Akuzat se ka pakt të fshehur me Berishën, Gazment Bardhi: Me të nuk më lidh më as e shkuara! Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në

Akuzat se ka pakt të fshehur me Berishën, Gazment Bardhi: Me të nuk më lidh më as e shkuara! Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në

Sali Berisha dhe Gazment Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka nënvizuar përmes një postimi në rrjetet sociale se me Sali Berishën nuk e lidh asgjë dhe nuk ka patur kurrë pakte të fshehura, duke iu përgjigjur kështu disa akuzave.  Bardhi shkruan se të gjitha këto teza janë qesharake dhe intriga të vogla.

“Qesharake tezat e atyre që duan të përçajnë akoma më tej PD-në për interesa personale. Me Sali Berishën nuk kam patur kurrë pakte të fshehta apo të hapura. Dhe nuk ka për të patur kurrë. Me të nuk më lidh as e shkuara, as e tashmja, as e ardhmja. Janë intriga të vockla njerëzish të keqpërdorur për interesa të qarta pushteti. Nëse ata që qëndrojnë në hije pas këtyre intrigave 2lekëshe, mendojnë se mund të më intimidojnë mua dhe kolegët e mi, po ua përsëris edhe publikisht: i keni bërë llogaritë gabim! Koston e baltës së hedhur ndaj meje, nga disa drejtime, do të vazhdoj ta përballoj si njeri i lirë. Kam bërë dhe do të bëj atë që kam besuar, sepse nuk jam peng i askujt”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Kujtojmë se Bardhi së bashku me disa eksponentë të tjerë në Partinë Demokratike kanë shprehur gjithnjë së fundmi qëndrimin se PD do të duhet të dilte në zgjedhje ose me kandidatët e Berishës si kandidatë për krerë në 61 bashkitë e vendit ose do të duhet të dilte vetëm në disa bashki dhe gara do të duhej të përqendrohej në këshillat bashkiakë. Bardhi ka insistuar deri në fund në këtë qëndrim në mbledhjet maratonë të Kryesisë së Partisë Demokratike por nga ana tjetër e ka theksuar se çfarëdolloj vendimi të merrnin organet drejtuese do ta respektonte.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po ik o plak: 02/04/2023 18:14

    Ty nuk te lidh gje ate, po as ai nuk i shqitet PD si mvti pas kepuces. Si fillim ju qep Enverit me PPSh-ne, pastaj Amerikanve me PD-ne deri sa i erdhi "Non-Grata" ashtu si e kerkoi me pahir. Tani po i kruhet perseri, te shohim cdo i vij ne fund.

    Përgjigju
  • Aqifi: 02/04/2023 08:59

    Me Berishen ty o Baz Gardhi vertete ste lidh asgje. Njerzit me vese, perverse dhe te pabese si ty i perkasin ideologjise majtiste ekstreme ndaj te jap te drejte dhe te besoj qe ste ka lidh me doktorin as e shkuara, as e tashmja pasi duket, dhe sigurisht as e ardhmja. ne zgjedhjen qe ke bo ti dhe te tjere jo deputete qe sdo dilni me, po ka rrezik qe zonja Kim tju marri me vete ne usa pa mbaruar mandatin. Dhe ne mendimin tim me mire ik aty se aty ka ngjyra plot, dhe nga ato te tuat.

    Përgjigju
    • Italja si moter: 02/04/2023 17:17

      Bardhoshe ti ke ekstremist me urdherin tend vrave njerez ne Elbasan ,ti duhet te shkoje perpara drejtesise jo Papleka sepse ti e urdherove per te vrare .pis bur-grua .

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët

Gazetari Xhunga: Berisha nuk zbret nga kati i 8-të, Rithemelimi më i izoluar se talebanët