Akuzohet se rrëmbeu një 21-vjeçare dhe iku në Kosovë, arrestohet Sokol Lepuri në Suharekë! Ende i paqartë fati i vajzës, flasin familjarët

Alestina Gjoni

Në Kosovë është arrestuar sot Sokol Lepuri, i akuzar për rrëmbimin Alestina Gjonit në gusht të vitit 2019.  Ai akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje. Lajmi për arrestimin është dhënë sot nga Policia e Kosovës.

Babai i Alestina Gjonit pati bërë bëri denoncimin në korrik të vitit të kaluar dhe ngjarja është trajtuar edhe në "Pa Gjurmë" në Report Tv. Sokol Lepuri dhe Alestina Gjoni ishin një 1 vit të lidhur.

Report Tv është interesuar pranë policisë së Kosovës për fatin e vajzës së humbur dhe nuk ka marrë informacion për shkak se uniformat blu atje thonë se është pjesë e sekretit hetimor.

Ndërkohë që stafi i emisionit "Pa Gjurmë" ka folur sot edhe familjarët e 21-vjeçares. Ata kanë thënë se ende nuk kanë asnjë informacion për të.

"Për ne është e zhdukur", kanë thënë familjarët.  

Vajza është larguar me Sokol Lepurin, të dy nga Burreli në vitin 2019, me të cilin kishte nisur një lidhje dashurie 1 vit më parë. Ajo i'u kishte shprehur dëshirën familjarëve se donte të udhëtonte drejt Sarandës me Sokolin, ku do të punonte në një lokal.

Babai i Alestinës, Gjoni ka kërkuar informacion edhe nga familjarët e Sokolit, të cilët kanë pohuar se edhe ato nuk kanë asnjë informacion as për vendodhjen e djalit të tyre, Sokol Lepurin, prej gushtit të vitit të kaluar. Të shqetësuar familja e 21- vjeçares kanë bërë denoncim edhe në policinë e Klosit për shkak se ka kaluar afro 1 vit dhe ende nuk kanë patur asnjë kontakt me vajzën e tyre.

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 mbeten të larta! Çfarë masash duhen të marrin ekspertët?

Komento

Komente

  • Mahmut El Bin Qurrash: 20/01/2021 18:51

    Bajge qelbesire lepujsh! Futeni tani brenda se ja punojnë mirë rondelen të burgosurit.

    Përgjigju
  • ujku: 20/01/2021 18:09

    keta lepuj te tille duhet me jua shkaperdhy jeten e tyre.me i mar e ti varesh prej allatesh deri sa ti dali fryma se nuk e meritojne te jetojne.por dhe ai prind qe e di kush ja ka rrembyer vajzen mos e befte piken e hajrit qe e ka lene gjalle kete lepur

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

I zhduket burri, nusja braktis foshnjen 4-muajshe/Babai i të humburit: Kërcënoi se do të vriste vehten, erdhi krushku e mori