Alarm për sulm terrorist para Bayern Munich - Dortmund, shtohet siguria në stadium! Kërcënimet nga grupi që kreu masakrën në Moskë
Pamje jashtë 'Allianz Arena'
Në orën 18:30 (30 mars) në Munich zhvillohet derbi i futbollit mes Bayern dhe Dortmund. "Klasikja" e futbollit gjerman këtë herë është përfshirë nga ankthi për sulme terroriste.
Bild dhe DW bëjnë me dije se grupi terrorist ISIS-K, degë e të quajturit "Shteti Islamik" me bazë në Afganistan kanë publikuar imazhe të tifozëve pikërisht para ndeshjes me një shenjë të kuqe, çka ka alrmuar autoritetet, që kanë shtuar numrin e policëve në terren dhe si inteligjencën.
I njëjti grup terrorist mori përgjegjësinë për masakrën e fundjavës së kaluar në një sallë muzikore jashtë Moskës. Një zëdhënës i departamentit të policisë së Mynihut tha për agjencinë gjermane të lajmeve 'DPA' se ata e vlerësuan intensivisht foton të premten mbrëma së bashku me departamentin rajonal të hetimit penal dhe arritën në përfundimin se nuk kishte prova konkrete të rrezikut.
Për një ndeshje të kësaj rëndësie, normalisht do të vendoseshin 300 deri në 500 persona. “Tani po e rrisim këtë numër”, tha zëdhënësi i policisë.
Ndeshjet mes Bayern dhe Dortmund njihen si 'Der Klassiker' për shkak të rivalitetit të tyre të gjatë për sukses në futbollin gjerman.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.8%
-
Jo
19.3%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 2238
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland
18 Maj, 12:35
-
Thomas Tuchel refuzon qëndrimin te Bayern Munich! Emergjencë për një trajner
17 Maj, 15:39
-
Finalja e Champions League, tifozët e Dortmund duan 400 mijë bileta
16 Maj, 20:41
-
Euro 2024/ Gjermania publikon listën, Nagelsmann 'asist' Shqipërisë! Mungon talenti kuqezi
16 Maj, 16:55
-
Politikani gjerman shfaqet duke lëpirë tualetet publike, video bëhet virale
16 Maj, 16:08
-
Heroi i Dortmund mbetet jashtë Euro 2024, Gjermania s'e fton në ekip
14 Maj, 22:03
-
Gjermani, kufizime ndihmës financiare për azilkërkuesit
13 Maj, 17:34
-
Anketa/ Ankohen bizneset gjermane në Shqipëri: S’ka punonjës të kualifikuar, rritja e pagave sfidë për sipërmarrjet
13 Maj, 17:19
-
Vuçiç bisedon me Scholzin për Asociacionin
13 Maj, 10:49
-
Rrjetet islamiste në Gjermani: Kush janë "Muslim Interaktiv"
13 Maj, 08:50
-
Bundesliga/ Leverkusen 'shuplakë' Bochum, e çon në 50 numrin e ndeshjeve pa humbje! Fitojnë Bayern dhe Hoffenheim
12 Maj, 21:39
-
VIDEO/ Për herë të parë në histori, Holstein Kiel ngjitet në Bundesligë! Tifozët futen në fushë, në elitë edhe St. Pauli
12 Maj, 17:48