Akuzohet se dekonspiroi operacionet e OFL-së, shtyhet për nesër vendimi për Artan Shkëmbi, Avokati: Duam kohë të njihemi me dosjen

GJKKO ka shtyrë për nesër në orën 09:00 vendimin për Artan Shkëmbin, i cili u paraqit ditën e sotme për t'u njohur me masën e pezullimit të tij. Avokati i tij mbrojtës, Artan Broci ka kërkuar në seancë më shumë kohë që të njihet me dosjen.

"Klienti im do flas nesër pasi te njihemi me aktet. Nuk dimë asgjë sot gjykata na pranoi kërkesën të njihemi me aktet dhe shtyu seancën për nesër në orën 9:00. Jo nuk kam parë asgjë, sot kërkova mbrojtjen! do njihemi me aktet dhe do bëjmë mbrojtjen nesër.", tha avokati Broci

Artan Shkëmbi është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, pasi akuzohet se dekonspiroi operacionet e OFL-së dhe për korrupsion, ku pritej të njihej me pezullimin nga detyra dhe të merren në pyetje, por senaca u shty për ditën e enjte.

Javën e  kaluar u morr një vendim nga GJKKO me kërkesë të SPAK për të pezulluar Shkëmbin, ndërsa dy ditë më parë atij iu komunikua nga Ardi Veliu për të liruar zyrën dhe dorëzuar të gjitha dokumentet dhe madje edhe kompjuterin e tij personal. Ishin partnerët gjerman që përcollën informacion për Shkëmbin, që janë edhe suportuesit e parë të Task Forcës e më pas OFL-së. Mësohet se aktiviteti dekonspirues sipas gjermanëve ka zgjatur disa muaj.  

Report Tv ka mësuar se hetimet janë ndjekur me metoda speciale ndërsa pritet që në përfundim të tyre të vendoset edhe për fatin e Shkëmbit që me këto akuza rrezikon një përballje të fortë me ligjin. Ky është hetimi i parë në nivele të larta drejtuese në Policinë e Shtetit ndërsa më herët Artan Shkëmbi ka mbajtur edhe postin e kreut të strukturës “Forca e Ligjit” që u shkri për t’i hapur rrugë “OFL-së”.

OFL prej Janarit 2020 ka mbi 200 procedime të hapura mes tyre 80 kërkesa për sekuestrim pasurie, 9 për heqje sekuestro, 30 çështje për zgjatje të afateve të sekuestrove dhe 42 çështje për konfiskim pasurie ndaj personave të skeduar.

Në vend të Shkëmbit është komanduar Oficeri Hekuran Bregu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arber: 30/09/2020 12:40

    Ky qenka "fiks per OFL" , edhe avokatin ka e zgjedhur si festja kokes. Po ku i gjeni keta mor aman , keta do bejne shtet ?!. Ky nuk e ka mesuar akoma se po te flesh me qente gdhihesh me pleshta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?

Ylli Pata: Si do të shpërndahen pasuritë e sekuestruara zyrtarëve të lartë?