Akuzoi ish bashkëshortin për dhunë dhe kërcënim, Fjolla Morina ‘ndërron mendje’: Isha në gjendje të rënduar

Akuzoi ish bashkëshortin për dhunë dhe kërcënim, Fjolla Morina ‘ndërron mendje’: Isha në gjendje të rënduar

Fjolla dhe Fisniku

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina arriti të marrë shumë vëmendje pas deklaratës të pazakontë për ish bashkëshortin e saj Fisnik Syla.

Fjolla ka përmendur historinë e arrestimit të saj dhe eksperiencën në burg, duke shtuar emra personash të cilët sipas saj i kanë bërë keq dhe kanë dashur ta helmojnë atë dhe të bijen.

Fjolla ka folur rishatazi sërish për këtë ngjarje së cilës duket se i ka ndërruar version.

“Të them të drejtën, unë jam pak tip temperament, edhe kur njeriu ndoshta pak emocionet flasin në ato momente, normalisht kam qenë shumë e shqetësuar. Se pa qenë e shqetësuar, akush nuk e bën një video ashtu. Ka vite shumë që unë kam vuajtur nga kjo pjesë, normalisht është pak edhe prej gabimit tim, por është normale, ka ndodhur ajo gjë”, ka thënë Fjolla.

Ajo gjithashtu kishte thirrur një protestë në qendër të Prishtinës për të dhe vajzën e saj, protestë e cila dështoi pasi në të nuk u pa askush, madje as vetë Fjolla.

“Jo nuk kam dalë në protestë sepse kam qenë shumë e tensionuar dhe arsyeja pse nuk dola ishin disa miq, të cilët mu lutën. Sepse unë po të kisha dalë, do kisha dalë me kamer prej fillimit deri në fund të sheshit edhe do i kisha ftuar të gjitha gratë dhe do kishin dalë”, ka thënë këngëtarja.

Ajo bëri me dije se ka gjetur një partner të ri dhe është shumë e lumtur tashmë në krahët e tij.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët