Siguroi targat për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata lë në burg Nikoll Sherrnikun! Dëshmon miku i tij: Më tha që i deshte për Ervis Martinajn

TIRANË- Një dëshmi e ardhur nga Gjermania ka nxjerrë në pah implikimin e 28-vjeçarit Nikoll Sherrniku, në ndihmën që u ka dhënë autorëve të masakrës në rrugën “Don Bosko” ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit të Fation Muratit, Mimoza Paja dhe u plagosën 6 persona të tjerë në mars të këtij viti. Prova e sjellë nga autoritetet gjermane, krijon dyshime të forta edhe për bashkëpunimin e ngushtë të Sherrnikut me biznesmenin Ervis Martinaj I denoncuar I zhdukur në gusht 2022.

Gjykata e Tiranës I njoftoi të dyshuarit masën “arrest me burg, pa afat” për akuzën e ndihmës ndaj autorëve të vrasjes në lokalin e Fatjon Muratit. sipas prokurorisë, Nikoll Sherrniku shkoi në Gjermani në vitin 2020 për të punuar në një servis makinash në pronësi të shqiptarit nga Kosova Gazmend Jakupi.

Megjithatë kohëzgjatja e qëndrimit të tij në Gjermani ishte vetëm vetëm 10 ditë, provuar kjo nga letërporositë nisura shtetit gjerman dhe verifikime në sistemit TIMS për hyrje-daljet në kufi. prokuroria thotë se qëndrimi 10 ditor i 28-vjeçarit përfundoi me vjedhjen e tri targave të automjeteve gjermane, të cilat i mori në servisin e Gazmend Jakupit. Implikimi i Nikoll Sherrnikut me ngjarjen e "Don Boskos", sipas organit të akuzës, provohet nga deklarimet e njërit prej shokëve me të cilët ndau punën për 10 ditë.

Referuar kësaj dëshmie tw ciilwn e ka siguruar gazetari i Report Tv Sokol Dema, ka qenë vetë Sherrniku, ai që I ka thënë kolegut të tij se targat që po merrte në Gjermani do t'ia dorëzonte në Shqipëri Ervis Martinajt, me të cilin kishte lidhje të ngushtë miqësore. Sipas prokurorisë, njëra prej tri targave që ai vodhi në servis, pikërisht “RE HX 112” u vendos në makinën e përdorur nga autorët e atentatit të 12 marsit, ngjarje ku Sherrniku akuzohet për veprën penale të sigurimit të kushteve për vrasje. ndërkohë në lidhje me dy target e tjera, nuk dihet ende nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, megjithatë, Nikol Sherrniku në sallën e gjyqit mohoi çdo përfshirje në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit në "Don Bosko", me argumentin se ka qenë i burgosur. Lidhja e të riut me grupin e Ervis Martinajt është e njohur për policinë edhe më parë pasi Sherrniku ka qenë me Brilant Martinajn në vrasjen e policit Xhulio Prela.

Vrasja në 'Don Bosko', nga sa është mësuar deri më tani është bërë në shenjë hakmarrjeje nga grupi i Ervis Martinaj ndaj Fatjon Muratit, pasi dyshohet e ky i fundit ka marrë pjesë në atentatin në Fushë Krujë në 2022, me 3 të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëriri i “bosit të lojërave të fatit”, i cili prej 9 gushtit rezulton i zhdukur. 

Mimoza Paja, 58-vjeç u vra nga breshëria e plumbave që persona ende të paidentifikuar hodhën në drejtim të lokalit të Fajton Muratit, një person i botës  së krimit, e ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre dhe 10-vjeçarja. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:58
Siguroi targat për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, zbardhet dëshmia e shokut të tij: Nikoll Sherrniku më tha se targat do ia jepte Ervis Martinajt

 

Gazetari Sokol Dema konfirmon se Nikoll Sherrniku shkoi në Gjermani në vitin 2020 për të punuar në një servis makinash në pronësi të shqiptarit nga Kosova Gazmend Jakupi, ku do të punonte për llogari të tij bashkë me disa miq të tij, të cilët kishin shkuar më herët për të punuar atje. Megjithatë kohëzgjatja e qëndrimit të tij në Gjermani ishte vetëm vetëm 10 ditë, provuar kjo nga letërporositë nisura shtetit gjerman dhe verifikimeve të sistemit TIMS. Qëndrimi 10 ditor i 28-vjeçarit përfundoi me vjedhjen e 3 targave të automjeteve gjermane, të cilat i mori në servisin e Gazmend Jakupit. Implikimi i Nikoll Sherrnikut me ngjarjen e "Don Boskos", sipas organit të akuzës, provohet nga deklarimet e njërit prej shokëve me të cilët ndau punën për 10 ditë.

Ka qenë vetë Sherrniku, ai i cili i ka thënë mikut të tij se targat do t'ia dorëzonte në Shqipëri Ervis Martinajt, me të cilin kishte lidhje të ngushtë miqësore. Një prej tri targave që ai vodhi në servis u përdor për kryerjen e atentatit të 12 marsit, arsye pse Sherrniku akuzohet për sigurimin e kushteve për vrasje. Nuk dihet ende nëse dy targat e tjera që ai solli nga Gjermania janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, e megjithatë, vetë ai në sallën e gjyqit mohoi çdo përfshirje të mundshme në atentatin në lokalin e Fatjon Muratit në "Don Bosko", me argumentin se ka qenë i burgosur.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ??si: 09/06/2023 12:45

    Si i bie tani qe eshte gjalle Ervis Martinaj?

    Përgjigju
    • Une: 09/06/2023 15:40

      Jo, nuk i bie te jete gjalle pasi kjo eshte bere ne 2020-en. Ai edhe mund te jete gjalle, ose me sakte eshte gjalle, derisa nuk ka asnje prove per te kunderten.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!