Alain Giresse: Kosova do fitoren me Andorrën, në Izrael rezultat i mirë

Alain Giresse: Kosova do fitoren me Andorrën, në Izrael rezultat i mirë

Alain Giresse, trajneri i Kosovës

Kosova dhe Andorra luajnë nesër në 20:45 në "Fadil Vokrri" për ndeshjet e dyta kualifikuese në Europianin 2024. Pas barazimit 1-1 në transfertën izraelite, Dardanët kërkojnë tri pikë kundër një kundërshtari të lehtë në letër. Përpara medieve, trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka kërkuar pikët e plota.

“Vijmë nga një rezultat pozitiv dhe do tentojmë që ta mbajmë këtë ecuri pozitive edhe ndaj Andorës. Rezultatin me Izraelin mund ta quaj pozitiv edhe pse mund të kishim marrë edhe fitore. Ekipi bëri një paraqitje të mirë. Formacionin nuk mund ta tregoj, pasi nuk dua që kundërshtari ta marrë vesh kurrsesi sesi do luajmë. Nuk do ta zbuloj kush do të luajë, madje as lojtarët nuk e dinë. Pjesën e parë e kemi nisur me vetëm një mesfushor qendror më konkretisht me Dresevic dhe kjo ka prishur pak punë, ndryshe nga pjesa e dytë, kur kemi pasur dy mesfushor qendrorë. Nuk duhet neglizhuar Andora dhe nuk duhet konsideruar e dobët. Ka pak rëndësi kë kemi përballë, i rëndësishëm është kompeticioni në të cilin luajmë, ndaj duhet treguar seriozitet", tha Giresse mes të tjerash.

Pas ndeshjeve të para në grup, Kosova me një pikë mban vendin e tretë, teksa Andorra ka zero pikë pas ndeshjes së parë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë