Ora e Apokalipsit, 100 sekonda deri në 'fundin e botës'. Shkencëtarët: faji, armët bërthamore dhe ndryshimi i klimës

Shkencëtarët bërthamorë që mirëmbajnë ‘Orën e Apokalipsit’, kanë spostuar akrepat e orës metaforike, që mat rrezikun e një fundi hipotetik të botës, me 20 sekonda përpara, në vetëm 100 sekonda nga mesnata.

Buletini i shkencëtarëve bërthamor, i cili merr në konsideratë një tërësi kërcënimesh që i kanosen botës ka ngritur alarmin.

Nga ‘goditja’ e mesnatës fatale, mungojnë 100 sekonda. Asnjëherë kaq pak.

‘Duhet të zgjohemi’.

"Duhet të zgjohemi, planeti ynë është i kërcënuar me zhdukje", dha alarmin Presidentja dhe Drejtoresha e Buletinit të Shkencëtarëve Atomikë, Rachel Bronson.

Të pranishëm në konferencën për shtyp në Uashington, ishte ndër të tjerë dhe ish Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Ban Ki-Moon.

Ngjarjet ‘Apokaliptike’

Sipas "Buletinit të Shkencëtarëve Atomikë" , i cili nxjerr në pah rreziqet e paraqitura nga armët bërthamore, teknologjitë shkatërruese dhe ndryshimi i klimës, tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga traktati bërthamor dhe tensionet amerikane me Iranin dhe Korenë e Veriut konsiderohen ngjarjet më të rrezikshme të krahasuara me fundin e botës.

I.C./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se forcat politike do arrijnë marrëveshje për çështjen e listave?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Shtyhet për në orën 13:00 seanca për Fjolla Morinën/ Prokuroria kërkon 'arrest shtëpie' dhe garanci pasurore 5 mln lekë: Ekoja s'mjafton të vërtetohet shtatzënia