Akuzat për përdorimin e helikopterëve të FA për fushatë zgjedhore/ Ministrja Xhaçka çon në Prokurori Gjunkshin, Vokshin dhe Strazimirin! PD i përgjigjet me tjetër padi

Helikopteri që PD pretendon se është përdorur nga Olta Xhaçka

Pas akuzave të ngritura PD për përdorimin e helikopterëve të Forcave të Armatosura për fushatë elektorale, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka i ka paditur në gjykatë për shpifje.

Ajo ka dorëzuar kërkesë padinë ndaj ish-deputetëve demokratë Xhemal Gjunkshi, Gent Strazimiri dhe Albana Vokshit.

Ditët e fundit Partia Demokratike ka publikuar një video të një helikopteri të Forcave të Armatosura me të cilën pretendon se e ka përdorur ministrja  Olta Xhaçka për të udhëtuar në Dibër për fushatë elektorale.

Kjo ka sjellë reagime të shumta nga ana e qeverisë. Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Petro Koçi thotë se helikopterët janë përdorur vetëm për çështje pune dhe jo për të shkuar me pushime siç përdoreshin në kohën e demokratëve.

Ndërkohë, PD ka vijuar akuzat përmes ish-deputetëve Albana Vokshit dhe Xhemal Gjunkshit. Ata pretendojnë se Xhaçka ka zhvilluar 22 udhëtime me këta helikopterë në Dibër duke harxhuar 100 mln lekë. Gjithashtu Vokshi publikoi dhe datat sipas së cilave janë zhvilluar këto udhëtime.

Por pas padisë së Xhaçkës, edhe PD ka vendosur t'i kthejë reston, duke iu përgjigjur me një tjetër padi. PD dorëzoi sot në SPAK kallëzimin penal kundër ministres së Mbrojtjes dhe autoriteteve ushtarake, me pretendimin se kanë manipuluar të dhënat për përdorimin e helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:27
PD i kthen 'reston' Xhaçkës, e padit në SPAK! Ish-deputetët: Shpërdoroi detyrën për qëllime elektorale! Ja sa vjet burg rrezikon ministrja

Partia Demokratike i kthen 'reston' ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, pasi kjo e fundit i ka paditur në gjykatë për shpifje, duke iu referuar këtu akuzave të opozitës për përdorimin e helikopterëve të Forcave të Armatosura për fushatë elektorale.

Edhe PD dorëzoi sot në SPAK kallëzimin penal kundër ministres së Mbrojtjes dhe autoriteteve ushtarake, me pretendimin se kanë manipuluar të dhënat për përdorimin e helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore të Partisë Socialiste.

 Në kallëzim, PD thotë se fluturimet dhe aktivitetet elektorale të PS në Dibër janë në të njëjtën ditë, dhe sipas saj ministrja ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe të përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore.

Për secilën nga shkeljet e ligjit, sipas PD, Kodi Penal parashikon përkatësisht deri në 7 dhe deri më 3 vjet burg.  Në kallëzimin penal, të dorëzuar nga përfaqësuesit e PD, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, jepen detaje sipas tyre, për shkeljen e ligjit nga ministrja e Mbrojtjes.

 “Në kohën që ministrja e Mbrojtjes, për pushtetin e Edi Ramës, abuzon me helikopterin, i cili kushton deri në 10 mijë euro për një udhëtim, nënat nuk ç’t’u japin fëmijëve për të ngrënë, nuk mundet t’i arsimojnë, mijëra prej tyre jetojnë akoma në çadra me kushte mizerabël, në varfëri ekstreme, nuk mund të përballojnë kurat dhe ilaçet, nuk mund të bëjnë një tampon. Janë me mijëra mësuese që rrezikojnë çdo orë, që shfrytëzohen si skllave, me dhjetëra orë të papaguara ne javë që nuk arrijne te paguajnë për ilaçet dhe kurat anticovid", u shpreh Albana Vokshi.

Përveç Ministres së Mbrojtjes, në kallëzim penal PD implikon edhe Komandantin e Forcave Ajrore.

“Partia Demokratike kreu detyrën e saj qytetare duke ia sjellë SPAK-ut të gjithë dokumentacionin që disponon së bashku me provat perkatëse duke i dhënë një mundësi për të treguar që nuk është e kapur nga qeveria, por është në shërbim të ligjit dhe të interesit publik”, u shpreh Gent Strazimiri.

Kallezimi i PD
E.M./Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    LSI prezanton programin elektoral të njëjtë me atë të vitit 2009 kur erdhi në pushtet. Ju krijon besim realizimi i tij?

Komento

Komente

  • tosi: 05/12/2020 05:42

    Po me kete matrapazin e ushtrise mburret pd ja . Ky xhemal gjunkshi qe per te futer emrin ne listen e misioneve paqeruajtese ushtareve tane u duhej te dorezonin tek sekseri 2500deri 3000euro. Legeni del dhe merret me ministren se paska udhetuar me helikopter. O hunderr po Jozi kur ishte ne krye te kuvendit nga 365 dite te vitit 186 dite ishte ne avion, dhe harxhonte 1.2 milion euro bileta avioni, hotele dhe ushqim ne vit.fol nje fjale dhe per kete o Gjunksh sa si barishte xunkthi je o hunderr.

    Përgjigju
  • liku: 04/12/2020 17:14

    Shume mire qe e ka cuar ne gjykate, por c'far do beje gjykata do mbylli ceshtjen

    Përgjigju
  • Jeton Fadil kallojer Gjoleka: 04/12/2020 16:52

    Kjo Albana Vokshi gruaja me fytyr burri të shëmtuar është kryehajdutja e pd. Me gjith ktë hajdutin gjunkshin. E kan dal hajdutë për me na spjegu si bohet shteti i vërtet. Siç e bon kta : bon 97,bon piramidat që lekët i vodhi Genc hunderr Ruli bon Gërdecin vran sa deshën e lekët i vodhën shkërdhen sy peshkaqeni e jevgjit Fatmir Mediu, vran njerëz të pa fajshëm në 21 Janar. E kto lloi monstrash flasin për shtetin e të vërtetës. O çfar kataszrofe është kjo partia e ish sekretarit të partis së punës Salheut.

    Përgjigju
  • tosi: 04/12/2020 15:39

    Ky Xhemal Gjunkshi eshte akuzuar rende nga koleget se merte ryshfet 3000 euro per te futur nje ushatarak ne listen e misionit te jashtem, kur ishte shef shtabi, ka surrat ky legeni i sales dhe Strazua me patllake qe terrorizoi banoret tek parku i femijeve

    Përgjigju
    • Besi: 04/12/2020 16:05

      Nuk merrte rryshfet, vinte shumen per ti futur ne lista. Sa per Strazimirin nuk ja vlen ta marresh ne kondiderate se as partia vete se konsideron per gje. Po patllake nuk kishte jo vetem kellef se patllakja do me shume kellqe se llafi

  • Pelioni: 04/12/2020 14:54

    Z.xhacka përshëndet çuarjen e çështjes në gjykatë,por kërko me insistim,zbardhjen e plotë të çështjes nga drejtësia,aman se u lodhem me shpifje monstrash,që për një ushtar në Afganistan,tarifën minimale e kishin 2000 euro,apo jo z.gjunkshi.

    Përgjigju
  • MIRDITOR: 04/12/2020 14:23

    POLITIKANET SHQIPTAR DIHET ME I PUSHKATU NE SHESH

    Përgjigju
  • redi: 04/12/2020 14:18

    Rruga ligjore ,eshte rruga me e drejte dhe me demokratike

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Momentumi i Albin Kurtit