tyre edhe Gjermania!

3-Pranë QKUM në një sektor të veçantë gjithmonë për arsye të teknologjisë është numri i gjelbër 08004040 që lidh mjekun e familjes me qytetarin, psikologët me qytetarin, informacion burokratik për proçedurat, me fondin dhe farmacitë, pra aktivitetin e mjekësisë së familjes.

4-Nëpermjet 127 janë bërë nga 1 janari 665.685 thirrje, nga të cilat janë kryer 174.553 këshillime nga mjekët e Njësisë së Koordinimit dhe 118.405 vizita në banesë nga ekipet mjekësore. Nga këto vizita janë trajtuar në banesë 56.361 ose 47.6% dhe 72.044 ose 52.4% janë dërguar në spital. T

hirrje për korona janë 164.425 nga të cilat janë bërë 9.936 vizita me Covid pozitiv në banesë dhe gjysma e tyre është trajtuar në shtëpi dhe pjesa tjetër është dërguar në spital. Të gjithë pacientët që ndiqen nga mjekët e familjes kur përkeqësohen këshillohen nga ata të telefonojë 127 dhe të gjithë pacientët e qyteteve vlerësohen nga ekipet e terrenit, pastasj vizitohen nga infeksionistët ose pneumologët e spitaleve dhe pasi plotësohen me ekzaminime dhe nëse është e nevojshme transportohen në spitalet terciare, pra sipas sistemit të referimit nga urgjenca.

Shofer Erioni besoj e kuptove që ndiqet sistemi i referimit, si thua këta pacientë ti lemë në shtëpi apo të shkojnë vet në spital? Si thua urgjenca mjekësore e spitalore dhe paraspitalore janë dakort me ty në këtë ofezë dhe baltë që nuk po kursen për ta?

Si thua të tërhiqemi nga detyra fisnike, nga betimi që kemi bërë para kësaj sëmundje? Tip ret të bëjmë një gjë të tillë që sistemi të shkojë në katastrofë që ti nga shofer të bëhesh deputet?

Jo shofer ne nuk tërhiqemi, ne do vazhdojmë tu shërbejmë qytetarëve. Kujdes se deri në prill edhe për ty rruga është shumë e gjatë!

Le të vazhdojmë me karrierën e shoferit. Personalisht pata kontakte me drejtuesin e USAID-it në Shqipëri dhe Kosovë që drejtonte këtë projektin e telemjeksisë të cilit Erioni i bënte shoferin. E falnderoj doktorin që dha një kontribut të çmuar në projektin e telemjeksisë dhe urgjencës në Shqipëri.

Pastaj mora vesh që Erioni bënte shoferin Prishtinë –Tiranë dhe anasjelltas. Mora vesh që kishte mbaruar specializimin për okulist, por nuk kishte punuar ndonjëher, nuk e di nëse universitet fantazmë të asaj kohe shisnin edhe diploma specializimi! Pastaj mora vesh që është epidemiolog dhe dikur shumë herët kalonte nga ISHP-ja ndnjëher.

Drejtuesi i USAID-it me të cilin i ka të prishura marrdhëniet tani, kishte edhe projekte të tjera në lindjen e mesme dhe në Afrikë, kështu që shofer Erioni mjeshtër siç është, ju qep nga pas drejtuesit të USAID-it të bënte shoferin edhe në këto vende! “Sa më shumë të bredhësh aq më shumë nxë” thotë populli por jo si shofer Erion! Epidemiologu, okulisti , drejtori që nuk pa një pacient në jetë zhvilloi këtë dhunti të tijën.

Ai bëri disa njohje në këto vite dhe zbuloi botën e projekteve dhe të OJQ-ve. Kështu nisi projektet dhe kuptohet vendi ku duhej të përfitonte ishte Shqipëria dhe vendet e Afrikës, ku falë edhe njohjeve që bëri u bë pjesë e këtyre OJQ-ve. Sot rezulton anëtar, drejtor apo shofer në këtë OJQ nuk e di, specialisti i Gjermanisë që jeton në Shqipëri thotë se okupohet me teknologjinë mjeksore, specializim që nuk e dinim! Nga janari me projektin e tij u bë pjesë e trajnimit të mjekëve të familjes për disa muaj.

Pastaj u paraqit në ministri si shpëtimtar i ardhur nga Gjermania! Ai propozoi masat inteligjente në mjeksi, ku virusi mund të identifikohej me anë të celularit dhe ndoshta edhe ta asgjësonte atë me të njëjtën mënyrë teknologjike! Ministria nuk u bind për fatin e mirë dhe shoferi kaloi te Testim, Gjurmim ,Trajtim dhe aty ka ngelur akoma. Por shejtani kur dështon në një anë fillon disa të të tjera!

Filloi punë për gjashtë muaj pranë televizioneve, kundër çdo mase apo këshillimi të ministrisë apo ekspertëve të komitetit, se veç masave inteligjente të tij asgjë nuk do ta shpëtonte Shqipërinë! Pasi kaloi këto gjashtë muaj në televizione gjëndja në Gjermani u përkeqësua dhe ai fluturoi ta shpëtonte atë sepse masat inteligjente të tij as gjermanët nuk i kuptuan!

U tha të bënin si Shqipëria ,të mbylleshin , të shtërngonin masat se ky virus është më inteligjent se masat inteligjente. Gjermania po i njek këshillat e tij me përpikmëri! Tani nga Gjermania(apo fshehur diku) e kemi në skype duke këshilluar dhe duke gjetur fajtorët, sepse në Shqipëri virusi është i djallëzuar si shqipëtarët, ai mund të kapet vetëm me këshillat dhe masat e tij inteligjente! Shkëlqimet dhe rëniet e shokut Zylo sapo filluan përsëri!

Testim,gjurmim, trajtim, ju politikanë më ndiqni, unë jam i zoti, unë jam specialist në Gjermani! (Dreq e paskan marrë vesh që unë punoja shofer dhe tani punoj në një OJQ)!!!

Meru me politikë, por jo me urgjencën", shkruan Brataj. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cico: 20/11/2020 07:26

    Ska dal ndonje burre i mir nga brataj i vlores do dalesh ti,maskara burre.buratin

    Përgjigju
  • Lezha: 19/11/2020 20:25

    Brataj njeri i respektuar ei nderuar,i pergatitur ,i edukuar,ke lezet me ndigju ne emisione.

    Përgjigju
  • Tami: 19/11/2020 20:24

    Respekt Dr. Brataj, per angazhimin tuaj profesional dhe dinjitet njerezor qe shfaqni ne jeten e perditshme. Njerezit vleresohen nga puna, njerezit kane sy e vesh te bejne dallimin midis jush dhe te gjithe armaten e mjekeve qe punojne me perkushtim nga Dasho Dashet aventurier.

    Përgjigju
  • rrema: 19/11/2020 18:54

    O sa idjot paska ky vend.... Ky eshte shofer per autoveture jo per maune se ata kane intelekt me te madh. Kesaj i thone u ngriten kembet ti bien kokes.

    Përgjigju
  • dibran: 19/11/2020 18:52

    Heu, or Doktor Brataj!!!! Anej ka Dibra i thone troc: -Shume ja paske fajt (futur) , bre!!!!!! Por , ai nuk pyet per kete poshterimqe i ke bere! Ai vetem do te duket dhe te haje PERSHESH din!!! Respekte ,DOKTOR I PALODHUR!!!!!! Te Githe te degjojme dhe te .... RESPEKTOJME!!!!!! Hienat kerkojne .......kerma!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq