Arrest shtëpie për Margjekën dhe burg për të shoqin/ Gjyqtarja tensione me policinë: Vendim politik! Kisha në dorë dosjen me 8 ton drogë, i përfshirë drejtori i Kufirit

TIRANË- GJKKO ka lënë në fuqi masën "arrest shtëpie" për gjyqtaren Mimoza Margjeka, dhe "arrest me burg" për bashkëshortin e saj Arben Cara (në rolin e seskserit), të cilët akuzohet për rryshfet 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh.

Ky vendim është kontestuar ashpër nga Margjeka, e cila në dalje të seancës ka "shpërthyer" në akuza duke thënë se e gjitha është politike, e planifikuar për t'i dhënë fund karrierës së saj, pasi në zgjedhjet e 30 qershorit, refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit, e cila qëndroi disa muaj në detyrë pas zgjedhjeve të 2019. Teksa ka tentuar t'i shpjegojë medias të vërtetën sipas saj, ajo është përplasur me policët të cilët nuk e kanë lejuar të flasë.

"Është gjithçka e përgatitur. Ky shtet nuk bëhet më. Guxoni t'i dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është fut në burg vetëm ata që i kanë dalë në ballë shtetit. Mos më prek, mos më shty. (Përplaset me policët). Mos më kap mor, ik ore andej, ska asnjë provë, kërkova median në proces, nuk u lejuan. Gjyqtarët janë të frikësuar kanë hall vettingun. Mos më prek moj më lër të flas ( bërtet). E kam bërë për njerëzit, vendimin e Gjykatës Durrës për zgjedhjet e kanë dhënë për njerëzit. Prit të sqaroj gazetarët. Më leni të flas mor, ça është fjala, ça keni more. Mos më prek zonjë se do të plas andej. Është bërë sepse nuk i dhashë mandatin. Le të shfaroset familja ime le të shkatërrohet nuk e kam dhënë mandatin sepse nuk e meritonin", tha ajo e revoltuar.

Përveç mandatit të kryebashkiakes Sako, gjyqtarja thotë se kishte në dorë një dosje për trafik droge, ku bëhej fjalë për 8 ton në kalimin e të cilave akuzoi se ishte i përfshirë një drejtor Kufiri. Margjeka tha se për këtë dosje u lanë në detyrim paraqitje 25 policë, dhe drejtori i Kufirit, i cili sipsa saj fuste drogën. "U bë paralel. Neni 58 thotë pushohet çështja. Ku do e çoni këtë vend. E kuptova që kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit. Ishin detyrim paraqitje 25 policë sepse Drejtori i Kufirit futi drogën. Turp të keni, mafiozë kriminalë. Shtet i korruptuar. E kam fëmijën me psikolog sot", tha ajo.

Në krah të saj, avokati i gjyqtares Margjeka, Genc Gjokutaj, u shpreh se vendimi i sotëm ishte absurd. Ai i bën thirrje politikës shqiptare që të vendosë në funksion menjëherë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese në mënyrë që të bëjnë rekurs lidhur me çështjen e gjyqtares. 

"Nuk është rebelim. Gjendja e gjyqtares Margjeka është rrjedhojë logjike e një absurdi që ndodhi ditën e sotme në Gjykatën e Apelit e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Gjykatat nuk po gjykojnë më. Unë i bëj thirrje politikës të instituojë menjëherë gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese sipas ligjit që njerëzit të kërkojnë dhe të marrin drejtësinë e mohuar. Ky është një rast i paprecedent kur një gjyqtar burgoset familjarisht pa çerek prove. Dhe rekursi që ne do të bëjmë në Gjykatë të Lartë, ne si avokatë nuk dimë të themi se në çfarë afatesh do të gjykohet. Ju e dini që gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë të zhbëra" - shtoi Gjokutaj.

Edhe në fillim të seancës gjyqtarja i ka mohuar akuzat, ndërsa kërkoi që në sallë të jetë e pranishme edhe media, por kjo gjë nuk është pranuar nga prokuroria dhe më pas është rrëzuar edhe nga gjykata, duke e argumentuar këtë vendim me ruajtjen e sekretit hetimor.

Masa e sigurisë arrest shtëpie bashke me gjyqtaren është dhënë edhe për avokatin Skënder Demiraj, ndërsa në masën arrest me burg është lënë bashkëshorti i gjyqtares Arben Cara që ka luajtur rolin e sekserit apo marrësit të parave si dhe dy të rinjtë Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla. Nejton Bali rezulton se është i afërmi i personit që iu ndryshua masa e sigurisë përkatësisht Orion Bali për të cilin gjykata e Pogradecit kishte caktuar arrest me burg dhe apeli i Korçës me vendimin e Margjekës e ka lënë në liri kundrejt garancisë pasurore prej 500 000 lekësh.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
Margjeka akuza të forta: Kisha në dorë dosjen e trafikut të 8 ton drogë, e futi drejtori i Kufirit

Gjyqtarja Mimoza Margjeka e ka lidhur çështjen e saj dhe vendimin arresht shtëpie ndaj saj për akuzat e korrupsionit edhe me një tjetër dosje që kishte në dorë.

Përveç mandatit të kryebashkiakes Valbona Sako së Durrësit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, ajo thotë se kishte në dorë një dosje për trafik droge, ku bëhej fjalë për 8 ton drogë ku ishte i përfshirë një drejtor Kufiri.

Margjeka tha se kishte në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit ku u lanë në detyrim paraqitje 25 policë, dhe drejtori i Kufirit bënte drogën.

"U bë paralel. Neni 58 thotë pushohet çështja. Ku do e çoni këtë vend. E kuptova që kisha në dorë dosjen e Gjirit të Lalëzit. Ishin detyrim paraqitje 25 policë sepse Drejtori i Kufirit futi drogën. Turp të keni, mafiozë kriminalë. Shtet i korruptuar. E kam fëmijën me psikolog sot", tha Margjeka.

Ora 11:47
Avokati i Margjekës: Vendim absurd! I bëj thirrje politikës që të bëjnë funksionale Gjykatën e lartë dhe atë Kushtetuese (VIDEO)

Avokati i gjyqtares Margjeka, Genc Gjokutaj në një deklaratë për mediat u shpreh se vendimi i sotëm ishte absurd. Ai i bën thirrje politikës shqiptare që të vendosë në funksion menjëherë Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese në mënyrë që të bëjnë rekurs lidhur me çështjen e gjyqtares.

"Nuk është rebelim. Gjendja e gjyqtares Margjeka është rrjedhojë logjike e një absurdi që ndodhi ditën e sotme në Gjykatën e Apelit e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Gjykatat nuk po gjykojnë më. Unë i bëj thirrje politikës të instituojë menjëherë gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese sipas ligjit që njerëzit të kërkojnë dhe të marrin drejtësinë e mohuar. Ky është një rast i paprecedent kur një gjyqtar burgoset familjarisht pa çerek prove. Dhe rekursi që ne do të bëjmë në Gjykatë të Lartë, ne si avokatë nuk dimë të themi se në çfarë afatesh do të gjykohet. Ju e dini që gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese janë të zhbëra" - tha Gjokutaj.

Ora 11:39
Margjeka nuk "mbahet" pas seancës: Le të shfaroset familja ime, mandatin s'ia dhashë se nuk e meritonte! Përplasja me policët: Mos më prek zonjë se do të plas andej (VIDEO)

Me tone të ashpra ka "shpërthyer" gjyqtarja Mimoza Margjeka në dalje të seancës pasi u la në fuqi masa arrest shtëpie për të dhe masa arrest me burg për bashkëshortin e saj Arben Cara, të akuzuar për korrupsion. 

Në dalje të seancës ajo është përplasur me policët të cilët nuk e kanë lejuar që të flasë. Margjeka thotë se gjithçka është politike për për zgjedhjet e 30 qershorit, pasi i refuzoi mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit.

"Është gjithçka e përgatitur. Ky shtet nuk bëhet më. Guxoni t'i dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është fut në burg vetëm ata që i kanë dalë në ballë shtetit. Mos më prek, mos më shty. (perplaset me policet).

Mos më kap mor, ik ore andej, ska asnjë provë kërkova median në proces nuk u lejuan. Gjyqtarët janë të frikësuar kanë hall vetingun. Mos  më prek moj më lër të flas ( bërtet).

Klodi të lutem se ty të besoj merre dosjen dhe shikoje nuk ka asnjë provë e kanë bërë gjyqin të fshehtë dhe me frikë sepse dola përballë me një vendim të drejtë . E kam bërë për njerëzit, vendimin e Gjykatës Durrës.

Prit të sqaroj gazetarët. Më leni të flas mor,  ça është fjala, ça keni more. Mos më prek zonjë se do të plas andej.

Është bërë sepse nuk i dhashë mandatin. Le të shfaroset familja ime le të shkatërrohet nuk e kam dhënë mandatin sepse nuk e meritonin", tha ajo.

Ora 11:37
GjKKO lë në fuqi vendimin arrest shtëpie për gjyqtaren Mimoza Margjeka

GjKKO ka lënë në fuqi vendimin për gjyqtaren Mimoza Margjeka për arrest shtëpie.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alfred: 02/10/2020 08:25

    Po cke mi zonje me drejtorin e policise qe qenka i korruptuar,po ti behu pentito dhe na trego se sa leke marrin koleget e tu gjyqtare.

    Përgjigju
  • Bani: 01/10/2020 17:49

    Kjo plehre e qelbur do varur aty ne gjykate bashke me te gjithe maloket e tjere qe u bene gjykates me 6 myaj kurs plepash....

    Përgjigju
  • Familjari: 01/10/2020 17:23

    Si te duket kur e provon ne ne lekuren tende arrogancen e pelerinave te zeza. Ti flet per dosje policesh te shkrete por nuk e din cpo heqin dita dites ata vete dhe familjet e tyre per te siguruar buken e gojes pasi i hodhen ne rruge. Une jam nje familjare dhe e shoh njeriun tim te shuhet dita dites. A ekziston prezumimi i pafajesise. Si mund te perdoren si lecka jetet e tyre sepse nuk ka dikush qe ti mbroje apo degjoje fjalen e tyre qe prej 4 vjetesh proces gjyqesor. Dhimbja qenka e madhe por me madhe eshte kur ku familjar i imi eshte braktisur nga te gjithe por edhe nga organi ku ai punoi mbi 20 vjet turp te kene dhe ne nje pike bashkohemi bashke ky shtet nuk behet me per sa kohe e thoni ju pushteti i trete mbi te gjihe pushtetet e tjera.

    Përgjigju
  • gazetari: 01/10/2020 16:31

    mesa pyeta kjo ceshtja e ketyre policave dhe doganiereve ska mbaruar akoma prandaj keshilloj edhe koleget e tjere perfshire edhe klodin ta ndjekim nga afer gjithmon nese lejohen mediat ne seance

    Përgjigju
  • asl: 01/10/2020 15:53

    keto(keta)shpellaret mendojne se kur jane ne nje post do jene perjete ne ate post.O dru me pre thirri rradakes cdo fenomen cdo njeri cdo pune e ka nje fillim dhe nje fund.Andej nga bjeshket nuk e di po gjithe keto vite ne qytet hapini pak syte tregohuni qe jeni njeri dhe jo shpellare.

    Përgjigju
  • eli: 01/10/2020 15:35

    Uupupu gfare gjykatese!Boo bo kush qenka avokati!!Yyyyt llume!

    Përgjigju
  • Viktimatedrejtësisësëplepave: 01/10/2020 14:40

    O hajdute me ju esht kollaj me ju bo llogarin. Sa gjygje ke bo,sa ke qit ka burgu,llogarit 3000€ per 1 vit ulje denimi pjestoi me 3 antar trrupe gjykuse ene ju del "pasuria " direkt. Hajt me tmira o plepaxhinjte e Sali Berishês që lat dhitë nëpër male e uzurput gjygjsorin e pronat në gjith Shqiprin

    Përgjigju
  • Tirona: 01/10/2020 14:25

    Nje keshile per kete gjyqtaren e korruptuar deri ne palce, ta mari situaten ne dore me qetesi , pa thirje histerike se dukesh sikur nuk po ngopesh me sex, pa ofenduar dhe pa shtyre uniformen e policise se mund te hapet nje akuze e re, pa i dhene dosjen asaj Klodit se Ajo nuk te ndihmon dot se do te ruaj by...en e saj se del hapur qe eshte ne mbeshtetje te te korruptuarve se deri tani kjo Klodi po na can trapin cdo dite duke fut hundet aty ku sduhen duke na bere rolin e hetuesit dhe te prokurorit,mbasi te kesh mbaruar pune me drejtesine duke bere burg,se nuk je e para qe burgoses prandaj mos ulerit , te te kene konfishkuar pasurite e vena me korrupsion duke shkelur ligjet , se nuk je e para qe konfiskohet pasuria dhe mbasi te kesh shlyer denimin do te dalesh e paster para shoqerise civile dhe ke te drejte te vazhdosh nje jete te thjeshte si gjithe familjet e thjeshta , nuk do ngelesh pa buke ,nje pastruese e cila eshte nje pune e ndershme do ta gjejsh nese nuk e gjen ketu ne Shqiperi, mer ate valixhe qe do te ngelet dhe shko ne emigrim se atje nuk ngelesh pa pune , nese do te keshe By...the mund te punosh 100 ore ne jave sic punojne "motrat " tuaja ne emigrim.

    Përgjigju
  • Arnaldo: 01/10/2020 14:19

    O ti te kalbesh ne burg... 30 vjet na i vodhe leket, tani qe te ra ne kurriz po te djeg... O u kalbsh ne qeli, nga hundet te dalshin leket qe ke vjedhur

    Përgjigju
  • Alfons: 01/10/2020 13:40

    Per ish drejtorin e kufirit boge bodini ka te drejte kjo ,pasi e din mire se i ka marre nga 100 deri ne 200 mije euro we te mos e fusi ne burg,dhe futen ne burg policet hallexhij dhe jo bogen me jul doracin qe e futen drogen ne traget,lind pyetja kush e pengoi zonjen keto 3/4 vjet qe te ndalonte dr e kufirit durres ????

    Përgjigju
  • kaltra: 01/10/2020 13:18

    Pu pu pu na la pa fjalë kjo gjyqtarja,nuk e kuptoj pse ulërin ashtu .Tani e kupton padrejtësinë e drejtësisë në Shqipëri ,tani që u prek vet...kushedi sa njerëzve hallexhinj ju ka ngrënë hakun.E zuri haka e atyre të shkretëve që nuk kishin ta paguanin "drejtësinë"e kësaj ulëritëses.

    Përgjigju
  • Robshi: 01/10/2020 13:09

    Keta komentuesit jane perfaqesuesit e popullit tone te virgjer si moralisht po kuptohet dhe fizikisht...qe jane te gatshem te te gjykojne nga kemba te koka nga femijeria deri ne pleqeri po qe kane vete nje problem kane alergji nga preresja e thonjve nga dushi dhe qe i vdes fare nga librat...a po kane dhe pak qef te ndertojne pa leje plot 700mije te tilla 1 ne 2 familje...tung finlandezet e mi te dashur kuq e zi...yytt

    Përgjigju
  • Arber: 01/10/2020 13:08

    Nuk je me kohen dhe momentin e duhur per te denoncuar afera korruptive ,qe per hir te se vertetes jane realitet i prekshem nga te gjithe Por e thena nga goja jote, sot diten kur ty te kane ngritur akuze koleget dhe po te gjykon perseri nje kolegu jot ,kjo tingellon qe ti po vetembrohesh ne menyren me te torpshme. Zonje ke pasur te gjithe komoditetin te beje publike aferat qe ke pare, degjuar e hasur gjate kerrieres tente . PERSE NUK E KE BERE , PERSE KE HESHTUR . Tani nuk ke me ze per te folur tani te duhet mbrojtja ligjore se te skaduar koha e denoncimeve .Po nje gje eshte e sigurt qe ti je si te gjitha ata gjyqtare e prokurore te korrutuar ,pjese e derjtesise qe nuk beri kure drejtesi por e shiti ate . Reagimi jot i nje shprehe humburi eshtye britme e deshperuar qe si ty jane te gjithe po perse une . E pra kjo deri diku mund te jete ceshtje radhe nga fillohet por fundi dihet , TE GJITHE TE KORRUPTUARIT SHPEJ A VONE KESHTU DO PERFUNDOJNE .Ti dhe shfaqja qe dhe sot thjesh ishte neveritese e pa denje per staturene nje gjyqtari dinjitoz.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 01/10/2020 13:02

    Ndoshta ju thoni vetingu vetingu po mua ky acarimi I kesaj gjyqtare me ka dhene shpresa se do fuksionoje.Pjesa me e bukur eshte kur thote "Mos me prek mor" po me te vertete askush nuk po e prekte

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 01/10/2020 12:51

    Po e defooj pak mbiemrin-moj margjek,mori malsori,gjithe paret na i more,moj margjek mori lopçare,tani nuk je me gjyqtare.

    Përgjigju
  • Fundi i funderrinave: 01/10/2020 12:45

    Ju erdhi fundi o funderrina te korruptuara o plerat e ktij vendi o simboli i llumit te shoqerise. Ju duheni varur per gjuhe ne mes te qytetit. Arrestin e shtepise e ke pak o pleher

    Përgjigju
  • Shoku: 01/10/2020 12:44

    Ky Gjokutaj ne cdo ceshtje korrupsioni eshte gjithmone aty si delenxhi avokat qe u kap i pire ne makine imagjino ca i bo ligjit, te bardhen e bo te zeze.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 01/10/2020 12:34

    Pse gerthet o pjelle e korrupsionit o mafie e drejtesise?

    Përgjigju
  • Xha sulua: 01/10/2020 12:20

    Jane zorraxhijt e lulit po pensionistet duhet te vdesin me 10000 lek pension edhe 40perqind eshte shume

    Përgjigju
  • Cadra pistolet: 01/10/2020 12:16

    Kot pëllet si *uçe. Populli e di se cfare keni bere gjithe keto vite. Ju gjykatesit e korruptuar e shkaterruat kete vend. Burgu eshte pak per ju. Terhiqeni zvare plehren !

    Përgjigju
  • Xha temja: 01/10/2020 12:03

    Sa vendime skandaloze e sa njerez ke marre ne qafe ti o funderrine. Ju ka zen tmerri tani qe po shkoni per dhjam njeri pas tjetrit, se kujtuat se do ishit zoter gjith jeten e sdo ju prekte kush phuuuuuuuuuu funderrine e korruptuar *uce qe leh se te iku thela nga goja phuuuuuuuuu fare e keqe

    Përgjigju
  • anna: 01/10/2020 11:50

    Bertit e ulurit moj zonje se mjaft ke luajtur dhe penalizuar te pafajshem per te mbuluat kriminelet ti dhe koleget tuaj.

    Përgjigju
  • ola: 01/10/2020 11:42

    JU PLERA DONI BURGUN PER JETE PER C KA I KENI BERE KETIJ POPULLI!!!

    Përgjigju
  • Mondi: 01/10/2020 11:33

    Ti jo gjyqtare por telendarja e lagjes do ta kishte zili

    Përgjigju
  • Medet: 01/10/2020 11:25

    Te hapur tja bejne gjyqin, ta degjojme se per cfare e akuzojne, per 6 mij euro apo per bashkine

    Përgjigju
  • ben: 01/10/2020 10:58

    O none cfare gjyqtarje.Kam kater diploma thote malokja.Kamarieri qe kam tek lagjia ka 5 diploma,kepucari ka 3,ndersa njeri qe eshte i papune ka 7 diploma.Diplomat tek ne jane si gazeta,cdo njeri mund ti blente,por kjo gjyqtarja shume e zonja,punonte gjyqtare shkonte ne shkolle,bente femije dhe merrte diploma.Vetem ne Shqiperi ndodhin keto diplomime keshtu.

    Përgjigju
    • UKU MOMLIT: 01/10/2020 13:54

      O Ben,po he o burri dheut edhe ti sa i ashper dhe antifemer je. Behu pak me human e me dashamires me kete "fisniken" kushedi sa breza...I dhemb zemra te shkretes pandaj sillet si injorante....ju lutem perceptojeni kete "guximtare" bikinish politike si nje pisllek dhe mbetje organike te KLANSEKTIT PS,PD,LSI,se nuk ka patur ndonje post kushedi çfare,gjyqtare partie dhe ne mbrojtje te korrupsionit te partise,ska bere ndonje gje me te madhe se sali,fatosi,iliri,lulushbibilyshi apo mustaqet e meksit,se desh e harrova kontributin e pare te korrupsionit.....

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Bekim Balaj kërkon ndihmën e tifozëve: Me ta e përmbysim Egnatian

Bekim Balaj kërkon ndihmën e tifozëve: Me ta e përmbysim Egnatian