Alarm fals në rrjetet sociale për çarjen e një pallati në Tiranë, banorët për Report Tv: Nuk ka asnjë rrezik

TIRANE-Një alarm fals në rrjetet sociale se një pallat 12-katësh te Rruga e Kavajës është çarë si pasojë e tërmetit ka nxjerrë të gjithë banorët jashtë në rrugë për disa orë. Report TV ishte pranë banorëve të këtij pallati duke u interesuar për gjendjen e tyre dhe situatën.

Në prononcimet e tyre për gazetaren e Report Tv Ledina Jakimi, banorët u shprehën se alarmi që është dhënë nuk ka qenë i vërtetë, pasi pallati ka pësuar plasaritje të vogla në mure nga tërmeti, por nuk rrezikon që të shembet. Gjithashtu ata u shprehën se pallati është kontrolluar edhe nga inxhinierët dhe nuk rrezikon shembjen.

"Kolonat nuk kanë plasaritje, por vetëm muret të vogla dhe nuk rrezikojnë shembjen. Specialistët kanë verifikuar pallatin dhe nuk rrezikon shembjen" tha njëri prej tyre. Ndërsa një tjetër theksoi se "Unë banoj këtu, kam qëndruar gjithë ditën këtu, e mora vesh kam dy orë nuk e dimë se kush ishte ai që dha alarmin.

Por banorët janë brenda, situata tani është normale" tha ai.  

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë